• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Një mur që bën dëm’ / “Gazzetta Dello Sport” elozhe mbrojtësit të Kombëtares: Kumbulla është një prej emrave më të rëndësishëm te Verona

by Java News
08/10/2019 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quhet Marash Kumbulla, është vetëm 19 vjeç, por në Itali ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij, aq sa e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ i ka dedikuar edhe një artikull të tërë teksa e ka përkufizuar atë si ‘një mur që bën dëm’.

I lindur në vitin 2000 në Peschiera nga prindër shqiptaë, Kumbulla është në një prej emrave më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm te kjo skuadër që është e dyta në Serinë A me mbrojtjen më të mirë pas Interit.

Verona ka pësuar vetëm 5 gola në 7 ndeshje dhe Kumbulla ka spikatur përkrah edhe lojtarëve të tjerë si Rrahmani dhe Gunter. Por ajo që vecon ‘Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare është rekordi i vendosur prej tij në futbollin italian.

Në fundjavë, Kumbulla shënoi golin e tij të parë në Serinë A në sfidën ndaj Sampdorias duke hyrë në historinë e këtij kampionati duke u bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që gjen golin në Serinë A. Por jo vetëm kaq, kumbulla u bë edhe mbrojtësi i parë i lindur në vitin 2000 që shënon gol në të 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës.

Marash Kumbulla që ka nënshtetësinë e dyfishtë, është krijuar në akademinë e Veronës dhe vitin e kaluar bëri debutimin me ekipin e parë në Serinë B, ndërkohë që këtë vit vendosi rekordin e papritur. Dhe me shumë të drejtë, Edy Reja e ka grumbulluar në kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 duke mos i kursyer aspak vlerësimet për këtë futbollist.

g.kosovari

Next Post
4 plumba në kokë/ Flet gruaja e Eri Zefit: O Zot thoshte s’e mendoj ta lë djalin pa baba, gjakmarrja mori një të pafajshëm

4 plumba në kokë/ Flet gruaja e Eri Zefit: O Zot thoshte s'e mendoj ta lë djalin pa baba, gjakmarrja mori një të pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

June 22, 2026
Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

June 22, 2026
Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

June 22, 2026
KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

June 22, 2026
AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

June 22, 2026
Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

June 22, 2026
Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

June 22, 2026
Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

June 22, 2026
Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In