• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Një lule “Gjeçovi” nga Zymi i Kosovës për në burgun e Hagës ku ndodhet Hashim Thaçi

“Atdheun nuk mund ta marësh me vete nën shollët e këpucëve” - Zhorzh – Zhak Danton

by A R
15/12/2025 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sefer Pasha

              Në Zym të Kosovës  çdo vit mblidhen qindra njerëz nga Kosova, Shqipëria. Përkujtohet dita e gjëmës kur shovinistët serb vranë Shtjefën Gjeçovin në vitin 1929. Gjeçovi ka një biografi të ndritur. Në vitin 1920 mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe është një veprimtar i shquar, etnogarf, arkeolog dhe shkrimtar.                             …………………………Edhe unë si gjithë të tjerët në këtë datë shkoj në Zym të Kosovës. Ime shoqe në kalendarin e varur në bibliotekë e që ngjan me një hartë datën përkutimore të Gjeçovit e fut në rreth të kuq. Dhe unë që një pjesë të kohës e kaloj në bibliotekë e vështroj kalendarin e qysh një javë më parë përgatitem për në Zym. Për ta përkujtuar tragjedinë e Shtjefën Gjeçovit vijnë dhe pushtetar nga Kosova  dhe Shqipëria. Vite më parë më datën 7 . 10. 2017 erdhi dhe Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi. E kam të fiksuar në kujtesën time, por dhe në fotografi. Atëherë nuk ishte ky Hashim që e shohim tani në burgun e Hagës. Mes miqëve atë ditë të bukur vjeshte u paraqit i thjeshtë. Në kokë nuk kishte flokë bore. U ul në amfiteatrin me gur Pashtriku pa qibër. E mori fjalën dhe foli shkurt.                                                                                                                                   …………..            Unë nuk e harroj një detaj. Hashim Thaçi fliste dhe sytë herë pas here i hidhte nga mali i Pashtrikut të cilin e kishte përballë. Po përse e hedh vështrimin nga Pashtriku pyesja unë dhe miq të tjerë të largët?. Përgjigja nuk ishte e vështirë për të gjithë ata që e dëgjonin. Në atë drejtim ishte Qafa e Mullarëve, ku Hashim Thaçi e kaloi malin e Pashtrikut për në Rambuje. Pikërisht në atë qafë disa vite më vonë shovinistët serb do të vrisnin  gjeneralin Luan Haradinaj, të cilin i vëllai Ramushi e varrosi në mëngjes tek Ara e Muhadrit në Vlahën të Hasit e që më vonë i mbeti emri Ara e Luanit.                                                                                                                                        ……………………Pas kaq vjetësh e vështroj fotografinë të cilën e bëra në Zym me Hashim Thaçin në atë takim për të kujtuar Gjeçovin. Presidenti tani së bashku me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin ndodhen në burgun e Hagës. Akuzat janë të pathemelta. Të gjitha i sqarojë gjenerali Klark, i cili u thirr në Hagë si dëshmitar. Trimat e Uçk -së  të cilët janë gjallë kur e dëgjuan gjeneralin Klark e thanë me zë të lart se Hashim Thaçi nuk ka qëlluar fare me armë në luftë, s’ka arrestuar njeri, s’ka një proces – verbal dhe nuk e njeh mekanizmin e shtrëngimit të prangave. Kurrë nuk kishte parë çelësa të dyerve të qelive të ndonjë burgu[vetëm kur e shpunë në burgun e Hagës]. I vetmi “faj” i tij është se në të gjitha zonat e luftës e mbajti me vete një bibliotekë, të cilën tani e administron në vendlindje në Bujovë i biri i tij. Presidenti Hashim Thaçi nuk ka bër asnjë krim. Bujova ku lindi i jep krah dhe për të nuk ka asnjë pengesë. Në Kosovë do të kthehet me flamurin e lavdisë. Qelia e burgut i duket si odat në Bujovë, ku u përkund nga këngët e atit Haxhiut dhe të nënës Hyrës.  Në dritaren e qelisë në Hagë me përtesë vijnë agimet, kurse atje në Bujovën ku lindi ngjiten në kulla si shtojzavalle. Presidenti ka mall për agimet e Bujovës. Një bujovas që e vizitoi në Hagë i tha që të mos dëshpërohej dhe i tregoi se gjyshi i tij në vreshtin e madh kishte mbjellë dy mollë. Një mollë të ëmbël dhe një të thartë. Kur mollët u rritën dhe i poqën kokrrat ushtarët serb e shqyen mollën e ëmbël, kurse molla e thartë është dhe sot. Në të kakarisin korbat. Presidenti ka qenë një nga luftëtarët e orëve të para si i gjithë populli i Kosovës. Shpresojmë që pasi të kthehet i pafajshëm nga Haga ne përsëri të mblidhemi në Zym për të kujtuar Shtjefën Gjeçovin.

Next Post
Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve

Sekretariati i Etikës merr vendim, rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Ballës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com