DASHI: Ky do të jetë një muaj i fortë, pozitiv, luftarak, pikërisht siç ju pëlqen juve. Dielli, Jupiteri dhe Saturni kanë një ndikim pozitiv këtë verë dhe ja përse nuk duhet ta ktheni kokën pas në të shkuarën. Më të aftët kanë arritur të rimëkëmben nga zeroja. Po bini më shumë në sy profesionalisht këto kohë. Janë të favorizuar shumë studentët, pasi do të marrin lajme të reja pas një periudhe reflektimi. Pjesa e parë e gushtit do të jetë më e mirë, mjafton që ju të hidhni hapat e duhur.
Venusi do të jetë planet aleat vetëm gjatë gjysmës së parë të muajit, por kjo nuk do të thotë se më pas do të kaloni kriza. Për shkak të disa angazhimeve profesionale, do të lini gjithçka tjetër në plan të dytë. Saturni është një tjetër planet miqësor me ju, një ndihmë e madhe për të dhënë këshilla apo nëse doni të ligjëroni lidhjet tuaja. Brenda ambientit të punës mund të lindë një interes i veçantë. Në datat 19, 20, 25 dhe 26 do të jeni të tensionuar me personat e afërt që ju rrethojnë. Mos u kushtoni shumë rëndësi zënkave, përndryshe rrezikoni që ato të vazhdojnë edhe gjatë shtatorit.
E përsëris se gjysma e parë e muajit është më e favorshme, ndaj jua këshillojmë edhe për të bërë analiza apo kura të ndryshme qetësuese. Organizojini pushimet brenda datës 16 gusht, sepse ditët më pas do të jenë më konfliktuale. Data 18 do të karakterizohet nga nervozizmi. Kur doni shumë dikë, përpiqeni të jeni si mburojë për të duke mbajtur barrë edhe problemet e tij. Ju këshilloj që këtë muaj të mos mbani një barrë më të madhe nga ç’ju mbajnë shpatullat.
Në aspektin sentimental, gushti do të ketë gjëra interesante. Historitë e dashurisë që janë lënë pas dore, do t’i japin fund. Për disa do të jetë e vështirë të shkëputen, sidomos nëse janë të martuar. Keni vënë re një ndryshim te partneri ose edhe vetë ju ndiheni më të rritur në shumë aspekte. Ju këshillojmë që këto ndryshime t’i diskutoni, në të kundërt distancat mes jush do të shtohen. Reflektoni. Shumë probleme në çift kanë lindur edhe sepse shumë prej jush e kanë punën larg. Ndoshta edhe një i afërm që s’ka qenë mirë ka ndikuar në krijimin e kësaj largësie. Bëni maksimumin që të gjeni energjitë dhe forcën që gjërat të kthehen si më parë. Rastet e xhelozisë në çift do t’ju çojnë drejt një ndarjeje të sigurt.
Meqë Marsi dhe Venusi janë në shenjën tuaj, edhe rikuperimi psikofizik do të jetë i mirë, edhe pse nuk keni kapërcyer ende këtë nervozizmin që ju karakterizon kohët e fundit. Datat më të vështira do të jenë 7 dhe 8. Ditët e fundit të gushtit duhet t’i kaloni në qetësi, larg kaosit.
BINJAKËT: Gushti do të jetë një muaj plot gjallëri, sikurse muajt e fundit. Problemet në punë do të jenë të zgjidhshme. Nëse dikush ngatërrohet me ju në këtë periudhë, s’e ka mirë punën. Parashikohen ndryshime profesionale, sidomos në bashkëpunimet me kolegët apo partnerët. Shmangni debatet. Kjo periudhë konfirmimi dhe tensioni do të marrë fund shumë shpejt. Do të kaloni nga ato ditët që do të mendoni thjesht të zhdukeni dhe kaq. Mjafton të ruani ato që keni pa pretenduar shumë. Nuk do të ishte ide e keqe të prisni shtatorin për projekte të reja. Nëse keni firmosur një kontratë apo keni dhënë fjalën, ndoshta duhet ta mendoni për herë të dytë. Gushti do të sjellë edhe disa shqetësime fizike rreth datës 10.
