• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nje media më pak? Po, një zë më pak për demokracinë

by Afrim Krasniqi
23/02/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Mbyllet edhe një gazetë? Nuk ka dilemë: ky është një lajm i keq për median, informacionin dhe vlerat plurale të demokracisë! Portale online kanë paralajmëruar mbylljen e gazetës “Shqip”. Bëhet fjalë për një gazetë të përditshme dhe prej vitesh në treg. Mund të mbetet online, mund të kthehet në botim javor, por me siguri, nuk do të jetë botim ditor siç edhe ka qenë prej krijimit. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e saj direkt, por kam qenë lexues i saj, si e çdo gazete tjetër kombëtare. Nuk bëhet fjalë vetëm për disa dhjetëra punonjës që dolën të papunë dhe duhet të kërkojnë mbijetesë në një treg eksperimental ku nuk ka vlerë kualifikimi, aftësia, merita dhe as kontrata, – por për diçka më të madhe: një media e shkruar mbyllet.

Përgjatë 2015 u mbyllën disa media të tjera. Një kanal televiziv me përkatësi biznesin Italian u mbyll dhe mbyllja u festua nga ata që na drejtojnë duke e konsideruar sukses historik. Sepse ata nuk donin pronarin. Shteti, – Ministria e Financave mori drejtimin disa mujor të kësaj medie, duke aplikuar një praktikë antikushtetuese: vijoi punën pa paguar rroga dhe as siguracione. Disa qindra punonjës mbetën pa punë, humbën kontratat, siguracionet dhe arkivin e punës së tyre. Një tjetër media televizive u mbyll (Planet TV) dhe askush nuk u shqetësua për fatin e disa dhjetëra punonjësve, përfshirë gazetarë të njohur. Gjatë 2015 u mbyll edhe një kanal tjetër televiziv, me pronar një politikan të njohur, si dhe u reduktua ndjeshëm botimi i gazetave kombëtare e lokale në shtypin e shkruar. Nga ana tjetër janë hapur disa media të reja online, shumë atraktive, por me një risk  permanent: – duke qenë online në produkt e arkiv rrezikojnë që në çdo moment të zhduken online dhe se janë media simbolike, jo përmbajtjesore.

Mbyllja e disa mediave gjatë 2015-2016 apo e rreth 12 titujve gjatë dekadës së fundit nuk është lajmi i vetëm i keq për gjendjen e medias në vend. Vetë media funksionon më shumë si aneks biznesi sesa si media. Ndaj fati i saj, mbijetesa e saj, mbetet e lidhur me fatin e biznesit dhe mbështetjes politike. Një pjesë tjetër e medias vijon të ketë probleme financiare të mëdha, ka probleme me pagesat, me kontratat, me siguracionet, sic edhe televizioni kombëtar vijon të mbetet edhe më tej në krizë drejtimi dhe pa shikueshmëri, me gjithë paratë që na i merr rregullisht. Kufizimet në media nuk janë vetëm administrative dhe numerike, por edhe përmbajtjesore: ka rritje të tendencës së censurës, ka më shumë lobing politik sesa lajme mediatike, ka presion për të larguar ose kufizuar kritikat dhe për të promovuar lajmet – reklamë politike, dhe ka tendencë që axhenda e mediave të jetë shtojcë e axhendave partiake.

Kur më 1991 një delegacion i National Democratic Institute erdhi në Tiranë, vizita e tyre e parë ishte tek kioskat e gazetave për të parë titujt dhe përkatësinë e gazetave. Kishte disa tituj, por shumica ishin direkt apo indirekt produkt politik e financim i PPSh. Gazeta e parë pluraliste ishte gazetë partie, gazeta e dytë po ashtu gazetë partie, dhe në tërësi, gazetat më të lexuara ishin gazetat e partive majtas e djathtas. “Pluralizmi juaj ka shkuar vetëm tek elitat“ – thanë ata, – “ai nuk ka shkuar tek qytetarët, nuk reflektohet në shoqëri dhe pa informacionin e vërtetë dhe të shumëllojshëm mbetet fasadë dhe pa burime e garanci se do të mund të prodhojë një demokraci të vërtetë e funksionale“. Atëherë nuk i kuptuam, pas 25 vitesh po kujtojmë se ata kanë pasur të drejtë.

Next Post

Foto-galeri/ Njihuni me Nikoletën, të dashurën e "nxehtë" të Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com