• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një lolo në oborrin e shtypit të oligarkëve

by Mero Baze
28/03/2019 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Gjatë protestës së sotme para Kuvendit, çdo vëzhgues shtypi, mund të arrinte lehtë në një konstatim. Për gati tre orë, 90 për qind e shtypit përfshi TV, dhe portalet, ishin të fokusuar tek protesta jashtë Kuvendit dhe vetëm disa minuta, apo ndonjë lajm i rrallë, u pa për atë që ndodhte brenda Kuvendit.

E thënë shkurt pa ndonjë analizë të hollë, e kupton se 90 për qind e shtypit është e foksuar tek aksioni opozitar. Nuk them se janë të blerë apo të paguar nga opozita, siç thotë shpesh Basha për të kundërtën, por është e qartë që janë në një aleancë me të. Në rastin më të ndershëm janë duke dhënë një ngjarje më interesante se ajo brenda Kuvendit.

Mu kujtua kjo ndërkohë që shikoj një njoftim se Lulzim Basha do organizoj nesër një tryezë për lirinë e shtypit dhe natyrisht pres të ankohet për të. Dhe në këtë tryezë ka bërë kujdes të ketë, vetëm ata që ai mendon se ja zbukurojnë tryezën.

Për atë çfarë ndodh realisht me shtypin nuk kam asgjë kundër. Nëse një aksion opozitar fiton vemendje, shtypi patjetër do të jetë aty, qoftë me pagesë qoftë dhe vullnetarisht, pasi i duhet audience.

Por kjo pjesa teatrale më pas e Lulzim Bashës, kjo ankesa e tij për lirinë e medias, është një gjë që vizaton tërësisht boshllëkun e  tij kulturor, politik dhe pse jo dhe integritetin e tij personal.

E njëjta skenë u përsërit dhe një herë gjatë muajit dhjetor. Studentët kishin dal në rrugë, Edi Rama ishte në kulmin e stresit të tij politik dhe po përpiqej të përballej me një betejë të vërtet opozitarësh që nuk ishin rracë e kësaj opozite , dhe ndërkohë që kamerat ishin tek opozita reale, Lulzim Basha u shfaq sërisht në një tryezë me drejtues të shtypit, pro tij, për të folur i shqetësuar për lirinë e tyre.

Tani ky njeri, duhet ta ndaj mendjen nëse ka liri shtypi apo jo, duke u bazuar se sa shtypi është i lire të jetë me aksionet opozitare dhe jo sa qoka duhet tu bëj ky njerëzve që e kanë caktuar veten të janë me të.

E vërteta është se shtypi sot në Shqipëri është i lirë dhe i papërgjegjshëm, dhe nuk reflekton interesat e publikut për informim, por interesat e pronarëve të vet në raport me politikën. Kur ne shikojmë lajme apo lexojmë komente, më lehtë e kemi të mësojmë për hallet e Sandrit, Blushit, Irfanit apo Ndroqit, se sa për hallet e shoqërisë, ashtu siç mund të mësojmë për huqet e mija të Bushatit apo dikujt tjetër. Dhe jemi aq të lirë ta bëjmë këtë, sa kemi krijuar një neveri në opinionin publik, duke përzier grurin me kashtën.

Por nëse Lulzim Basha e ka seriozisht që të ndryshoj shtypin, përgjegjësinë e tij ndaj opinionit public, ndoshta dhe lirinë e tij, ai duhet të bëj gjeste që bëjnë politikanë që marrin këto vendime.

Një prej më shembulloreve në këtë drejitm, por jo për tu pasur zili, është Presidenti Trump. Ai nuk i ra kurrë në gjunjë shtypit, as padronëve të tij, as gazetarëve të mëdhenj, as gazetarëve influentë. Ai i injoroi dhe u shpalli luftë atyre. I shpalli luftë CNN , New York Times, dhe gjithë medias liberale në SHBA, gati gati qëndroi indiferent ndaj Fox News edhe pse ai e mbështet dhe u soll si një Mbret përball tyre.

Dhe e fitoi betejën politike duke i pasur kundër të gjithë, edhe pse humbi shumë moralisht. Lulzim Basha edhe pse e adhuron Trumpin, edhe pse harxhon dhe miliona për të blerë influencën e tij , qoftë dhe me firma ruse, në Shqipëri bën të kundërtën. Përpiqet të ndjehet i persekutuar nga shtypi, apo të shpall mbështetësit e vet të persekutuar, ndërkohë që rri në gjunjë para Klanit, Top Channel, News 24 , adhuron në kulm ndershëmrinë e Ora News, dhe kalon në orgazëm nga portalet surrogate të Zenit dhe kunatit të vet.

Kjo e bën atë një lolo të shtypit dhe jo një luftëtar apo politikan që ka vendosur ta lërë shtypin të lirë. Ai mendon se aleanca me një pjesë të shtypit kundër pjesës tjetër, apo zhurma idiote që nuk e beson as budallai, për mungesë të lirisë së shtypit në Shqipëri, do ti rris atij mbështetjen në shtyp. Kjo në fakt vetëm i rrit atij vasalitetin ndaj pronarëve të shtypit, ndaj atyre që i thonë, “sot po të ndihmojmë se je zhytur në mut, dhe nesër duam shëprblimin”.

Ndërsa shtypi i rëndësishëm publik, “main stream”, në fakt e injoron gjithë këtë që bën, pasi ndëkrohë e ka nështruar dhe ka në shërbim të vet. Është qesharake, se si shtypi që jeton me paret e biznesit të madh, shumë prej të cilëve Basha i shpall oligark, në të nëjtën kohë duhet të jetë dhe aleat i Bashës për të rrëzuar oligarkët. Sandri apo Blushi as nuk e llogarisin se ai mund ti bojkotojë dhe e trajtojnë si zagar.

Tani thjesht ai është duke ju gjunjëzuar dhe skalionit të dytë e të tretë të medias, duke bërë sikur u qan hallin për lirinë e tyre, duke mbajtur në krye të zyrës portretin e Sali Berishës.

Në fakt i vemti lajm është humbja e lirisë së tij dhe integritetit si politikan marifetexhi, që më shumë e udhëheqin dhe  e marrin për dore njerëz të shtypit si lolo, se sa udhëheq.

Next Post
Xhaçka në familjet e tre të vrarëve në Mat: Autori do të ndëshkohet!

Shqipëria 10 vite në NATO, Xhaçka organizon një darkë gala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com