• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një muaj më parë iu bë atentat biznesmenit Lulëzim Masha, policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

by
18/02/2022 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj pas atentatit ndaj biznesmenit Lulëzim Masha, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi në drejtim të pronarit të shkollës “Wilson”, Lulëzim Masha, në datën 18 janar në afërsi të Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë kryer disa kontrolle por ai nuk është gjetur. Identifikimi i tij u bë në sajë të disa kamerave sigurie, por edhe të dëshmisë së vetë biznesmenit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për konflikte banale.

Si ndodhi ngjarja?

63-vjeçarit Lulëzim Masha iu bë atentat më 18 janar teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, ku në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete. Agresori nuk mundi t’a kapte, ndërsa u largua menjëherë nga vendi ngjarjes.

Administratori i shkollës “Ëilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial. Në afërsi të nënkalimit të Liqenit të Thatë u qëllua me tre plumba. Dy prej plumbave e kapën në makinën e 63-vjeçarit. Autori u largua u largua në këmbë.

Dëshmia e Lulëzim Mashës

I marrë në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte në ambientet e shkollës “Ëilson” ku ai vetë administron.

Sipas tij, nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pasi për shkak të mungesës së konflikteve, nuk e ka konsideruar si ndonjë problem. Masha ka dhënë detaje të pamjes së të riut para grupit hetimor, ndërsa sipas tij personi që ka qëlluar kur ai ishte në lëvizje me makinën e tij, kishte ngjashmëri me atë që e ka vëzhguar tek shkolla.

Një person me mjekër rreth të 30-ave, pak esmer dhe me kapele, ka dëshmuar Lulëzim Masha. Më herët është marrë në pyetje është edhe i vëllai, Fatmir Masha, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Hetuesit kishin dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, por kjo pistë është përjashtuar.

/b.h

Next Post
FOTOT/ “Pyesni vajzat çfarë u pëlqen tek unë!”/ Jeta luksoze e “bossit” shqiptar të kazinove që u kap nga EUROPOL, rrëfimi i tij

FOTOT/ "Pyesni vajzat çfarë u pëlqen tek unë!"/ Jeta luksoze e “bossit” shqiptar të kazinove që u kap nga EUROPOL, rrëfimi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com