• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mandat i dytë/ Meta dekreton Sejkon për tu rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë

by Java News
14/02/2022 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emrin e Gent Sejkos për t’u rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal.

Gjithashtu është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid”, thuhet në njoftimin e shperndare nga Presidenca.

Megjithatë, sipas kreut te shtetit, në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë “duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve”.

Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i ka përfunduar mandati në datën 5 shkurt 2022.

NJOFTIMI I PLOTE

Nisur nga fakti që Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i ka përfunduar mandati në datën 5 shkurt 2022, Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, pasi ka ndjekur me vëmëndje dhe zhvillimet dhe procedurat në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ditën e sotme në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 161, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka dekretuar që :

Zoti Gent Sejko t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t`u rizgjedhur si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal.

Gjithashtu është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid.

Megjithatë, në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Rreziku i rritjes së kredive me probleme shton rëndësinë e një monitorimi të ngushtë të cilësisë së portofolit të kredisë së bankave, ruajtjen e rezervave të kapitalit dhe forcimin e kornizave të zgjidhjes së kredive të këqija.

Të gjithë aktorët duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale në rritje që lidhen me rritjen e borxhit publik dhe të ekspozimit ndaj rritjes së portofolit të projekteve të Partneritetit Publik Privat.

g.kosovari

Next Post
PD: Një vit pas tërmetit shumica e qytetarëve pa çati. Rama la Shqipërinë në vendnumëro

Reforma territoriale / PD: Kemi ngritur grupin e punës për të nisur konsultimet me qytetarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com