• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Një minutë për një pyetësor. Thuaj fjalën tënde!

by A R
16/09/2020 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur jemi në tryezë duke darkuar, në kafe me miq apo në zyrë me kolegë, diskutojmë gjithmonë të shqetësuar për problemet që i përkasin botës, e sigurisht dhe ne si pjesë e saj. Themi shpesh mes nesh se bota ka ndryshuar por prapë gjendet përballë sfidash të reja dhe të vështira. Biem të gjithë dakord me faktin se Covid-19 ka ndikuar kaq shumë në të përditshmen tonë. Ankohemi gati në një zë – medet, si do jetë e ardhmja jonë pas kësaj!? Pamë se gjatë pandemisë, pavarësisht gjithë vështirësive e rrezikut për kolaps, sistemi shëndetësor publik luajti një rol të jashtëzakonshëm për jetën e njerëzve. Po ashtu edhe sistemi arsimor, që u vu sa hap e mbyll sytë përballë sfidës së mësimit online, në distancë. Pohojmë në sinqeritet se izolimin e ndjemë më fort kur u mbyllën kufijtë e kur nuk do të udhëtonim dot në asnjë vend të Europës e botës. U trembëm se tregjet do të bllokoheshin, pastaj u kënaqëm dhe u çliruam aq shumë prej faktit se rrugët e bashkëpunimit ekonomik mes shtetesh e kombesh, u hapën më shumë se kurrë më parë, sidomos për vendet që vuajnë e kanë më shumë nevojë për ndihmë. Vazhdojmë të urojmë njëri- tjetrin që nesër të jetë për të gjithë më mirë. Flasim, dëgjojmë, komentojmë, por duhet ta bëjmë këtë edhe përtej rretheve tona të ngushta të familjeve, miqve e kolegëve. E kur na jepet kjo mundësi, duhet të ndalemi për një çast e të përcjellim mendimet tona, siç një pjesë e mirë e qytetarëve të botës po e bëjnë tashmë të tërhequr nga fushata #UN75 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo nismë, që ka mbërritur edhe në Shqipëri synon pikërisht mbledhjen e mendimeve të miliona njerëzve, anembanë botës, në lidhje me prioritetet dhe zgjidhjet për të ardhmen. Në qendër të fushatës #UN75 është një pyetësor një-minutësh, ku njerëzit mund të shprehen për arsimin, shëndetësinë, ekonominë e për gjithçka tjetër që ata e shohin si prioritet për rikuperimin nga pandemia, si dhe të imagjinojnë të ardhmen që duan.

Plotësimi i këtij pyetësori është i rëndësishëm. Edhe pse temat mund të tingëllojnë të mëdha, ato prekin jetën dhe diktojnë të ardhmen e secilit prej nesh. Ndaj mendimet vlejnë, sepse bazuar mbi to, OKB-ja do të hartojë strategjitë për vitet e ardhshme. Prandaj secili prej nesh duhet ta shikojë plotësimin e pyetësorit si një investim krejtësisht personal, si një shërbim ndaj vetes e së ardhmes së tij. Rezultatet do t’u bëhen me dije liderëve botërorë në 21 shtator të 2020-ës, në ceremoninë zyrtare përkujtimore të këtij përvjetori dhe më pas, mbështetur mbi to, do të përpilohen strategjitë e së ardhmes.

Secili nga ne duhet të thotë fjalën e tij sot, që të ndihet më i përfaqësuar dhe më i mbrojtur nesër!

Next Post
“Ata janë gjithnjë atje për t’ju dhënë një dorë ndihmë”/ Shenja më e besueshme e horoskopit

E dini numrin tuaj me fat? Ja çfarë thotë shenja juaj e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com