• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Me Metën dhe Ramën, e Majta jonë “klasike” mbyll ciklin

by Ben Andoni
18/10/2020 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me sherrin, degjenerimin dhe performancën e dy liderave të së Majtës aktuale shqiptare, Ilir Meta dhe Edi Rama, Shqipëria e mbyll ciklin e kësaj të Majte. Pas zgjedhjeve të Prillit, Shqipëria për inerci mund të ketë sërish Edi Ramën (gjasat e të cilit po zvogëlohen disi paçka performancës tejet të dobët të liderit të opozitës), por asnjëherë nuk do të jetë më si më parë. Për këtë është kujdesur fillimisht Ilir Meta, duke ia përçudnuar ideologjinë LSI-së, partisë së vet duke e kthyer në një parti të etur për pushtet dhe rehatim militantësh. Është e vërtetë që çdo parti lufton për pushtet, por jo duke shkelur parimet, siç ai e ka bërë rëndom. Sa i përket të Majtës së Edi Ramës, lehtësisht mund të shikosh demokracinë e brendshme të munguar, simbolikën e partisë dhe ciklin e reformave të tij për të kuptuar se e Majta e Sotme e PS-së, që përfaqësohet prej tij, ka humbur de jure dhe de facto ngjyrën, kurse ai është kthyer pak e nga pak në një lider autokratik. Çuditërisht reformat e tij, që duhet të ndihnin në masë njerëzit e varfër dhe shtresën e mesme kanë ndihur vetëm një kastë, e cila forcohet e forcohet dhe merr e merr pushtet, që është në fakt përtej të Majtës e të Djathtës bashkë. Ata janë e mbeten të paprekshëm.

Kurse varfëria, e cila është rritur frikshëm sot dhe pamundësia e strukturave për ta menaxhuar atë, përveç propagandës që zbardh gjithçka, është tejet e lodhshme. Dikur gazetari i njohur Montanelli e thoshte me një lloj eufemizmi, këtë lloj stadi të ri të së Majtës: “Si ka mundësi që sa herë vinë të Majtët në pushtet, shtohen të varfrit?!” Pa hedhur poshtë vlerat e pamohueshme të së Majtës dhe atë që përfaqëson por edhe ringritjen që i ka bërë vendit, pas dërrmës së të Djathtëve, ajo më shumë po lufton t’i marrë kauzat kësaj të fundit. Dhe, jo më kot, për pronën, identifikimin me të përndjekurit, strukturën dhe institucionet lufton më shumë e ”E Majta” sesa “E Djathta”, e cila i ka pasur në program, e që tashmë diskursin e vet e shtrin mirëfilli në atë politik-populist.

Filozofi polak Leszek Kolakowski, në një analizë të qartë për të treguar diferencat e ideologjive, shkruante se: ”Në të dyja sistemet e Majta përpiqet t’i bazojë mundësitë e saj në eksperiencën dhe prirjet evolucionare të historisë; ndërsa e Djathta është shprehja e kapitullimit përballë situatës së momentit. Prandaj e Majta mund të ketë ideologji politike, ndërsa e Djathta nuk ka asgjë përveç taktikave. Brenda kontekstit të të dyja sistemeve, e Majta e di se çdo liri njerëzore plotëson një dëshirë të caktuar, por se ekziston edhe nevoja për lirinë si të tillë. E Majta nuk ka frikë nga historia. Ajo beson në fleksibilitetin e marrëdhënieve shoqërore dhe të natyrës njerëzore—në mundësinë e ndryshimit të tyre”.

Kjo është realisht sesi duhet të ishte E Majta, por Shqipëria e sotme është në diktatin e sherrit Ilir Meta dhe Edi Rama, që përpos të tjerave e kanë kanalizuar vendin në një udhë, e cila duket shumë e gjatë drejt integrimeve dhe shumë e shkurtër drejt këtij stadi, që është fundi i të ashtuquajtur të “Majtës” klasike shqiptare. (Javanews)

Next Post
Shtatë muaj pritje, Arabia Saudite lejon besimtarët të falen në Mekë

Shtatë muaj pritje, Arabia Saudite lejon besimtarët të falen në Mekë

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Rama eshte neoliberal pra i dhathte ekstremisht .PS eshte vetem ombrelle

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com