• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mishmash me heronj dhe anti-heronj në Grykën e Valmirit

by Frrok Çupi
19/08/2024 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në atë vend me emër ironik ‘Valë e mirë’, ku nuk ka as valë as pikë uji, aty prej 75 vjet janë mbledhur çdo vit ‘heronjtë’.

Procesioni ka nisur në vitin 1949. Në gusht të atij viti, në Valmir u vra Bardhok Biba, deputet i Kuvendit Popullor, sekretar i Partisë për Mirditën, Hero i Popullit.

Derisa ra komunizmi, aty nuk është parë kurrë këmbë anti-heroi.

Pas kësaj, çdo vit, aty zhvillohen dy beteja: Dishepujt mblidhen rreth heroit të tyre të vrarë në 7 gusht, ndërsa në datë 17 të të njëjtit gusht, mblidhen të tjerët. Ata janë idolatrorë të 14 të vrarëve për hakmarrje ndaj vrasjes së udhëheqësit komunist.

Në të njëjtin vend, në të njëjtin muaj, në të njëjtën anë të shtegut dhe të të njëjtës fe- u flijuan së bashku, si heronj edhe anti-heronj, komunistë dhe antikomunistë

Këtë vit, në 17 gusht, u shtua vetëm një lapidar më i kushtueshëm se i Bardhokut, asgjë më shumë. Në historinë e kësaj ngjarjeje ka ndodhur ajo që nuk është dëgjuar, as parë, as lexuar kurrë deri më sot: Kur mblidhen për Bardhok Bibën, asnjëherë nuk ka ndodhur që të përmendet për keq emri i ndonjërit nga 14 burrat e ekzekutuar, po aty,  si autorë në vrasje. As familjet e të rënëve nuk ka ndodhur që të flasin keq për Bardhok Bibën.

Të dy palët kanë qenë të qartë në mendjen dhe kodet e tyre se cili ishte vrasësi i vërtetë: Vrasësi ishte jashtë të dy palëve.

Ardhja e të dy palëve në lugun e kodrave të Valmirës, sjell vetëm rekuizitën e teatrit të asaj që ka ndodhur dhe ndodh në shoqërinë tonë.

Vrasësi nuk ekziston ose është secili

Këtë skenë shpalosën anti-heronjtë edhe këtë 17 gusht. Përderisa siparin e hapin gusht e në gusht, kjo ka një kuptim: Po kërkojnë vrasësin. Apo vijnë të sigurohen se vrasësi nuk kapet më?

Fjala më e vërtetë do të ishte sikur secili që kërkon dikë në Grykën e Valmirit, të ngrejë dorën e të thotë “ Vrasësi jam unë!’. Jo pse ti je vërtet ai, por sepse çdo vit ha çorbën e përbashkët.

Anti-heronj janë shpallur miqtë e heroit:

Të parët janë miqtë më të afërt.

Pashë në procesion dy djem nga familja Melyshi; njëri prej tyre është edhe kryetar i Bashkisë në Mirditë. Edhe si kryetar bashkie është ngjitur pikërisht si ‘familje anti-heroi’. Çfarë po na ndodh në shtet: Prapë ecet si gaforrja- së prapthi.

Po pse antihero? Melyshi duhej të ishte këtu në 7 gusht, palë me heroin. Njeriu më i afërt, (po më i afërti), i Bardhok Bibës, ishte Pal Melyshi, i cili edhe ky është shpallur Hero i Popullit. Pali është Hero sepse dha jetën për t’ i marrë hakun Bardhok Bibës. Në sekondën që mori vesh se i vranë shokun e idealit, ai doli të hakmerret si një hero sovjetik. Hyri në bandën e diversantëve që vranë Heroin dhe u maskua si ‘ tradhtar i komunizmit’. Do t’ i besonin armiqtë?… Duhej të plagosej brinjë më brinjë ‘ në përpjekje’, ky ishte kushti i besimit. Partia dërgoi Ibrahim Dervishin, infermier dhe ministër i shëndetësisë, nga Tirana në ‘syrin’ e bandës. Ai nuk pati zemër ta shkrepte. Pali i mori armën dhe ia dha vetes ‘brinjë më brinjë’, pa u bë i besueshëm. Familja Melyshi është krenuar një jetë me aktin heroik të të birit.

A ka më vlerë mbiemri i babait?

Dy djemtë e Melyshit, në procesionin e 17 gushtit, janë të pabesueshëm si anti-heronj. Familja e tyre ka më shumë komunistë se anti-komunistë. Më i madhi i familjes, Nikollë Melyshi, babai i Palit hero, kishte qenë oficer i Sigurimit të Shtetit, nga më të rreptët. Motra e Palit u përkujdes e u përkëdhel nga Partia jo si në moton ‘ ç’ thotë Partia bën populli’, por realisht “ç’ thotë Maria bën Partia”. Fëmijët e saj nuk mbajnë mbiemrin nga babai, Xhelili, që ‘tradhtoi’ Partinë, por mbiemrin nga daja- hero. Dava, nëna e Palit, një grua prej bronci, e metaltë dhe e vërtetë, më ka treguar sa vuajti në internime gjatë kohës kur Pali bënte rolin e ‘ kriminelit në banda’.

