• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

by Mero Baze
25/02/2026 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pashë disa paragrafë tek ligji i ri “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, dhe më bëri përshtypje fakti që ligji është zgjeruar përtej anëtarëve të qeverisë dhe tek zyrtarë “në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët (së bashku me familjarët e tyre)”, të cilët pas këtij ligji e kanë rreptësisht të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.

E di që kjo është një nga ato gjërat që pëlqehet shumë në Bruksel, tani që këtu flitet për korrupsion dhe akoma më shumë në “masat e gjera popullore”. Por zgjerimi në ekstrem i listës së konfliktit të interesit është përtej standardeve të Bashkimit Evropian.

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë detyrim tërheqjeje nga vendimmarrja në biznese dhe dalje nga funksione drejtuese në kompani dhe nuk di të ketë raste për ndalim pronësie për familjarët apo ndalim të marrjes me biznes nga familjarët e këtyre posteve që kemi ne. Në disa raste ka kufizim vetëm për ministrat, siç e kemi pasur dhe ne.

Ky zell që ne t’ia kalojmë BE-së me një listë më të zgjeruar institucionesh të përfshira në listën e konfliktit të interesit dhe një sanksion edhe më të rreptë se vendet e BE-së, duke përfshirë dhe familjarët, është një teprim ligjor dhe një akt propagandistik.

Është teprim ligjor, pasi me këtë ligj kaq të zgjeruar, të kthehet në fatkeqësi fakti që dikush nga familja të zgjidhet deputet, kryetar bashkie apo poste të tjera të larta kushtetuese, pasi familjarët formalisht është keq të punësohen në shtet se turren gjithë lukunia e njerëzve dhe keq të merren me biznes se nuk i lejon ligji.

Atëherë i bie që ai që bëhet deputet apo kryetar bashkie të mbajë në kurriz edhe gjithë familjen me rrogën e deputetit apo kryetarit të bashkisë. Kjo është shumë populiste dhe shërben për të treguar që kemi vullnet që në të ardhmen ta kufizojmë korrupsionin, por në fakt kjo veçse ka për ta rritur.

Ashtu si reforma gjysmake në drejtësi që ka rritur çmimin e pagesës nën dorë për gjykatës e prokurorë, edhe kjo masë populiste ka për të rritur ose përfshirjen e këtyre posteve në korrupsion për t’u dalë zot familjeve, ose njerëzit e aftë do të qëndrojnë larg këtyre posteve, duke ulur edhe më tej nivelin e përfaqësimit politik dhe atij zyrtar.

Korrupsioni në Shqipëri nuk është rritur nga mungesa e këtij ligji dhe as nga fakti se ministrat, deputetët apo kryetarët e bashkive kanë familjarë me kompani biznesi. Korrupsioni në radhë të parë është rritur pikërisht nga ligje të tilla që duken sikur zgjerojnë hartën e dezinfektimit nga korrupsioni, por në fakt zgjerojnë rrjetën e korrupsionit dhe rrisin çmimin.

Ata që duan të bëjnë korrupsion në pushtet i gjejnë mënyrat; nuk mbeti vëllai, motra apo djali e vajza të bëjnë korrupsion. Kjo thjesht sa krijon një klimë revolucionare të luftës kundër korrupsionit, duke rritur çmimin e kontrollit mbi korrupsionin.

Kështu u ndërtua dhe Reforma në Drejtësi, duke sofistikuar superstrukturën e saj, duke krijuar disa KLP, KLGJ, ILD, KED, në vend të një KLGJ-je që kishim, dhe sot kemi këtë gjendje që kemi, ku drejtësia është një korporatë e pavarur nga ligji, pasi nuk i jep llogari askujt dhe çmimi i korrupsionit për qytetarin ka shkuar disa herë më lart në emër të shpikjes së re.

Kështu ngjan edhe ky ligj që është dekretuar sot. Në Bruksel ata burokratët mund të tundin kokën të gëzuar, “masat popullore” në mbarë vendin po ashtu, por as korrupsioni nuk luftohet dhe as njerëzit e pushtetit nuk frenohen nga përfshirja në paligjshmëri. Thjesht do bezdisen ca njerëz në pushtet që nuk kanë pushtet, por janë aty sa për numër. Është thjesht një ligj për t’u dukur sikur po luftojmë korrupsionin.

Next Post
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In