• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një listë, që “mbron” Bashën nga PD!

by Mero Baze
27/05/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk kam ndërmend të qortoj Lulzim Bashën, për ata që ka zbuar nga PD, edhe pse në shumicë i kam miq. Njeriu i zgjedh vetë ata me të cilët dëshiron të punojë, edhe pse Partia Demokratike është një parti e madhe, e cila qeveriset me rregulla, dhe jo me huqe. Por për të kuptuar nëse vlen ajo që ka bërë Lulzim Basha, duhet të shikojmë ata që ka marrë dhe ata që kanë mbetur në PD. Mendoj se kjo është dhe kategoria më e keqe.

Ata që duan të mbrojnë Lulzim Bashën, thonë bëri mirë që hoqi Jozefina Topallin dhe disa njerëz të rrethit të saj, pasi ishin dorë e vjetër në PD, por nuk dinë të thonë, përse në listë fjala vjen është rikthyer Tritan Shehu. Tritan Shehu ka qenë i vjetër për shqiptarët dhe më 1997 kur e zbuan nga politika me presh në b…., dhe qenka bërë i ri më 2017. Shpjegim nuk janë as idetë e tij, as profili i tij politik tërësisht i neveritshëm, por fakti që e ka ka blerë atë vend.

Astrit Patozi që ka drejtuar tetë vite Qarkun e Vlorës, nuk e njihte sot në mëngjes të parin e listës së Vlorës. Nuk kishte ku ta njihte. Siç u mësua pak më vonë, ishte dikush që kishte shitur biznesin dhe kishte blerë vendin e parë në listë. Është ajo çfarë Basha di të bëjë, duke e trajtuar listën e deputetëve, si listën e lejeve të Bashkisë. Me lekë!

Për Eduard Selamin, Partia Demokratike ka konsumuar më shumë energji për ta rikthyer në PD, pas asaj që i ndodhi më 1995, se sa për ta bërë politikan. Prej vitit 1998, unë së paku personalisht, deri më 2005, kam qenë disa herë ndërmjetës mes tij dhe Sali Berishës, për t’i mbushur mendjen të kthehej në atdhe. Erdhi më në fund më 2013, dhe u zbua më 2017, pasi mbrojti qëndrimet e SHBA për reformën në drejtësi dhe kundërshtoi bojkotin e zgjedhjeve. Nëse dikush e quan të vjetër se ka qenë dikur kryetar i Partisë Demokratike, duhet të më thonë me çfarë arsyetimi janë në listë dy kryetarë të tjerë të PD, Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Biles nëse ka njeri që ka një biografi politike të pastër, është Selami, pasi si kryetar i PD, ka qenë në kohën më të mirë të PD, kur ajo ishte partia më e mbështetur nga Perëndimi në gjithë Europën Lindore, dhe ka ikur kur Berisha u prish me SHBA.

Berisha dhe Shehu ishin në kryë të PD, kur kjo parti vrau, kur vodhi dhe kur i vuri zjarrin Shqipërisë.

Prania e Berishës në listë mbyll çdo debat për të vjetrit që duhet të hiqen nga PD. Nuk po hiqen të vjetrit. Po hiqet çdokush që nuk i pëlqen më Berishës nga të vjetrit. Ai po blen paqen brenda PD, me milionat që ka bërë nga pushteti.

Majlinda Bregu mund të largohet nga parlamenti, qoftë dhe me arsyetimin meskin se i bën hije Lulzim Bashës, duke zgjedhur mes tij dhe Brukselit, Brukselin. Pra si një deputete jo luajale. Por kush mund të më thotë çfarë kuptimi ka në krye të listës së Korçës, Valentina Duka, një bibë klasike mediokre, që  e ka goditur PD-në në ditët e saj më të këqija (i keni artikujt e saj tek “ZP”.) dhe I është bashkuar Genc Pollos për t’i vjedhru PD-së dhe siglën, dhe vulën. Si kjo qenka tradhtare e mirë se është e vjetër dhe e stazhionuar që nga koha e Paskal Milos në fakultet,  dhe Bregu qenka tradhtare e re e padurueshme! Shpjegimi është se zonja në fjalë e ka blerë atë vend.

Dhe për të ardhur tek shtypi dhe njerëzit që mbështetën Bashën në publik, mund të themi se shumë prej tyre sakrifikuan nga personaliteti i tyre. Pati gazetarë të njohur që i besuan çadrës dhe filluan të flasin për një Republikë të re. Pati pesha të rënda të shtypit që edhe për shkak të inateve personale me Edi Ramën, i dolën në krah Lulzim Bashës brenda në çadër. Pati pedagogë, publicistë, shkrimtarë, poetë dhe historianë, që shkuan në çadër për dhjetra arsye, që ndoshta nuk lidheshin me vlerat e Lulzim Bashës.

Dhe ai të gjithë këta, zgjodhi t’i përfaqësojë me Fahri Balliun. Biles dhe atij, i ka bërë shërbim të keq, se në vend të vendoste vetë Fahriun, i ka keqpërdorur djalin, i cili nuk përfaqëson dot as drejtshkrimin e gazetës “55”. Shpjegmi është se dhe ai e ka blerë atë vend.

Pra ideja nuk është kë ka hequr Lulzim Basha. Të heqësh njerëz nga lista dhe t’i zëvendësosh ata me vlera të reja është reformizëm. Por të heqësh vlera e t’i zëvendësosh me plehra, është më e pakta pazar batakçinjsh, që e kanë politikën biznes. Është e vetmja gjë që mund të thuhet se Lulzim Basha ka bërë me këto lista. PD nuk është parti private. Edhe Sali Berisha që e trajton si pronë private, di ta maskojë pronësinë, duke respektuar historinë e saj. Ajo është parti që ka vrarë dhe është vrarë këto 27 vjet, dhe ka një peshë të rëndë në historinë tonë. Lulzim Basha është një shkumë deti që rri sipër saj, duke peshkuar ç’të mundi, pa pikë mëshire.

Halli i tij real duket se është rizgjedhja në krye të PD, dhe mendon se duke pasur pas vetes disa humbës besnikë, do të dalë fitmitar. Është një listë, që ai mendon se do ta mbrojë Lulzim Bashën, nga Partia Demokratike.

Herën e shkuar ai u shpall fitues në një garë të pandershme përballë Sokol Olldashit, dhe pas katër vitesh, ka pastruar çdokënd që ka mbështetur Sokol Olldashin nga partia. Biles në mënyrë simbolike e ka zëvendësuar Sokol Olldashin në listë me Agron Dukën, atë që Olldashi mundi më 2005, në emër të luftës kundër “Klanit të Zemunit” dhe korrupsionit të Fatos Nanos. Tani po bëhet gati të mbrohet nga hija e Sokol Olldashit që mund t’i shfaqet sërisht në korrik. Rri i qetë Lulzim! Ka vdekur PD, jo vetë Olldashi. Nuk ka kush të ngrihet nga varri! Lugatin e ke në qoshe.

a.ç

Next Post
VIDEO/Batutat e Ramës: Gjyqtarët të martojnë me 5 burra kur shkon të ndahesh. Ja çfarë thotë për Grida Dumën

VIDEO/Batutat e Ramës: Gjyqtarët të martojnë me 5 burra kur shkon të ndahesh. Ja çfarë thotë për Grida Dumën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In