• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Një metodë e re për t’i pushuar dhimbjet

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature Neuroscience” nga Yves De Koninck dhe Robert Bonin, dy hulumtuesit në Université Laval, tregon se është e mundur të lehtësohet hiperndjeshmëria e dhimbjes duke e përdorur një metodë të re që përfshin rindezjen e dhimbjes në mënyrë që ajo më pas të mund të fshihet. Ky zbulim mund të çojë në metoda të reja për ta lehtësuar dhimbjen kronike. Hulumtuesit nga Fakulteti i Mjekësisë në Université Laval dhe Institut Universitaire en Santé Mentale de Québec (IUSMQ) u frymëzuan nga puna e mëparshme në kujtesë, e kryer rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë. Këto studime zbuluan se kur memoria riaktivizohet gjatë kujtesës, kodimi i saj neurokimik hapet përkohësisht. Administrimi simultan i një ilaçi që e bllokon rikonsolidimin neurokemikal të memories, rezulton në fshirjen e saj.

Hulumtuesit donin ta shihnin nëse po bëhej fjalë për ndonjë mekanizëm të ngjashëm gjatë kodimit neurokimik të sensibilizimit të dhimbjes. Për këtë qëllim, ata injektuan kapsaicinë në këmbët e minjve. Kapsaicina, kimikati djegës në specat djegës, shkakton një ndjesi djegieje. Procedura, e cila nuk shkakton asnjë dëm fizik, shkakton hiperndjeshmëri të dhimbjes përmes një procesi të sintezës së proteinave në palcën kurrizore. Pas injektimeve me kapsaicinë, presioni mekanik me të cilin minjtë do të dridheshin ishte rreth një e treta e presionit në situata normale.

Tre orë më vonë, studiuesit administruan një dozë të dytë të kapsaicinës dhe, në të njëjtën kohë, një medikament që e bllokon sintezën e proteinës. Hiperndjeshmëria pastaj u zhduk me shpejtësi. Brenda më pak se 2 orëve, presioni i toleruar nga minjtë ishte kthyer në 70% të normales.

Yves De Koninck shpjegon se “kur administrohet vetëm frenuesi i sintezës së proteinës, hiperndjeshmëria mbetet. Injektimi i dytë i kapsaicinës është i nevojshëm për ta shndërruar ndjeshmërinë në dhimbje të paqëndrueshme dhe për të qenë në gjendje të ndërhyhet në rikonsolidimin e saj neurokimik. Sfida tani do të jetë t’i gjejmë frenuesit e sintezës së proteinave që janë jotoksike dhe shkaktojnë efekte minimale anësore në njerëz”.

Yves De Koninck është profesor i psikiatrisë dhe neuroshkencës në Université Laval dhe drejtor shkencor i Institut Universitaire en Santé mentale de Québec.

Robert Bonin është hulumtues post-akademik në laboratorin e prof. De Koninck, ku punon në mekanizmat prapa etiologjisë së dhimbjes kronike. Puna u mbështet financiarisht nga Institutet kanadeze të Kërkimeve Shëndetësore dhe Fonds de la Recherche en sante du Québec, përgatiti Koha.

Next Post

Kur meshkujt ju bëjnë këto 5 pyetje për seksin... atëherë ata janë më të mirët në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In