Çiftet e konsoliduara nuk kanë përse të tremben, por historitë e dashurisë që janë krijuar si për shaka këto kohë, do të kenë probleme. Pasioni do të jetë më i ulët këta muaj. Tradhtitë do të paguhen shtrenjtë, pasi lidhjet paralele nuk do të jenë aspak të suksesshme. Gushti nuk dhuron emocione të mëdha për të vetmuarit. Për arsye nga më të ndryshme, brenda familjes do të ketë tensione. Tekefundit, dikush duhet të punojë më shumë për të bërë pushimet. Keni një dëshirë të madhe të hiqni qafe njerëzit e bezdisshëm që keni përreth, ja pse duhet të përfitoni nga Venusi dhe më datë 16 t’i përballoni.
Energjitë do t’ju bien pasi muaji do të jetë i lodhshëm. Më mirë mos u lodhni dy javët e para pasi Marsi dhe Venusi janë kundër. Java 9-15 gusht do të jetë shumë e tensionuar. Ju jeni shenja zodiakale e lëvizjes, pasi ju drejton Mërkuri, korrieri që gjithmonë nxitonte.
GAFORRJA: Është më mirë ta rrihni hekurin sa është i nxehtë, që do të thotë dy javët e para të muajit janë më të mirat. Gushti nuk do të jetë një muaj i qetë, pasi do të vini në zbatim të gjithë projektet që keni për vitin 2022. Ja përse është momenti të reflektoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Ditët fluturojnë nxitimthi. Nuk do të mungojë edhe një intervistë pune. Intuita nuk para ju gabon. Ditët në vijim janë interesante edhe për ata që nuk duan të jenë më pjesë e një situate që nuk ju dhuron më asnjë stimul. Kush nga ju nis një nismë të re, në vitin 2022 e pret suksesi. Shpenzimet e grumbulluara me kalimin e kohës janë të mëdha. Gushti s’është shumë fitimprurës për sa u përket të ardhurave.
Jupiteri s’është më aktiv në shenjën tuaj, ja përse të gjithë ata që duan t’i çojnë marrëdhëniet më tej apo t’i ligjërojnë, duhet të hidhen në veprim. Kush është me fat dhe ka partnerin e duhur në krah, është gati që tani të formojë një familje. Në datën 16 mund të lindë një debat i vogël me dikë që keni kundër. Në datat 18, 19, 25 dhe 26 do të mërziteni nëse gjërat s’shkojnë në drejtimin e duhur. Gushti është muaj intrigues për aventurat sentimentale. Vlerësojini me kujdes edhe miqësitë e reja, pasi Mërkuri ju vjen në shenjë pas datës 11.
Yjet dhurojnë plot energji, ja përse do të jeni protagonistë deri në fund të muajit. Kur gjithçka duket se është qetësi, pikërisht ju trazoni ujërat. Ditët e fundit të gushtit do të sjellin disa probleme ligjore, që do të ndikojnë edhe në gjendjen psikofizike.
LUANI: Mërkuri vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj. Kjo nuk është një periudhë kur të ardhurat do të vërshojnë lumë, por do të shlyeni ndonjë borxh të vogël të mbetur nga e shkuara. Ndryshimi nga vera e kaluar është i madh. Keni më shumë mundësi punësimi, projekte të reja ambicioze. Nëse keni nisur një punë të re, bëni çmos që të përshtateni sa më shpejt. Ju këshilloj që më mirë të prisni vjeshtën për lajmet apo konfirmimet që prisni. Të favorizuar janë ata që bëjnë punë krijuese, sidomos rreth datës 16. Do të vini re disa vonesa në aspektin profesional, ligjor apo edhe nëse keni një kompani tuajën. Këmbëngulni pak më shumë për të kapërcyer këto pengesa burokratike.
