• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mik më pak i interesave shqiptare në rajon

by Adrian Thano
19/10/2025 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano 

Janusz Bugajski është nga ato raste që të kujtojnë se ndonjëherë Shqipëria ka më shumë miq jashtë, sesa brenda saj. 

Edhe pse jetonte larg, ai u dha interesave shqiptare vëmendjen që shpesh mungon në Perëndim. Me pasionin e një miku, u bë në tri dekadat e fundit një mbrojtës i zëshëm i këtyre interesave në rajon. Nuk kishte nevojë të përfitonte prej Shqipërisë tej e këtej kufijve, thjesht besonte në të. Si i tillë ishte më i dobishëm se “patriotizmi” i atyre që e përdorin këtë vend si flamur interesash vocake. 

Ndihem mirë që në vitet e fundit të jetës ai gjeti hapësirë edhe në DITA për të ndarë mendimet e tij. E bënte jo për protagonizëm (kishte boll tribuna të tjera më të mëdha) por nga bindja se Shqipëria meriton më shumë dinjitet. 

Fjalët e tij do të mbeten, e bashkë me to, edhe miqësia për shqiptarët. 

Humbja e Bugajski-t personalisht më rikthen te mungesat e tjera që kjo gazetë ka përjetuar gjatë këtyre viteve. Miq dhe bashkëpunëtorë të çmuar, që me penën dhe mendimin  kanë lënë gjurmë të pashlyeshme: Arben Duka me vargun therës, Shaban Murati me mendimin diplomatik, Andrea Stefani me kurajën publike, Nasho Jorgaqi me elegancën e fjalës dhe kujtesën historike, Moikom Zeqo me mendjen enciklopedike. 

Jeta është një udhë pa kthim, ku të gjithë ecim me hapa që zbehen me kohën. Jemi udhëtarë të përkohshëm në një stacion të përbashkët, ku disa ndalen më herët, të tjerët më vonë. Askush nuk mbërrin në fund me gjithëçfarë deshi të bënte apo të donte. Ndaj është mirë të jetohet me kujdesin për fjalën dhe njerëzoren. Ne sot shkruajmë, ata nesër lexojnë. Pastaj vendet ndërrohen. 

Çdo jetë që ka prekur një tjetër, nuk është shuar kurrë. Jo vetëm në media. 

Next Post
Hetimi i nisur në kohën e LSI/ Emrat e 20 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë që u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës

Hetimi i nisur në kohën e LSI/ Emrat e 20 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë që u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In