• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës

by Ilir Yzeiri
06/02/2019 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri/

Edi Rama, siç e kam përmendur edhe në disa analiza të miat të mëparshme, në këta vjet që është në krye të qeverisë shqiptare, ka një meritë që duhet t’ia njohim. Është roli i jashtëzakonshëm që ai ka luajtur për të bashkuar faktorin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe për  t’i bërë ata aktorë të rëndësishëm dhe disa herë vendimtarë për mbarëvajtjen e punëve me frymëzim perëndimor në ato vende dhe, në të njëjtën kohë, për t’i bërë ata të theksojnë identitetin shqiptar brenda kuadrit të republikave ku jetojnë.

Mirëpo, Edi Ramës duhet t’i johim edhe një meritë tjetër. Ai, në mënyrë spektakolare, ka shkaktuar irritimin, prishjen e nervave, shpërqëndrimin dhe acarimin deri në absurd të shumë studiove televizive televizive, drejtuesit e të cilave thjesht e kanë inat Edi Ramën. Ato, pa e kuptuar, kanë rënë në grackën që u ka ngritur më parë ai duke i provokuar me batuta disa herë të qëlluara.

Nuk ka ditë të javës që në këto studio të mos ketë emisione me të ftuar që drejtohen prej gazetarësh të cilët më së shumti bëjnë thirrje të hapura për ta përmbysur Edi Ramën, caktojnë data, orë  dhe stinë se kur ai do të përmbyset. Flasin për lloj-lloj konspiracionesh dhe numërojnë të gjitha dobësitë njerëzore të Ramës, duke menduar se kështu do të nxisin turmat që të vijnë me hunj në dorë dhe ta nxjerrin Edi Ramën nga zyra.

Më i zellshmi ndër këta shtetiës është Sali Berisha i cili është kthyer në një « star » televiziv dhe i ngazëllen gazetaret me gollgane meshkujsh dhe gazetarët me hire femrash duke iu treguar dosje, epikriza dhe rrëfime erotike për Edi Ramën sa që të vjen jo të shkulesh gazit, por të kalon një buzëqeshje e lehtë kur mendon se të gjithë këta edhe sikur t’i kishte pagaur Edi Rama, nuk do ta bënin më mirë e më bukur diskredtimin e opozitës, nuk do të ngjallnin më shumë neverinë në publik dhe nuk do ta forconin pozitën e Edi Ramës, siç po bëjnë këta.

Shtoji pastaj dhe Lulëzim Bashën dhe poemën e tij ku ai rrëfen se si do ta arrestojë Edi Ramën, si do ta plasë në burg dhe pastaj si do ta ndërtojë Shqipërinë e re me pantallona teritali dhe golf sintetik dhe panorama bëhet e plotë. Ndërkaq, sondazhet thonë që Edi Rama jo vetëm i shton pikët dhe e rrit mbështetjen në opinion, por po e thellon distancën në mënyrë të frikshme. Ky është një argument tjetër që meriton një analizë të posaçme. Por le të kthehemi në atë që përmendëm në fillim.

Para disa ditësh Edi Rama përmendi se kishte biseduar në telefon me Shtëpinë e Bardhë. Pas kësaj ai u shfaq në shtëpinë e Hashim Thaçit me të gjithë liderët vendimmarrës të Kosovës. Është histori tjetër ajo që do të prodhohet nga ky takim. Ndërkaq, ajo që të bën përshtypje është vijimësia e rolit të Edi Ramës për të ndikuar pozitivisht në zhvillimet shqiptare dhe vëmendja për ta mbajtur të bashkuar faktorin shqiptar. Me një deduksion të thjeshtë dhe duke parë edhe veprimet e mëparshme të tij me faktorë të tjerë shqiptarë në Ballkan, mendja ta do të pohosh se ai është partneri më i besuar i SHBA-ve në Ballkan.

Edi Rama e ka fituar këtë status sepse nuk ka qenë i përfolur dhe as i shpallur si ithtar i interesave jo amerikane në Shqipëri. Ky është një fat i madh për shqiptarët kudo në Ballkan sepse ata kanë një lider që ka besimin e plotë të partnerit më të fuqishëm dhe më strategjik të shqiptarëve. Sali Berisha është tërbuar dhe shetit nga një studio në tjetrën duke përgojuar një koleg të nderuar si Mero Baze dhe duke lexuar romanin e tij të ndërtuar me përroin psikik kundër Edi Ramës, jo vetëm pse i është vënë viza nga SHBA, por pse ky partner i madh ivendit tonë ka një partner besnik që quhet Edi Rama. Me këtë partner, miqtë tanë faktorizuan shqiptarët në Maqedoni dhe larguan Gruvskin nga pushteti.

Askush nuk duhet ta harrojë takimin e Edi Ramës me të gjithë liderët shqiptarë të Maqedonisë dhe mesazhin që ai u përcolli dhe rezultati që u arrit. Vetëm sot në Maqedoni, në Parlament, flitet shqip dhe shumë të drejta të tjera të shqiptarëve janë rivitalizuar. E njëjta gjë edhe me shqiptarët e Malit të Zi. Edi Rama ka meritën e madhe se nuk ka transferuar asnjë marrëzi të përçarjes së shqiptarëve të Shqipërisë jashtë kufijve të saj.

Kujtoni se ç’bënte Sali Berisha me liderët e shqiptarëve në Maqedoni dhe si i ndërsente njërin kundër tjetrit apo me ata në Koasovë. Edi Rama nuk ka përdorur asnjë ndikim nga shqiptarët që janë jashtë kufijve për të fituar pushtet në Shqipëri. Në këtë pikë ai është shfaqur si një lider serioz dhe perëndimor.

Për këtë arsye SHBA-të e mbështesin dhe i besojnë atij synimet e politikës së tyre në Ballkan. Ndërsa qëndrimet e qarta të tij që nuk ngazëllehet me Rusinë dhe që nuk bën lojërat e saj, siç bën opozita me Lulëzim Bashën dhe Berishën i kanë bindur të gjithë se orientimi perëndimor dhe proamerikan i Edi Ramës është një fat historik për shqiptarët në Shqipëri dhe në rajon gjithashtu.

Next Post
Shqipëri-Moldavi, më 11 qershor, luhet në “Arena Kombëtare”

Shqipëri-Moldavi, më 11 qershor, luhet në “Arena Kombëtare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com