• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një muaj më parë i vranë babanë, sot u kap me armë e mijëra euro. Kush është Andrea Bode që fshihej në Memaliaj

by A R
28/08/2024 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia njoftoi ditën e sotme se ka vënë në pranga tre persona në Memaliaj. Ata janë Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, Julian Kalemi se ka strehuar Boden dhe Andrea Kalemi sepse u kap me arsenal armësh. Emrat e Bodes dhe Kalemit janë të lidhura ngushtë me sagën e vrasjeve në Memaliaj ku deri tani janë ekzekutuar 5 persona.

Në Korrik të këtij viti, Andrea Kalemit i vranë babain Shyqyri Kalemin. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 3 të Memaliajt në një lokal. Viktimë në këtë ngjarje mbetën edhe Marsel Çela (klient i rastësishëm) dhe Gledio Muka, kamarier në lokalin ku ndodhi atentati.

Gjithçka dyshohet se ndodhi për hakmarrje, pikërisht ndaj Andrea Kalemit, i njohur edhe si Adriatik Kalemi. Këtij të fundit i janë bërë disa herë atentat, por ka mundur të shpëtojë. Në Qershor të vitit 2022 atij iu vra kushëriri Aleksandër Sadikaj, në një atentat me shpërthim tritoli në makinë.

6 muaj më vonë në Dhjetor u vra Edmond Papa. Për rastin u vendos në pranga Albano Velo, shok i Kalemit dhe Andrew Bode u shpall në kërkim (për t’u arrestuar këtë të mërkurë). Ata dyshohet se e kryen vrasjen në shenjë hakmarrjeje për mikun e tyre, Aleksandër Sadikajn. Për ngjarjen u hetua edhe Andrea Kalemi, por nuk u gjetën prova që e implikonin atë.

Edmond Papa

Mirëpo duket se Kalemin e kanë vendosur në shënjestër kundërshtarët pasi nga ky moment ndaj tij janë organizuar 2 atentate. Në Gusht të vitit të kaluar ai u qëllua në një ishull të Greqisë ku mbeti i plagosur. Pasi i shpëtoi këtij sulmi, 4 muaj më vonë, u tentua sërish të vritej. Kësaj here brenda ambienteve të një burgu u godit me thikë nga një egjiptian, por sërish mundi të mbijetojë.

1 muaj më pas, ekzekutimit i shpëtoi edhe vëllai i tij, Zamir Kalemi, ndaj të cilit u bë atentat me armë teksa lëvizte me makinë në Unazën e Madhe të Tiranës.

Në operacionin “Plani” të policisë të organizuar këtë të mërkurë, Andrea Kalemi u kap në Memaliaj me armë dhe shuma të mëdha parash.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë”, njoftoi policia.

/a.r

Next Post
Aktori nga Kosova, deklaratë përçarëse: Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ne se s’kanë Dua Lipën, Majlinda Kelmendin dhe Xherdan Shaqirin

Aktori nga Kosova, deklaratë përçarëse: Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ne se s'kanë Dua Lipën, Majlinda Kelmendin dhe Xherdan Shaqirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com