• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një lëvizje presidenciale për të bllokuar reformën në drejtësi

by Mero Baze
06/11/2018 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Propozimi i presidentit Ilir Meta për të emëruar gjyqtaren kushtetuese Vitore Tusha, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, më shumë se sa një kujdes për të emëruar në kohë, kreun e këtij institucioni, ngjan të jetë një përpjekje për të bllokuar në kohë, punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), pasi boshllëku që ajo krijon është vendimtar.

Gjykata Kushtetuese duhet të kishte në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) dy anëtarë jo zëvendësues, dhe një anëtar zëvendësues.

Altina Xhoxhaj, e cila ishte kandidate për anëtare të rregullt, u skualifikua nga Vetingu, ndërsa Besnik Ymeraj dha dorëheqje. E vetmja që kaloi Vetingun është zonja Tusha, e cila është si anëtare zëvendësuese.

Nëse ajo largohet, ky institucion bllokon veprimtarinë e tij, dhe kësisoj vazhdon bllokimi i gjithë emërimeve në institucionet e reja të drejtësisë, përfshi dhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Që të plotësohen vendet në KED, duhet të jenë të paktën dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njëra është zonja Tusha, tjetri mund të jetë Bashkim Dedja.

Nëse ikën zonja Tusha, nuk ka më asnjë shans të fillojë punë KED dhe që të fillojë punë Gjykata Kushtetuese, duhet më parë të fillojë punë KED. Pra, njëri institucion mban peng tjetrin, dhe hyjmë në rreth vicioz.

Tërheqja e zonjës Tusha për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e kthen situatën në pikën zero.

Tusha, e cila është në prag të pensionit, duhet të lërë përgjysëm mandatin e saj si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe kjo për presidentin Meta dhe krerët e opozitës, duket se është një prioritet më i madh se sa një kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, apo poste të tjera.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucion kyç në formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ndërsa presidenti ka bllokuar emërimin e ministrit të Brendshëm dhe gjithë betejën kundër qeverisë, e bën se mungon Gjykata Kushtetuese, tërheqja e zonjës Tusha nga KED, është një shkelm përfundimtar për reformën në këto momente, dhe një shtyrje në kohë e mundësisë së formimit të kuorumit të nevojshëm për Gjykatën e re Kushtetuese.

Largimi i mundshëm i zonjës Tusha nga KED, e bën më të rëndë situatën, pasi nëse deri më sot, duhej ende edhe një anëtar i rregullt nga Gjykata Kushteuese, pasi anëtarja zëvendësuese ishte, tani duhen dy anëtarë të rregullt dhe anëtarja zëvendësue, në vend të zonjës Tusha, duke thelluar krizën e mundësisë së plotësimit të institucioneve të reja që dalin nga reforma në drejtësi.

Në betejën politike mes shumicës, që po mundohet të shtyjë para procesin e formimit të institucioneve, dhe ashpërsinë me të cilën opozita po përpiqet të bllokojë procesin e krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, propozimi për zonjën Tusha është më shumë një përpjekje për ta bllokuar reformën në drejtësi, se sa një përpjekje për të shpejtuar zëvendësimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk është për shembull aq urgjent sa ministri i Brendëshëm.

Kandidatura e saj ishte e papërfolur më parë dhe nuk bën pjesë tek njerëzit që kanë aplikuar për atë post zyrtarisht, por duket se është një kandidaturë e kërkuar për të krijuar bllokim të KED, e cila zgjat pa fund ëndrrën që të mos kemi Gjykatë Kushtetuese, për të gjykuar aktin e Ilir Metës me bllokimin e ministrit të Brendshëm.

Afërsia e zonjës Tusha me rrethin e afërt të presidentit Meta dhe siguria se shkon në një detyrë afatgjatë 7- vjeçare, mund ta kenë bindur atë të ofrohet për këtë post, edhe pse shumica e shikon me dyshim formimin e asaj profesional, sa i takon përvojës si audit financiar dhe moshës në prag pensioni.

Por duket se presidenti Meta, nuk ka vrapuar të gjejë një kryekontrollore për financat publike, por të heqë një gur vendimtar, në ngrehinën e re të Reformës në Drejtësi, që vonon së paku, atë që ai shpreson të bëhet sa më vonë, Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas SPAK dhe institucione të tjera të Reformës.

Kjo është dhe beteja reale. Këto të tjerat janë pasoja.

Next Post
Revoltë te Bajerni i Mynihut, 4 lojtarë duan shkarkimin e trajnerit Kovaç

Revoltë te Bajerni i Mynihut, 4 lojtarë duan shkarkimin e trajnerit Kovaç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In