• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mandat i dytë me PS, apo qeveri teknike me PD… Në çfarë krahu do të shkojë Ilir Meta?

by Java News
19/02/2017 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vendosi braktisjen e Parlamentit sa kohë të zgjasë protesta dhe do kthehet vetëm nëse ka një zhvillim të lidhur me të. Por dalja nga Kuvendi e PD përkon me dy javë të rëndësishme parlamentare të zbatimit të Vettingut, duke përcjellë kështu krizën në zyrën e kryetarit të Kuvendit, mbi të cilin po shtohet presioni të japë një qëndrim ndaj situatës së re politike.

Protesta e opozitës duket sikur po rikthen në skenën politike atmosferën e korrikut të vjetshëm, kur, përveç numrave për Reformën në Drejtësi, secili aktor po llogariste edhe numrat për një qeveri të re.

Nga çadra e opozitës, me zërin e Vangjel Dules nuk ka munguar një ftesë bashkëpunimi për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila vazhdon të heshtë për protestën kundër qeverisë.

Në këtë atmosferë kryeministri Edi Rama, u shfaq në një mjedis publik, pak metra larg protestës, me deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipin, me të cilin u pa të shoqërohej edhe gjatë krizës së korrikut të kaluar.

Tek ai, Rama gjeti mbështetjen në korrik për të garantuar numrin 71 të votave, nëse Ilir Meta mund të largohej nga qeveria, siç paralajmëroi vetë në një nga skenarët e miratimit të Reformës pa konsensusin e opozitës.

Por a do të thonë këto zhvillime se situata po lëviz nga çadra e protestës drejt kryesisë se Kuvendit të drejtuar nga Ilir Meta? Përveç protestës në rrugë, opozita ka marrë edhe një veprim tjetër politik.

Pasditen e të dielës opozita vendosi të bojkotojë Parlamentin përsa kohë ajo do të jetë në protestë përpara kryeministrisë. Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike bojkoton kuvendin, por, këtë herë, ky hap përkon me një fazë të rëndësishme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Nëse opozita nuk kthehet në Kuvend deri në fillim të marsit, bëhet e pamundur ngritja e menjëhershme e komisioneve parlamentare që do të verifikojnë kandidaturat për Vettingun dhe më pas votimin e tyre.

Ligji përcakton përbërje të barabartë të këtyre komisioneve mes mazhorancës dhe opozitës dhe mungesa e njërës palë, në rastin më të mirë, e shtyn të gjithë procesin.

Por a mund të jetë përbërje kjo një shkak për një krizë të mundshme parlamentare? A mund të jetë kjo një situatë e re, me të njëjtët aktorë dhe më të njëjtin argument, Reformën në Drejtësi?

Thuhet se në korrik beteja e nervave ndaloi kur njëra palë siguroi 71 vota. Por një spirale e re me protesta në rruge dhe me një krizë parlamentare të njëanshme që bllokon Vettingun, mund të kërkojë me shumë garanci se kaq për të hedhur hapin e parë drejt një krize politike pa kthim.

“Pa kthim”, një shprehje për të cilën Meta hesht, ndërsa Rama dhe Basha bien dakord, por në drejtime të ndryshme. Njërin prej të cilëve, herët a vonë duhet ta ndjekë edhe LSI./tch/a.k

Next Post
Ushtari rrëfen tmerrin…”Gruaja më tradhëtoi me 60 burra, njëri ishte gay dhe “kapi” nipin…”

Ushtari rrëfen tmerrin..."Gruaja më tradhëtoi me 60 burra, njëri ishte gay dhe "kapi" nipin..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In