-Një ditë erdhën na morën me makinë në Llakatund të Vlorës. Ku po na çonin, në pushkatim?… Na sollën në Tiranë, në hotel ‘ Vollga’. Të nesërmen na priti ‘gjenerali’, dmth., Mehmet Shehu. “Pali nuk ishte aq i keq!’, më tha, e mua mu errën sytë. Pastaj gjenerali foli qartë: ‘ Pali është komunist, shpallet Hero i Popullit”, tha ai.

Kjo mund të jetë radha e ‘Palit të katërt’; hera e parë me komunizmin, hera e dytë me anti-komunizmin, hera e tretë me komunizmin… dhe tani në palën e anti-heronjve.

Kush i vrau ata të 14?. Më i afërti vrau më ta afërtin.

Një rapsod i këtyre anëve ka thurur një këngë për Bardhok Bibën, qysh herët. Aty ai ka kënduar atë vargun naiv ‘  rroftë partia desh me thanë!’ por nuk e tha (!). Bardhok Biba, gjëja më e paktë që kishte- ta quash ‘komunist’. Komuniste e egër, po,  u bë e bija më vonë. Por Bardhoku, kur u vra, u vra për mëkëmbjen e vendit. Kishte mbledhur vullnetarë e u printe në Grykën e Valmirit. Do të ndërtoheshin veprat e para pas Luftës, hekurudha, shkolla, hidrocentrale…

Vrasjen e heroit e ka marrë përsipër familja e kapedanit, Gjon Marka Gjoni. Gjatë viteve të para të ‘demokracisë’ ata mbushën ekranin e televizionit kombëtar duke deklaruar: ‘Jemi ne heronj që vramë Bardhok Bibën!’.

Edhe vetë Bardhok Biba vinte nga dera e Kapedanit, Gjomarkaj.

E njëjta vrasje kishte ndodhur edhe më parë. Në vitin 1915, me ndihmën e ushtarëve serbë, Gjomarkajt vranë Dedë Gjo’ Lulin në Grykë- Orosh. Pas vrasjes urdhëruar që ‘ trupi i tij të mos varrosej në tokën e kishës’. Babai i Bardhokut, nga e njëjta derë kapedani, hapi varrin e të atit, ku askush nuk mund ta ndalonte të varroste Dedë Gjo’ Lulin.

Gjithçka e ngatërruar mes veti, si në kazan demokratik.

Vetë PD që mori përsipër të vihej përballë Heronjve, në fakt ka gisht në vrasjen e Bardhokut. Aleati më i afërt i PD, shkrimtari i mrekullueshme Sabri Godo, kryetar i PR, ka firmosur vrasjen e 14 burrave në Grykë Valmir. Sabriu ishte prokuror. Tani Partia e tij  ka bërë më shumë, ka vrarë edhe 26 të tjerë në zjarrin e Gërdecit, sa dyfishi i vrasjeve të 17 gushtit. Nuk mund të themi se këta janë ‘anti-heronj’, këta janë thjesht fajtorë të mëdhenj, deri vrasës, që gjejnë strehë në ‘demokraci’.

Asnjëra palë nuk është viktimë, viktimë është familja:

Për të vrarë Heroin, pastaj për të pushkatuar anti- heronjtë, u desh të thirrej në skenë ‘gjaku’, familja. Shefi i Sigurimit në kohë, Mëhill Doçi tregojnë se vetë, me dorën e tij ka qëlluar mbi njërin nga të 14. Tregojnë me zë të ulët se ishte edhe ‘gjak i tij’. Duheshin dhënë prova ‘besnikërie’ ndaj heroit. Afërsisht si prova e Pal Melyshit para bandave se ‘ishte me ta’. Mëhilli kishte mohuar vëllezërit, kishte mohuar nënën, dhe më në fund ia kishte dalë. I biri, Agim Doçi, u vetë shpall ‘demokrat’ dhe ‘antikomunist’. Ndodhi ashtu si rastësisht. Një ditë takoi Azemin, në një ‘Valmir’ tjetër dhe u kthye nga komunist në demokrat. Agimi e prozvalte të atin tavolinë më tavolinë,  si ‘Mëhilli komunist’, deri në neveritje. Babai e familja ishte provë për t’u besuar nga pala e kundërt.

E shikon, heroi dhe anti- heroi hyjnë e dalin në të njëjtën skenë.

Next Post
Shkatërrohet një tjetër urë, Ukraina vijon marshimin më thellë për në Rusi

Shkatërrohet një tjetër urë, Ukraina vijon marshimin më thellë për në Rusi

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Shqipëri të kam Dhjerë , nuk më njohe asnjëherë. Konica.
    Frrok të përshëndes. Nuk i shtoj dhe i heq asgjë këtij shkrimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

VIDEO/ Në samit me “ujë me vete”! Frika nga helmimi? Presidenti i Azerbajxhanit befason në Bishek, batuta e Pezeshkian: E solle për veten, jo për ne!

September 2, 2026
Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

September 2, 2026
SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

September 2, 2026
Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

September 2, 2026
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

September 2, 2026
EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

September 2, 2026
Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

September 2, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Katastrofa në Nepal dhe Tibet, nxirren të gjallë një javë pas përmbytjeve 119 persona, rreth 4 mijë të tjerë ende të zhdukur

September 2, 2026
Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

September 2, 2026
Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com