Zemra juaj është plot emocione që prej muajit të kaluar. Madje, edhe çiftet që kanë pasur disi probleme, do ta gjejnë veten duke bashkëpunuar shumë mirë. Në datat 14, 15 dhe 21 do të ndiheni disi nervozë për shkak të vonesave që karakterizojnë këtë muaj. Lidhjet e krijuara këtë muaj do të jenë premtuese. Brenda në familje do të bëni disa debate në lidhje me pagesën e një qiraje apo të një restaurimi. Ekziston mundësia të humbni disa para nëse nuk gjeni njerëz të besueshëm. Komunikoni më së miri me të lindurit e shenjës së Peshores dhe të Dashit. Ky është një moment force për ata që kërkojnë dashurinë. Pasioni kthehet në fund të gushtit falë një takimi që nuk do të jetë aspak i rastësishëm.
Jupiteri dhe Saturni janë ende kundra shenjës suaj, ja përse do të përballeni me disa problematika dhe me lodhje. Këtë periudhë jepuni hapësirë projekteve që ju dhurojnë qetësi.
VIRGJËRESHA: Ky është një muaj kreativ dhe produktiv, ja përse të gjithë ju nuk do të jeni me pushime. Madje e kundërta, tri javët e para do të bëni një marrëveshje shumë të mirë ose do të nisni një punë të re, që do t’ju sjellë të ardhura. Nisni të mendoni për perspektivën gjatë vjeshtës. E ardhmja që ju pret është e qetë dhe optimiste. Të gjithë profesionistët janë në një periudhë rritjeje. Studentët janë shumë të favorizuar, teksa data 23 mund të sjellë lajme të mira pune. Problemet për blerjen e një shtëpie apo të një prone do të finalizohen me lajme të mira. Menjëherë pasi Mërkuri hyn në shenjën tuaj më datë 11, nuk do të mungojë instinkti dhe propozimet e mira. Bashkëpunimet në skuadër janë të favorizuara.
Ky do të jetë një muaj i mbarë për martesat dhe bashkëjetesat. Ndikimi i Venusit dhe Uranit në ditët e para të gushtit është shumë i rëndësishëm. Do ta keni të lehtë të gjeni një partner. Nëse sapo jeni ndarë, duhet kurajë, sidomos ju që jeni të ndrojtur. Java 9-15 do të jetë shumë interesante. Ju këshilloj t’i rezervoni pushimet dy javët e para të muajit. Këtë periudhë do të merrni frymë lirshëm, madje niveli emotiv është aq i lartë sa të ndiheni gati të hidhni një hap të madh në marrëdhëniet tuaja. Sinqeriteti juaj ju favorizon gjithmonë. Gushti sjell surpriza në dashuri.
Lodhjen e muajve të fundit do ta kaloni pikërisht këtë muaj. Problemet kalohen më mirë kur je dy vetë, ja përse është çasti i duhur për të vlerësuar atë çka keni në çift. Pas datës 11, Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe gjendja juaj psikofizike do të përmirësohet.
PESHORJA: Nuk keni kohë për pushime, pasi e keni mendjen vetëm te projektet e reja që duket se po nisin mbarë. Edhe pse në të kaluarën keni pasur vështirësi, të gjitha mund të kapërcehen. Ky do të jetë një muaj që do të lërë gjurmë pozitive. Do ta keni më të lehtë të krijoni kushtet e duhura për aktivitetin tuaj. Shkrimtarët dhe artistët do të jenë shumë krijues falë ardhjes së Venusit në shenjën tuaj në datën 16. Do të hidhni hapa të rëndësishëm deri në tetor. Nëse vitin e kaluar nuk arritët të firmosnit një marrëveshje apo keni pasur vonesa, intuita do t’ju tregojë se çfarë do të ndodhë. Dhjetë ditët e fundit të muajit janë të favorizuar studentët dhe bashkëpunimet e reja.
