• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një mallkim i vjetër në Tiranë, jeto në kohë interesante!

by Lorenc Vangjeli
21/11/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit mund të mos premtonte asgjë tjetër, por monotoonia ngjante e garantuar. Një parti në pushtet me një rezultat domethënës, shifra “ndihmëse” që e bënin lehtësisht kushtetuese diferencën mes poleve të pushtetit, një opozitë e ndarë së paku në dy pjesë dhe për më shumë, një opozitë brenda opozitës që kishte të drejtë në aksion, por që ishte përjashtuar nga aksioni i vijës së parë; në këtë tablo të vizatuar në qershor, Edi Rama i shtatorit dukej se problem mund të kishte vetëm veten.

Ai kishte të gjitha mundësitë që të qeveriste i vetëm dhe me vullnet personal shumicën e tij tashmë tërësisht të personalizuar dhe i kërcënuar vetëm nga aksioma e shumëprovuar se në Shqipëri pushtetet kishin rënë vetëm nga pesha e tyre. Gjithë të tjerët përtej tij, dukeshin të përjashtuar njëherë e mirë nga mallkimi i hershëm: Jetofshi në kohëra interesante! Tirana dukej një vend tmerrësisht i lexueshëm, ku e nesërmja e afërt thjesht do t’i ngjante të shkuarës shumë të afërt.

Brenda partisë së tij Edi Rama nuk kishte më kundërshtarë. Gara e vetme brenda godinës ish-gumëzhitëse të së majtës, ishte vetëm tentativa për të mbërritur sa më pranë vështrimit të tij dhe qëndrimi sa më gjatë nën hijen e tij.

Kritikët brenda të majtës kishin heshtur sepse rezultati i kishte lënë pa fjalë, kurse kritikët nga e djathta më shumë bënin sherr me dobësinë e opozitës sesa me forcën e shtuar të PS-së si një parti e vetme në pushtet. Nuk shihnin si kishte fituar Rama, por si ishte Basha humbës.

Përkundër të gjitha parashikimeve, megjithatë, Edi Rama ishte shumë larg triumfalizmit të tij brohoritës të katër vjetëve më parë, kur i duhej të ndante dhe të administronte fitoren elektorale me Ilir Metën. Kush e ka parë atëherë të lumtur kryeministrin e dalë nga tuneli i tetë vjetëve opozitë, nuk e njeh sot kur është shumë më modest në arrogancën e bilancit të tij numerik. Kush trembet se shallvaret që vesh së jashtmi i demonstrojnë dëshira sulltanore së brendshmi, nuk mund të kuptojë se pse tani ai rend pothuaj kokëulur të përqafojë fëmijë apo të premtojë edhe kanale kullimi në fshatra që më parë nuk i dinte as ku binin në hartë.

Mund të ketë shumë arsye e pse është kështu. E para dhe ndoshta kryesorja është se një kryeministër di shumë më shumë se kushdo tjetër dhe se informacioni që ai ka, e bën atë të shohë më larg, të shohë më lart dhe të llogarisë më larg e më lart se gjithë të tjerët atë që projekton e ardhmja. E kanë bërë të githë kryeministrat, duke nisur me Meksin që jetoi në një kohë tërësisht specifike dhe u vazhdua me Nanon, Metën, Berishën. Dhe madje edhe me Majkon që sot është ministër i Ramës.

Rama di mirë se çfarë fshihet mbas furtunës që tronditi Tahirin e bashkë me të, edhe shumë nga njerëzit e tij në parti që e donin në qeli Saimirin më shumë sesa e luste Berisha.

Ai di gjithashtu se çfarë e rrezikon Dakon e Durrësit nga çfarë ju tha si paradhënie nga Basha. E bashkë me të, edhe dy deputetë të listës së këtij qarku.

Rama di gjithashtu se ka dhe dosje të tjera që do të konsumohen njëra pas tjetrës në muajt në vijim. I vetmi problem i tij nuk janë shifrat që e ka mundësi të thërrasë në apel për betejat e rradhës. Nuk e ka problem as Bashën që e thërret me cinizëm në duel verbal çdo të enjte dhe aty as nuk e lejon të hyjë në thelb të argumentit, por e mund me armën e tij të preferuar, me batutë. Në të njëjtin kurth me të cilin mundte deri në mërzi po çdo të enjte edhe Doktorin. Halli i Ramës tashmë është gjetkë. Ai është një hall me disa fytyra si Janusi, “perëndia e teatrit”, që në këtë teatrin tonë të vogël, vanitoz e provincial, aktorët sa vjen dhe bëhen më të dobët. Fakti e ndërpret veprimin, por nuk ja ndryshon dot rrjedhën atij. Ngjarja, në të përkundërt, është çfarë ndryshon rrjedhën e veprimit.

Faktet, ngjarjet dhe vetë veprimin, Rama po i përjeton si një ish-student i akademisë së arteve dhe po si një ish-pedagog aty, ka nisur të mbajë një distancë higjenike nga teatri i dobët që i luajnë një pjesë e madhe e njerëzve të tij. Që as nuk dinë të orientohen dhe as nuk kuptojnë se Shqipëria është e paqetë. Se nga brirët e dreqit nuk bëhen gjithmonë kopsa xhakete. Dhe se mallkimi klasik po i ndjek ende shqiptarët: po jetojnë ende në kohë interesante! Dhe kohë interesante nuk do të thotë me dosmodo as kohë e lumtur dhe as kohë e bukur. Antimonotonia është e garantuar dhe koha për bukë dhe cirk shpesh vjen edhe pavarësisht vullneteve individuale.

Next Post
BE: Nuk jemi të qartë nëse duhet SHBA në dialogun Serbi-Kosovë

BE: Nuk jemi të qartë nëse duhet SHBA në dialogun Serbi-Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

January 17, 2026
Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

January 17, 2026
Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

January 17, 2026
“Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë”/ Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Do përdorim AI në Shëndetësi

“Në fokus problematikat e bashkive”/ Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

January 17, 2026
Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In