• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mësim për Bashën, dhe rishtarët e ofertave të 25 prillit!

by Dritan Hila
03/05/2021 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Shqiptarët nuk i besuan ofertave të reja. Dhe ky është një mësim që duhet të vlejë edhe për të ardhmen kush mendon t’i hyjë politikës me një ofertë të re, të ndryshme nga ajo e PD-së dhe PS-së.

Në historinë e tyre 30 vjeçare shqiptarët janë të zhgënjyer nga shumë prej ofertave, sesi në fillim kanë ardhur me premtime të mëdha por sapo kanë marrë një përkëdhelje nga pushteti, kanë lënë pas gjithçka, kanë zhgënjyer votuesit e tyre dhe janë kthyer andej nga kanë ardhur.

Votimet e vitit 2021 treguan të njëjtën pamje. Ne pamë një lëvizje të Patozit dhe Topallit si shizma të PD-së, të cilat u shkrinë që ditën e parë pas zgjedhjeve. Të dyja kryesoheshin nga politikanë me eksperiencë dhe me të kaluar të panjollë për sa i përket korrupsionit. Por nuk u desh më tepër se një ngricë elektorale dhe ata dhanë dorëheqjen. Dorëheqja e tyre është braktisje e atyre që i besuan.

Paskan qenë naivë dhe nuk paskan mësuar asgjë nga politika nëse shpresonin se do të merrnin një numër votash që do të diktonte maxhorancën. Një projekt politik kerkon minimalisht 8 vite për t’u konfirmuar në sytë e publikut dhe 12 që të imponohet në politikë.

Topalli dhe Patozi dhanë dorëheqjen menjëherë pasi nuk ia dolën të zgjedhin asnjë deputet. Kjo nuk është shenjë demokracie, por thjesht shpërfillje e atyre pak që i besuan. Kjo tregoi se as ata vetë nuk i besonin projektit që prezantuan. Por ca më keq që nuk kishin mësuar qoftë edhe kaq pak gjë nga politika.

Humbja e Murrizit ishte një shenjë që një projekt lokal sado i votuar të jetë nuk ia del të përkthehet në mandat nëse rri brenda kornizës së vet lokaliste, e cila ca më shumë në të ardhmen kërkon një brand kombëtar nëse do që të konfirmohet. Të tre këta nuk ia dolën të dilnin mbi veten dhe të formonin një triumvirat i cili i prezantuar si i tillë në sytë e publikut do iu jepte më shumë vota sesa morën ata të veçuar.

Rasti i Nismës Thurje ishte i disati në historinë e pluralizmit ku idealistë apo sharlatanë (në rastin e thurjes më shumë sharlatanë) pa asnjë eksperiencë administrative, të promovuar nga studiot televizive apo rrjetet sociale, mendonin që do bënin diferencën por rezultuan në fiasko. Publiku tashmë nuk i beson modelit të peshave të lehta që pa i thënë kush “puna e mbarë”, duan të përcaktojnë fatet e vendit.

Po ashtu edhe Vetëvendosja e cila mendonte se me namin e Albinit në Prishtinë do bënte kërdinë në Tiranë, ishte një tullumbace. Ata që e përkrahën Albinin në Tiranë kishin hallin e tyre në 25 prill, ndaj Vetëvendosja mori vota aq sikurse është: një OJQ. Në të ardhmen le ta mësojnë që revolucionet nuk eksportohen. Nuk ia doli Che Guevara, kështu që nuk ka si t’ia dalin ca qofte tirane.

Mund të thuhet çfarë të duash për votuesin shqiptar, por ai në 25 prill tregoi se është një votues konservator, i matur dhe që preferoi statuskuonë e njohur të Edi Ramës përballë premtimeve të pabesueshme të një opozite të padefinuar si lidership dhe si program, duke injoruar dishepujt e rremë.

Ky është një elektorat, i cili katër vite më vonë do të jetë akoma më i pjekur dhe më i matur, ndaj oferta që duhet t’i sjellin aktorët politikë duhet të jetë në nivelin e tij, përndryshe ashtu si deri më tani, nuk do të marrin vota të gjithë bashkë, aq sa Taulant Balla vetëm.(Dritare.net)

Next Post
Paralajmërimi i Ramës: Mund të dalë ndonjë deputet i opozitës dhe të thotë se mbështet qeverinë

"E turpshme"/ Rama reagon ashpër për 'Non-Paper'-in e ndryshimit të kufijve: Unë kurrë s’kam thënë gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In