Venusi në shenjën tuaj do të sjellë plot lajme të reja, sidomos kur Saturni po ashtu të vijë në shenjën tuaj dhjetë ditët e fundit. Peshoret do të jenë gati të zgjidhin çdo keqkuptim të së shkuarës. Më mirë mendoni se çfarë dëshironi. Do të kërkoni më shumë në marrëdhënien tuaj, pa kurrfarë droje. Kur yjet janë kaq pozitivë, atëherë edhe ata të vetmuarit apo ata që sapo janë ndarë do të futen në lojë. Mundësitë për të njohur dikë vërtet intrigues janë të mëdha. Njohje të reja në datat 20 dhe 22. Ka nisur një fazë e mirë, në të cilën keni lënë pas dyshimet.
Venusi kalon kalimthi në shenjën tuaj dhe gjithë kjo periudhë do të jetë e bukur. Pas datës 20, Saturni favorizon të gjitha kurat dhe ju dhuron një rezistencë fizike më të madhe. Terapitë premtojnë shumë. Do t’ju shkëlqejë fytyra gjatë gushtit.
AKREPI: Pas korrikut, i cili ishte shumë i lodhshëm, gushti premton të jetë më i qetë, gjë që do të thotë se punët më të rëndësishme lërini pas datës 11. Disa nga ju do të zgjidhin problemet me një ish-ortak ose bashkëpunëtor. Do të mbyllet një etapë e rëndësishme në jetën tuaj. Për shkak të Saturnit, Uranit dhe Jupiterit do të ndiheni disi nervozë për ndonjë vonesë në planet tuaja. Do të hezitoni sa herë që do të bëhet fjalë për para. Ata që duan të blejnë shtëpi apo pronë, duhet të pyesin mirë para se ta hedhin këtë hap. Problemet sociale vazhdojnë që prej vitit të kaluar, s’do ta keni të lehtë t’i ekuilibroni gjërat. Të rinjtë në kërkim të një pune do të marrin lajme të mira. Çdo sfidë duhet zgjidhur me maturi.
Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm në fushën sentimentale. Duhet të reflektoni se cilat janë raportet vërtet të rëndësishme. Nuk pranoni më kompromise në një lidhje. Kush nga ju do të përjetojë diçka kalimtare apo një aventurë, Venusi dhe Marsi ju ndihmojnë dhjetë ditët e para të muajit. Kush ka vuajtur me lidhjet e mëparshme, e ka të vështirë të besojë sërish pa paragjykuar. Çiftet e martuara prej disa vitesh duhet të vendosin pikat mbi “i” në lidhje me çështjet financiare. Mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Beqarët i presin takime të reja dhe fantazia nuk ju mungon.
Kjo është një periudhë rimëkëmbjeje për të gjithë, ndaj nuk duhet të sforcoheni shumë, përndryshe do të përjetoni sërish atë ankthin që ju përndjek dhe që duhet ta kaloni. Pauzat e herëpashershme ju bëjnë shumë mirë. Dielli mbërrin në shenjën tuaj më datë 22 dhe ju do të ndiheni më të fortë për të vepruar, nuk do të mposhteni nga mendimet negative. Edhe më luftarakët kanë nevojë për pushim ndonjëherë.
SHIGJETARI: Situata astrologjie në fushën profesionale duket si e bllokuar ose debatet i keni shtyrë për më vonë. Ose nuk po bëni përpara për shkak të pushimeve, ose një marrëveshje apo projektet kanë nevojë për ide të reja. Jupiteri vazhdon është në prapavijë në shenjën tuaj, ja përse nuk do të arrini dot të nisni gjëra të reja. Përvoja juaj është e gjatë dhe doni të arrini larg, por gjithnjë ju pengon diçka. Gushti nuk është muaji i duhur për të debatuar apo për të marrë vendime të rëndësishme, sidomos datat 23 dhe 24, kur do të ndieni nevojë për të çuar gjithçka në djall. Duhet durim, qetësi dhe gjakftohtësi. Ndoshta është më mirë që gjithë muajin të pushoni dhe të përmirësoni gjendjen psikofizike.
