• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mesazh politikës për Pashkët

by Java News
15/04/2017 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga George Frendo

Ne kremtojmë Pashkët çdo vit. Megjithatë çdo vit i kremtojmë në një situatë të ndryshme. Por në çdo situatë, të mirë apo të keqe, duhet të pyesim vetveten: Krishti i ngjallur, Krishti, që me ngjalljen e tij, ka mbjellë në zemrën e njeriut një shpresë të re, të fortë dhe të gjallë, dhe është takuar me shumë njerëz, çfarë porosie ka për ne në këtë situatë?

Po, situata në të cilën sivjet po kremtojmë Pashkët është disi ndryshe nga situata e vjetshme. Në këto vite të fundit kemi kremtuar Pashkët në momente kur përjetohej absurdi i të ashtuquajturit ISIS, i cili ka shkaktuar shumë viktima të krishtera, përfshirë këtu edhe disa meshtarë e katër murgesha Misionare të Dashurisë, motrat e Nënë Terezës të vrarë vjet. Sivjet kemi dëgjuar për masakra të tjera. Edhe gjatë këtyre këtyre ditëve të fundit u lodhëm duke dëgjuar aq shumë lajme të këqija. Kush mund të na i hapë dyert që të shohim pakëz dritë? Kush mund të na dhurojë pakëz shpresë? Cila ideologji politike mund të na tregojë rrugën e një bote të re, ku nuk do të dëgjonim më lajme të tmerrshme si këto që po dëgjojmë gjatë këtyre ditëve? Kemi dëgjuar për armet kimike në Siri, që kanë lënë shumë viktima të pafajshme. Kemi dëgjuar për atë kamion, shoferi i të cilit çmendurisht ka kaluar mbi njerëzit duke vrarë dhe plagosur shumë të pafajshëm. Kemi dëgjuar për bombë në dy Kisha në Egjipt ditën e Dielës së Larit, që lanë shumë viktima. Vallë, bota e sotme është një shoqëri njerëzish apo është kthyer në një pyll kafshësh?

Çfarë na thotë Krishti i ngjallur në këto situata? Është po Ai Krisht i cili, me t’u ngjallur, në takimet e tij me njerëzit e shumtë, pati gjithmonë të njëjtin urim: “Paqja me ju!” Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre, që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti u thotë: “Falni, ashtu si unë ju kam falur” dhe i kujton lutjen që bëri kur ishte në kryq: “Fali, o Atë!” Atyre që ushtrojnë dhunë dhe vandalizëm, i kujton fjalët që i tha apostullit Pjetër në kopshtin e Gjetsemanit: “Të gjithë ata që rrokin shpatën, nga shpata do të vdesin”.

Sivjet po kremtojmë Pashkët në vitin kur duhet të bëhen zgjedhjet politike. Mesazhi i Krishtit të ngjallur për ne në këtë situatë është një mesazh i fortë. Si i ngjallur, Krishti hyri në dialog me të gjthë ata që e kanë takuar, duke u thënë: “Paqja me ju!” Të mos e lejojmë kurrë, që politika të mbartë pasojat e përçarjes. Në emrin e Krishtit dëshiroj t’u komunikoj të gjithë politikanëve sot: rruga për zgjedhjen e krizës së tanishme, qëndron vetëm në dialogun; në veçoritë e dialogut, gjatë të cilit, të dyja palët lipset jo vetëm të flasin, por edhe të dëgjojnë me përgjegjësi e pjekuri të plotë, për të finalizuar të mirën e kombit më shumë sesa të mirën e partisë. Sepse dialogu është dialog e jo monolog.

Dhe le ta përjetojmë këtë situatë me dinjitet e me pjekuri, si qytetarë të vërtetë të një kombi demokratik e pluralist. Le të tregohemi se jemi njerëz që me të vërtetë e meritojmë shoqërinë demokratike e pluraliste. Demokracia kërkon pjekuri për një përdorim të mirë të votes dhe të lirisë duke pasur parasysh të mirën e përbashkët. Pluralizmi kërkon pjekurinë njerëzore, e cila ka mundësi të zgjedhë ndër shumë parti politike ose gjëra të tjera të mundshme, të zgjedhë atë që është më e mirë, ose atë që është më pak e keqe.

Të gjithë juve ju uroj: Gëzuar Pashkët. Nga zemra ju uroj paqen e gëzimin e Krishtit. *Arqipeshkev i Tirane-Durresit

c.a

Next Post
Frikë dhe kaos në stacionin e trenit në New York, 16 të plagosur

Frikë dhe kaos në stacionin e trenit në New York, 16 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Profesori që nuk bënte pazar në emër të karriges

May 6, 2026
“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

May 6, 2026
Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

May 6, 2026
“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

May 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

May 6, 2026
Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

May 6, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In