Nga Astrit Patozi
Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse më ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.
Ku minimalisht mungojnë epitetet vemje, artist, vrasës, gjumash, palaço, hajdut, i droguar etj, me të cilat tashmë na është mësuar veshi, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
Për Shkullakun e dimë me siguri që nuk do të bëhet kryeministër, sepse as nuk do, por ndoshta as nuk mundet dot.
Edhe Edi Rama bën mirë të mos jetë pas 25 prillit, megjithë është kaq shumë i dëshiruar për të qëndruar, qoftë edhe duke u kacavjerrur.
Kështu do t’i kishte respektuar tamam, jo vetëm Armand Shkullakun si kundërshtar dhe debatin e humbur për inceneratorët, por sidomos publikun, që është stërlodhur duke e ndjekur prej shumë vitesh.