Tensionet do të rriten shumë edhe në datat 2 dhe 3, të cilat do të jenë më të lodhshme. Nëse keni një lidhje që nuk po shkon mirë, mos bini pre e provokimeve. Nuk po ndiheni të lirë që bëni çka dëshironi dhe planetët po ju kufizojnë shumë. Kujdes nga debatet më datë 11 dhe 17. Do të përjetoni emocione të veçanta me një person të lindur në shenjën e Peshores ose të Luanit. Zemrat e vetmuara i këshilloj të dashurohen pa kërkuar garanci për të ardhmen, pasi fundi i muajit do të ketë surpriza. Edhe debatet në lidhje me financat s’do të mungojnë. Gjërat i nisni me një entuziazëm të madh, por diku rrugës humbisni. Kush është në kërkim të një shtëpie, do të vonojë ta gjejë.
Ky gusht do të sjellë forcë, por edhe lodhje. Kushtojuni vetëm pushimeve dhe mos bëni asgjë tjetër. Për shkak të mungesës së gjumit do të ndiheni nervozë, por mënyra juaj e ushqyerjes lë për të dëshiruar. Në periudhën 23-31 bëni shumë kujdes.
BRICJAPI: Muaji gusht do të nisë shumë mirë. Ky nuk do të jetë muaj pushimesh, përkundrazi dy javët e para do t’ju jepen mundësi të mira për të nisur diçka të rëndësishme në fushën profesionale. Marsi, Venusi dhe Urani luftojnë kundër Plutonit dhe Mërkurit që nis kalimin në datën 11 dhe Dielli i bashkohet në datën 22. Nëse keni ndër mend një projekt, gjërat janë në avantazhin tuaj. Çdo pengesë do të kapërcehet si me magji. Raste shumë të favorshme që edhe të ardhurat tuaja të shtohen , edhe pse shpenzimet për shtëpinë janë të mëdha. Kush nga ju është në kërkim të diçkaje të re, duhet të nisë të kërkojë. Doni gjithmonë të bëni një lojë të sigurt, pasi kërkoni qëndrueshmëri edhe në nivelin profesional, por tani mund të guxoni më shumë.
Gushti do të nisë shumë bukur, sidomos dy javët e para në fushën sentimentale do të jenë të mbushura plot pasion. Edhe raportet e konsumuara prej kohësh, do të gjejnë entuziazmin e munguar. Çiftet e dashuruara mund të guxojnë edhe të bëjnë fëmijë nëse nuk kanë probleme psikofizike. Dy javët e dyta të muajit do t’ju befasojnë. Bëni kujdes nëse jeni të lidhur me partnerë të shenjës së Peshqve, të Dashit apo të Gaforres, sepse edhe pse qëllimet janë të mira, polemikat nuk do të mungojnë. Kush nga ju nuk do të dashurohet, do të bëjë gabim. Datat 25 dhe 26 do të jenë disi të tensionuara. Lidhjet e krijuara gjatë gjysmës së parë të muajit do të konfirmohen në fund të tij.
Yjet sjellin disi nervozizëm gjysmën e dytë të muajit, pasi edhe energjitë tuaja do të bien. Keni nevojë të ushqeni mirë trupin dhe mendjen. Nëse do të bëni pushime, dy javët e para janë më të favorshmet. Gjeni një vend të qetë, pasi juve nuk ju intereson shumë sasia, por cilësia. E rëndësishme është të keni besim tek e ardhmja.
