• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

by A. Q
19/08/2026 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzaktësisht përpara 1 muaji, në 19 korrik, Spanja u shpall kampione e botës për herë të dytë në historinë e saj në futboll.

Nën drejtimin e Luis De La Fuente, La Roja iu imponua me autoritet në finale Argjentinës duke e mundur 1-0 në kohën shtesë ( 120 minuta).

Disa orë pas finales, lindën teoritë konspirative rreth kësaj finaleje duke lënë të nënkuptohet ndër të tjerat se futbollistët e skuadrës Albiceleste e dorëzuan finalen. Tani një muaj më vonë, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia doli me një komunikatë në rrjetet sociale duke dënuar me forcë këto teori.

‘Një muaj me gënjeshtra dhe një fushatë e mjerueshme për të krijuar idenë se kjo Kombëtare ishte dorëzuar-shkruan Claudio Tapia në komunikatën e tij-nuk duhet që të lejohet të gënjehet, të sajohet një histori, të ushqehen dyshimet prej ditësh dhe kur koha tregon se gjithçka ishte tym, të fshihet dhe të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë’.

Komunikata e kreut të Federatës Argjentinase të futbollit ishte shumë e ashpër edhe në vijim të saj.

‘Ndërsa futbollistët tanë dhanë gjithçka në fushën e lojës, kishte nga ata që jashtë saj shpërndanin urrejtje, kërkonin të shkatërronin imazhin e një kombëtareje që fitoi respektin e miliona njerëzve. Nuk do të mund ta fshijnë atë që bënë, nga trajtimi si tradhtarë të futbollistëve të kombëtares, nuk ka kthim pas’, shton Tapia, që nuk e la me kaq teksa kërkoi me forcë që të kërkohet ndjesë ndaj skuadrës Albiceleste.

‘Kur akuzohen, gënjehet dhe lëndohen publikisht ata që dhanë gjithçka për këtë fanellë, të kërkosh falje nuk është një favor. Është një detyrim, ata që dhanë shpirtin nuk kanë pse të japin shpjegime, ata që gënjyen po’, thekson ai.

Next Post
E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In