• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një mesazh për Bashën apo për Ramën?

by
27/09/2015 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Ilir Meta ka gjuajtur me një gur, nga vendi i tij origjinës Skrapari, dy zogj të tonazhit të rëndë të politikës shqiptare. Duke ju përgjigjur kreut të opozitës, për kërkesat e përsëritura për dorëheqje, shefi i LSI ka shprehur publikisht habinë, sesi opozita mund të kërkojë kokën e kreut të legjislativit, e jo atë të kreut të ekzekutivit. Një aludim i qartë se mes dy politikanëve në fjalë ka një flirt, një aleancë.

Kjo është në fakt vetëm një rrufe e vogël, në qiellin gri plot re e vetëtima të aleancës së majtë. Përkundër verës së nxehtë, gjatë së cilës Rama dhe Meta “u lanë në një det”, tani duket se ka ardhur koha e akuzave gjithnjë e më të drejtpërdrejta. Me deklaratën e mësipërme Ilir Meta ka nënkuptuar thuajse në mënyrë të hapur, një aleancë në distancë mes Ramës dhe Bashës. Nga ana tjetër, LSI bashkon votat në provincë me PD, kurse deputetët e saj në Kuvend po fillojnë të kushtëzojnë përherë e më hapur ligje dhe reforma. Duket si një martesë së cilës i ka mbaruar ndjenja dhe dashuria, e që vazhdon vetëm për hir të interesave të përbashkëta që lidhen me pushtetin.

Nuk është vetëm ndryshku dhe mëria që la pas fushata elektorale e zgjedhjeve lokale, ku PS akuzoi “pa zë” Metën se orientoi vota drejt kandidatëve të djathtë në këmbim të votave për këshillat, kurse LSI ja faturoi Ramës humbjen e gjashtë qyteteve të vogla ku garonte me njerëzit e saj. Në fakt nervozizmi aktual po ushqehet më së shumti nga ekspozimi i ri që po tentohet t’i bëhet kryetarit të LSI me rastin e hetimeve të aferës së CEZ. Përfaqësues të LSI kanë qenë të paqartë, kur janë pyetur nëse është qeveria ajo që ka furnizuar për mediat të dhënat e artikujve të fundit akuzues për Metën.

Duket se gjithnjë e më shumë zhurma e CEZ po tingëllon në veshët e Ilir Metës, si një kurth i përgatitur nga një regji me shumë duar dhe butona. E kjo e shton ftohjen dhe distancës mes tij dhe socialistëve, në një etapë kyçe të mandatit të majtë. Dy vjet pas marrjes së detyrës nga kabineti Rama, është ky e jo një tjetër, momenti për diskutuar e vendosur për ndërrime ministrash. Zërat brenda të majtës thonë se ka qenë Rama që e ka bllokuar këtë proces, duke mos i dhënë kështu mundësi Ilir Metës, që të faktorizohet politikisht, duke u bërë bashkëpronar i listës së re të anëtarëve të kabinetit qeveritar. E kjo bën që problemet e qeverisjes të duken artificialisht si më pak të rëndësishme, sesa marrëdhënia mes krerëve të saj. Një situatë tipike shqiptare, ku raportet njerëzore, kulisat e përfolura (më shumë sesa ato të faktuara), kanë prodhuar ftohje e kriza që kanë pasur pasoja shpesh të rënda për të gjithë vendin.

Next Post

Rrëfimi i Andi Lilës: Pse e bëra shqiponjën kur shënova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

SHBA dhe Arabia Saudite vulosin marrëveshjen bërthamore, Uashingtoni mban nën kontroll programin e Riadit

July 22, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

July 22, 2026
Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

July 22, 2026
Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

Vranësira në mëngjes, reshje dhe përmirësim gjatë ditës, ja sa do jenë temperaturat sot

July 22, 2026
Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

July 22, 2026
“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

July 22, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dumbabistët e rinj

July 22, 2026
Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In