UJORI: Ky muaj do të nisë me idenë për të mos shpenzuar shumë. Mërkuri dhe Deilli janë ende kundër shenjës suaj, ja përse disa nga ju do të shkurtojnë shpenzimet që kishin parashikuar për pushime. Mos lini shumë gjëra pezull. Nëse ju ofrohet një vend i ri pune, por keni dyshimet tuaja, mendojeni mirë para se të thoni “po”. Fundi i muajit është më i favorshëm për të ndërmarrë nisma të reja. Herë pas here ndiheni të inatosur dhe rebel, gjë që përpiqeni ta fshihni përpara të tjerëve. Nëse dikush vitin e kaluar ju ka mbyllur një derë, këtë vit jeni ende të zemëruar dhe doni t’i tregoni se cilat janë të drejtat tuaja. Shtatori është më i favorshëm për t’u rikuperuar në çdo fushë. Datat 30 dhe 31 janë interesante dhe do t’ju dhurojnë emocione.
Kush është në kërkim të një lidhjeje të re, duhet të përfitojë nga ky muaj veror. Takime të reja në datën 16. Uroj që çiftet e martuara të gjejnë kurajën të flasin dhe të përballojnë gjërat që nuk shkojnë. Të vetmuarit mund të përdorin edhe rrjetet sociale për të njohur njerëz të rinj, edhe pse ju nuk i pëlqeni të tilla gjëra, pasi Ujorët preferojnë raportet ballë për ballë. Ata që kanë kapërcyer problemet financiare, tani janë në kërkim të një shtëpie. Një qiell emocionues ky për njohjet e reja… Venusi ju mbështet plotësisht. Brenda jush do të zgjohet sërish besimi te dashuria, sepse zakonisht jeni të zhgënjyer.
Qielli i gushtit do t’ju dhurojë forcën që ju duhet për të kaluar me sukses dy javët e para të muajit, sidomos datën 9, e cila do të jetë më e vështira. Diskutimet për paratë nuk do të mungojnë. Forca që keni brenda vetes ju ndihmon të kaloni edhe gjendjet e rënduara emotive.
PESHQIT: Ndiheni në ankth për çka ju pret në shtator në lidhje me fushën profesionale. Fillimi i gushtit do të jetë shumë i tensionuar. Po kaloni një situatë konfliktuale. Ndoshta është diçka kalimtare, por e vështirë dhe gjithçka do të kulmojë në fund të javës së parë. Padrejtësitë ju bezdisin shumë. Nuk është momenti të ndërmerrni nisma që kushtojnë shumë. Ka ardhur momenti t’i bëni të qarta gjërat. Kush nga ju ka një aktivitet privat, duhet ta shtrëngojë pak dorën, sidomos në datat 10, 11 dhe 17. Lodhja po ju mundon. Edhe pse punët duken të ngadalta, asgjë s’mund të bllokojë evolucionin tuaj të madh që ju pret në shtator. Në moment të fundit do të ndiheni të detyruar të gjeni një zgjidhje për gjithçka, por lajme të mira ju presin.
Edhe fusha e ndjenjave është e kushtëzuar nga kjo gjendje e tensionuar. Pjesa e parë e muajit do të shoqërohet me debate për të gjitha çiftet. Nëse keni marrëdhënie të paqarta apo të mbushura me dyshime, do t’i jepni fund. Nëse i lini gjërat pezull, do të bëni një gabim të madh. Nëse dashuritë me shikim të parë i shikoni si një ngushëllim, atëherë do të bëni një gabim edhe më të madh. Planifikoni pushime të qeta, përndryshe do t’i shtoni probleme vetes. Mund të gjendeni në një vend apo në një situatë, ku s’do të donit të ishit. Bëni kujdes në vlerësimin e historive të reja të dashurisë. Hidhni hapa të rëndësishëm kur të jeni më të sigurt.
Forma juaj fizike nuk është edhe aq e mirë, pasi planetët janë kundër jush, sidomos Marsi që e bën gjendjen edhe më të ndërlikuar. Në vend që të jetë një muaj pushimi, do të jetë një muaj i mbushur me mendime për të ardhmen. Do të debatoni me familjarë për arsye nga më banalet. Tensioni do të shtohet në datat 16, 17, 23 dhe 24.