• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mik i mirë që iku shpejt

by S M
28/12/2017 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nuk më bëhet të shkruaj sot, por ja që duhet të shkruaj. Miku im i mirë, miku i mirë i disa mijëra shqiptarëve si unë, doktor Agim Sallaku, u shua sot në Stamboll pas një lufte të gjatë, kurajoze dhe të paepur me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej vitesh. Iku në heshtje, plot dinjitet dhe pa bujë nga kjo botë, të cilës i dha përkushtimin që vetëm mjekët onkologë dinë ta japin. Duke bërë shaka me njëri-tjetrin, e pyesja se kushedi sa histori të trishta dhe tragjike kishte parë e dëgjuar në mbi 35 vjetët e profesionit. Dhe Gimi tundte kokën, si për ta kaluar lehtë e me një të buzëqeshje të pafajshme, atë që në fakt ishte beteja e tij e përditshme me vdekjen.

Agim Sallaku la pas një karrierë që do ta kishte zili secili prej nesh. Ashtu si do të kishim zili edhe shpirtin e tij të madh, dëshirën për të bërë mirë dhe për t’ju gjendur gjithkujt në orët më të vështira. Mijëra të tjerë si unë patën fatin ndër vite, që ta njohin këtë mjek që e meritoi vërtetë statusin dhe emrin që kishte. Familja e tij e mrekullueshme, bashkëshortja dhe dy vajzat, kanë pse krenohen me njeriun që u përpoq gjithë jetë t’u qëndrojë pranë.

Doktor Gimi na la pas ne miqve të tij, një grumbull të stërmadh kujtimesh e copëzash jete, të cilat nuk na lenë të qetë këto orë, kur hidhërimi mposht arsyen dhe kur boshllëku të heq nga goja fjalët e ngushëllimin. Por Agim Sallaku mund të ikë i qetë nga kjo botë, sepse ka lënë pas emrin e mirë të mjekut të përkushtuar, ai la pas përpjekjen shumëvjeçare dhe të palodhur në shërbim të jetës. Mijëra jetë të shpëtuara apo të ndihmuara për t’i ikur vdekjes, janë një trashëgimi unike, që jo kushdo ja le pas familjes dhe shokëve e miqve, kur ndahet nga jeta. U prehsh i qetë Doktor!

Skënder Minxhozi

Next Post
FOTOT/ E teprojnë Enca dhe Françeska, shikoni çfarë bëjnë pranë njëra-tjetrës…

FOTOT/ E teprojnë Enca dhe Françeska, shikoni çfarë bëjnë pranë njëra-tjetrës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

February 27, 2026
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In