• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një luftë e porsanisur për të fituar të nesërmen

by Java News
04/04/2020 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dashamir Xherahu

Normaliteti nuk do të vijë menjëherë e për këtë duhet të jemi të gjithë të përgatitur. Gjatë këtyre javëve jo pak të lehta, u mësuam t’i gëzohemi gjërave të vogla që e bashkuan familjen, duke përgjuat nëse ndonjë shenjë e virusit kishte mbërritur në pragun tonë. Çdo shenjë e Covid-19 do ta thyente normalen e re, të cilën mezi e krijuam.

Lufta është për guximtarët- kështu thonë. Por ne jemi ende të paarmatosur siç duhet përballë një armiku tinëzar e të fshehtë që ta merr kalanë nga brenda dhe të bën të përballesh me vdekjen aty për aty.

Kur shpërthimi i coronavirusit u konfirmua në fillim të këtij viti, Presidenti kinez, Xi Jinping foli për një “luftë njerëzore”. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel i kërkoi popullit të saj “solidaritet, njësoj sikur jemi në luftë”. Në Francë, Emmanuel Macron shpalli gjendjen e luftës përballë “armikut të pakapshëm”. Kryeministri Giussepe Conte i tha italianëve se “jemi në luftë e duhet të mblidhemi mes nesh”. Kryeministri britanik Boris Johnson, kryetari i parë i një qeverie në botë, i cili rezultoi pozitiv për testin COVID-19, u tha britanikëve se kjo është një luftë në të cilën “është rekrutuar drejtpërdrejt çdo qytetar”. Në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump e rimodifikoi veten, duke u vetëquajtur “president i kohës së luftës”.

Kina na dukej e largët, por kur virusi iu afrua fqinjit tonë Italisë, aty e ndjemë thuajse në lëkurë, cili ishte realiteti i ri. Të prekur nga virusi ishim dhe ne. Ndërsa numri i vdekjeve rritej cdo ditë në Itali, frika shtohej në Shqipëri. Na kanë lënë gjurmë fytyrat e mjëkëve dhe infermierëve italianë me shenjat e maskave në fytyrë. Sa është ngulur në kujtesën tonë, vetmia në shtratin e vdekjes. Lamtumirat përmes celularëve në Itali. E dhimbshme.

Festat e Pashkëve të javës së ardhshme do të jenë “krejtësisht të ndryshme nga sa kemi pasur më parë”, tha Kancelarja Angela Merkel në një adresë video të premten. Merkel paralajmëroi që virusi ende po përhapet shpejt në Gjermani dhe e përshkroi përpjekjen anti-pandemike të vendit si një “detyrë herkuliane”. Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje se rritja e infeksioneve të konfirmuara “tani është pak më e ngadaltë se sa ishte vetëm disa ditë më parë”. “Është e vërtetë që numrat e fundit … aq të larta sa janë, me shumë kujdes japin një shpresë të vogël,” tha ajo.

Sidoqoftë, është “padyshim shumë shpejt të njohësh një prirje të caktuar, dhe është shumë shpejt që të fillosh të heqësh ndonjë nga rregullat e rrepta që i kemi imponuar vetvetes,” thekson Merkel.

Udhëheqësja 65-vjeçare iu drejtua publikut në një podcast javor në ditën e saj të parë në Kancelari. Ajo kishte kaluar dy javë në karantinë në shtëpi për shkak të kontaktit me një mjekë të infektuar. Disa teste të koronavirusit të kryera nga kancelarja dolën negative.

Duke iu drejtuar vendit të Premten, Merkel tha se ajo do të vepronte “absolutisht në mënyrë të papërgjegjshme” nëse ajo vendosi një datë për heqjen e masave dhe vendi atëherë nuk do të ishte në gjendje ta respektonte atë.
Në këtë skenar “ne do të shkonim nga tigani në zjarr – në aspektin mjekësor, ekonomik, shoqëror”, tha Merkel.

Jo më kot, shumë ekspërtë dhe politikanë, vijojnë të bëjnë thirrje të qëndrojmë në shtëpi. Kështu, sistemi shëndetësor shqiptar do të mund të përmballojë ngarkesën me të sëmurët aktualë dhe ata që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar, ne luftë me vdekjen dhe të përballojë me dedikim e sakfricë tejnjerëzore, të sëmurët e prekur nga Covid-19.

Nëse krahasojmë shifrat e të prekurve dhe viktimave (ndjesë për shpirtrat e tyre) me vendet fqinje, kjo nuk do të thotë se ne fituam dhe armiku u mposht. Virusi do të jetojë gjatë me ne. Nuk e dimë dreqin, përse e kërkon këtë. Por ajo pak që dimë është të mos gëzohemi. Të qëndrojmë sërish brenda dhe të bëjmë maksimumin për të ruajtur jetën.

Na qëlloi ta jetojmë edhe këtë kohë. Sot nuk jemi vetëm dëshmitarë, jemi autorët e fatit dhe të ardhmes sonë. Kjo quhet normalja e re. Po mësohemi dhe duhet të qëndrojmë! Pikërisht tani që duket sikur sapo e kemi fituar përballjen e parë me këtë armik të padukshëm.

Faza më e vështirë do të jetë ajo e bashkëjetesës me virusin. Ajo e “pas karantinës”. Përcaktuesi i jetëve tona, thonë ekspertët, do të jetë treguesi R0, ai që shpjegon shkallën e rrezikshmërisë e ngjitjes së virusit nga njëri person tek tjetri. Tani, ai lëkundet mes 1.1 dhe 1, pra e thënë ndryshe një person kontaminon një tjetër. Që dyqanet, baret, restorantet të hapen, R0 duhet të jetë 0.5, ndërsa për të frekuentuar vendet e mbipopulluara si diskotekat, pabet, sallat e eventeve, stadiumet, R0 duhet të jetë zero. Maskat, dorezat, ndoshta do të duhet t’i përdorim çdo ditë dhe vështirë se puthjet dhe përqafimet, pavarësisht mallit, do të jenë më një formë përshendetjeje.

Por secili nga ne ka plot motive që tejkalojnë muret e shtëpive, mbajini gjallë, ushqejini me dashuri, jepini forcë cdo ditë, derisa t’ja dalim me zemra të bashkuara, megjithëse në largësi.

Next Post
Paralajmërimi i Akademisë së Shkencave: Duhet trajtim në kohë, ja kur pritet mbërritja e pikut të Covid-19

Paralajmërimi i Akademisë së Shkencave: Duhet trajtim në kohë, ja kur pritet mbërritja e pikut të Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avioni privat i miliarderit turk doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, arrestohen dy pilotët, ishin të dehur!

Avioni privat i miliarderit turk doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, arrestohen dy pilotët, ishin të dehur!

September 16, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Qeveria hape thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira në institucionet publike!

September 16, 2026
“Nesër te Parlamenti”- Dita e 109-të e protestës, dënohet vendimi i Hagës: Është një padrejtësi bazuar në dëshmi të rreme!

“Nesër te Parlamenti”- Dita e 109-të e protestës, dënohet vendimi i Hagës: Është një padrejtësi bazuar në dëshmi të rreme!

September 16, 2026
Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

September 16, 2026
EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

September 16, 2026
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

September 16, 2026

Alarm në Gjermani, dy të vdekur nga malaria në Frankfurt! Dyshohet se mushkonjat e infektuara janë transportuar përmes fluturimeve

September 16, 2026
Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

September 16, 2026
Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

September 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com