• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mjek i dehur që vlerëson personat për kemp, ngjarja që tronditi qytetin e Librazhdit

by A M
06/12/2023 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një mjeku i cili në orarin e punës është në gjendje të dehur.

Rasti ka ndodhur në Librazhd dhe mjeku i familjes Balluk Troka në orarin e punës është i dehur. Mjeku gjithashtu është  pjesë e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave të paaftë për punë e invalidëve.

Gazetarët e Fiksit, të interesuar për një rast të cilit i është hequr kempi, e gjejnë mjekun në krye të detyrës në orën 14:00 të dehur, aq sa nuk arrin dot as të flasë e t’i shqiptojë fjalët siç duhet. Kjo duket qartë në intervistën që Fiksi pati me mjekun ku ai nuk kuptohet apo përgjysmon fjalët gjatë bisedës.

Në Fiks Fare u ankua Anxhela Kurti, nënë e 4 fëmijëve. Ajo tregoi gjendjen e keqe ekonomike në të cilën jeton familja e saj. I shoqi, Taulant Kurti, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe prej një viti i është hequr kempi. Familja e saj që së shpejti pritet të shtohet edhe me fëmijën e 5-të, jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike me një shumë prej 10 mijë lekësh. Jetojnë me qira, fatmirësisht bonusi i qirasë i paguhet nga bashkia. Anxhela thotë se i shoqi vuan nga depresioni dhe ka bërë edhe ndërhyrje në kokë. Prej shumë vitesh ka qenë përfitues i kempit, por prej një viti atij i është ndërprerë. KMCAP Librazhd ia ka ndërprerë kempin, Taulanti e ka ankimuar këtë vendim dhe dosja ka kaluar  në Kempin Epror në Tiranë, nga i cili ende nuk ka marrë një përgjigje.

KMCAP Librazhd nuk e ka shpallur përfitues pasi sipas Anxhelës i kanë thënë se diagnoza që ka Taulanti nuk e përfiton. Ndërkohë që diagnoza e Taulant Kurtit nuk ka ndryshuar, është e njëjta me atë që ka përfituar kemp para 1 viti.

Gjendja e familjes pas heqjes së kempit është përkeqësuar sa më ato pak të ardhura që kanë paguajnë drita e ujë, e me pas për t’u ushqyer që është pjesa më e madhe e muajit, i ndihmojnë komshinjtë dhe ato pak ndihma që u jep shërbimi social i bashkisë. Plus Anxhela nuk mund të punësohet vetë, pasi ka 4 fëmijë për t’u kujdesur. Gjithashtu është në pritje të fëmijës së 5-të dhe duhet të kujdeset dhe për bashkëshortin, i cili shpesh herë humb vetëdijen. Frigoriferi i familjes Kurti është bosh, ashtu si edhe dollapët pa ushqime, dhe kjo sipas Anxhelës është tabloja e përditshme e familjes së saj.

Fiksi u interesua tek Shërbimi Social në Bashkinë Librazhd, të cilët e njihnin gjendjen e familjes Kurti, por që sipas ligjit i ishte dhënë dhe ndihma ekonomike. Gjithashtu ata kishin ndihmuar me pako me ushqime kur kanë patur mundësi. Por në praninë e Fiksit punonjësi pohoi se rasti do t’i referohej kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë për një zgjidhje.

Takimi në zyrën e mjekut, i dehur në orar të punës

Fiksi u interesua edhe pranë KMCAP Librazhd për të mësuar se pse i është hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjnë në zyrën e mjekut Balluk Troka pjesë e komisionit të KMCAP Librazhd ndjejnë erën e alkoolit. Gazetarja duke parë gjendjen e dehur të mjekut e pyet disa herë nëse është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojnë.

Është ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit në zyrën shtetërore kundërmon era alkool.

Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e kërkon emrin në regjistrat e tij por që nuk është i aftë të gjej gjë. Madje gjatë bisedës ai përgjysmon fjalët duke i thënë recetës-precetë dhe punonjëses sociale dëgjohet vetëm një ‘ssss’.

Në këto kushte ai thërret sekretaren për të shpjeguar gazetarët e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit është në Kempin Epror dhe se nuk ka një përgjigje. Përsa i përket pyetjes së Fiksit se në lidhje me komisionet që do të vijojnë në vazhdim a është në gjendje që mjeku Troka të bëjë vlerësimin e tyre në gjendje të dehur, sekretarja ul kokën dhe del nga zyra.

E njëjta pyetje i drejtohet dhe vetë mjekut Troka, por që ai s’e pranon që është i dehur. Ai pohon se është duke punuar dhe se po plotësonte një ‘precetë’ (recetë). Pyetjes se a është i aftë të vlerësojë një individë nëse duhet ta përfitojë apo jo kempin kur është në gjendje të pirë, mjeku Troka përgjigjet se asnjëherë nuk ka qenë i pirë dhe se është i aftë  “100%”. Por pamjet dhe çdo gjë tjetër janë prova që tregojnë të kundërtën, që mjeku është i dehur në orarin zyrtar të punës.

/a.d

Next Post
Tensione në Athinë dhe Selanik, protestat për vrasjen e 15-vjeçarit i “vënë flakën” Greqisë

Tensione në Athinë dhe Selanik, protestat për vrasjen e 15-vjeçarit i “vënë flakën” Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com