• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një manual për të kuptuar talljen e PD me kandidatët!

by Alfred Peza
05/08/2020 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Alfred Peza

Ka një aksiomë jo vetëm në politikë, por në çdo fushë të jetës, për mënyrën sesi mund ta zhbësh një gjë serioze. Sesi mund ta bësh qesharak një funksion, një mision, një proces, një sistem dhe një garë, duke e shitur atë për krejt të kundërtën e saj. Pra, duke ua ofruar konkurentëve, rivalëve dhe opinionit publik, si një proces historik. Si garën më demokratike të zhvilluar ndonjëherë në 30 vitet e fundit. Si modelin që duhet marë shembull jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon dhe pak më gjerë!

Le ta bëjmë pak më konkrete këtë tezë, duke dhënë shembuj, sesi mund ta dalloni atë të aplikuar në praktikë. Përshembull në një redaksi mediash me 20 gazetarë, Kryeredaktori vendos që të emërojë 9 zëvendëskryredaktorë. Si përfundim, një ndër 2 profesionistët e asaj media do të ishte shefi, e tjetri vartësi i tij. Apo ka ndërmarrje, që kanë më shumë shefa dhe drejtorë, sesa kanë punonjës. Sikundër shumë forca politike, që kanë shumë më tepër drejtues forumesh, sesa anëtarë partie në terren dhe votues në zgjedhje.

I tillë është edhe procesi që sapo ka nisur Partia Demokratike për të përzgjedhur listën e kandidatëve për deputetë, që po trumbetohet me të madhe si një nga proceset më të jashtëzakonshme që janë zhvilluar ndonjëherë në sistemin politik shqiptar. Në fakt, po ta mendosh hollë hollë, e tillë është. Por, jo për mirë, por për krejt të kundërtën e saj. Për talljen e madhe që Lulzim Basha është duke i bërë përmes këtij procesi, demokratëve në të gjithë Shqipërinë.

Do të jap provat për këtë, bazuar madje në një njoftim të bërë sot nga burimet e kësaj partie, të cituara gjerësisht nga mediat deri ato kombëtare. Në të cilin thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për Deputetë në PD, do të kalojë nëpër filtrat e saj, mbi 3 000 (tremijë) propozime që kanë mbërritur nga baza. Përfshi këtu edhe plotësimin në formularë të kërkesës për emrat e tri “kolegëve apo shokëve” që kanë patur në “dhome në universitete, të cilët kanë dijeni për jetën e tyre private”, atëhere shifrat nga (3 000 + 9 000) shkojnë në total në 12 000 (dymbëdhjetëmijë) njerëz të përfshirë.

Sapo mëson këto, dikush mund të pyesi me naivitet: Po nëse je nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Korça, etj dhe nuk ke qenë në konvikt, por ke ndjekur studimet në qytetin tënd, në shtëpinë tënde apo të prindërve të tu, mund të bëhesh dot me këtë krite,r kandidat për deputet i PD? Po nëse kur ke ndjekur studimet e larta ke fjetur tek xhaxhai, tezja, halla, daja, kushëriri emigrant që e ka shtëpinë bosh, etj, a quhet?! Po nese i ke ndjekur studimet jashtë Shqipërisë dhe ke patur një dhomë më vete, apo brenda një familje vendase, a penalizohesh?!

Por le ta lemë mënjanë këtë anë komike dhe le të meremi me thelbin më serioz të kësaj çështje. Pyetja është kjo: Si mund të ketë një parti politike 3 000 kandidatë për deputetë, në një vend i cili sipas INSTAT ka 2962 fshatra? I bie, që PD të ketë propozuar për këtë proces, nga një kandidat për çdo fshat dhe për çdo qytet të Shqipërisë. Çfarë kuptimi ka kjo?! A është ky një proces për përzgjedhjen e kryepleqve të fshatrave apo kryetarëve të lagjeve, apo për ekipin kombëtar të një partie, që pretendon të rikthehet pas 8 vjetësh në pushtet?!

Shqipëria siç dihet ka një parlament me 140 vende, nga të cilat në zgjedhjet e fundit të 2017, PD fitoi vetëm 43 mandate. Në këto kushte, përse i duhet një kryetari partie politike që të bëjë sikur po bën një proces të tillë me mijëra kandidatura, kur në fund nuk do ketë as 100 prej tyre në listë, po të kemi parasysh se do garojë në një koalicion parazgjedhor me listë të përbashkët me aleatët? Përse duhet ti ngrejë mendjen që të flejnë ca ditë apo javë me ëndrra 70- 80 njerëzve, për çdonjërën nga mandatet, që ai pritet të fitojë sërisht në zgjedhjet e radhës më 2021?!

Përgjigja është fare e thjeshtë: Lulzim Basha po aplikojn një skemë e cila në emër të sasisë, masivitetit dhe përkëdheljes së ambicjeve të sa më shumë njerëzve, thjeshtë sa po e zhbën garën. Duke i dhënë edhe trajtat butaforike përmes gjoja procedurave, komisioneve, formularëve, këshilltarëve të huaj, mediatizimit e kështu me radhë, po e bëjnë përveçse në përmbajtje, qesharake edhe në formë! Ky është një manual shumë modest, për të kuptuar talljen e madhe, që PD po bën me kandidatët e saj për deputetë. Po me shqiptarët nesër, çdo bëjë?!

Next Post
Ngriti dolli kur vdiq Enveri, si e kujton ish i dënuari i Spaçit 11 Prillin e vitit 1985

DOSSIER/ Ja sa fitonte shteti shqiptar nga puna e një të dënuari politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In