• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një letër, që secili do donte t’i dërgonte gjyqtarit të cështjes së vet…

by Keti Bazhdari
04/02/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keti Bazhdari

Shoqata e gjyqatrëve qenka munduar të flasë përmes rreshtave në letrën saj ankesë ndaj qëndrimit të mbajtur, kryesisht nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Z. Donald Lu ndaj reformës në drejtësi. Sipas kësaj letër, zbatimi i reformës me dorë të hekurt, krijon 2 shqetësime madhore, që të marra nga këndështrimi i dikujt që jeton e punon në një vend demokratik, mund të lexohen si ofensivë e autoritetit të ligjit ndaj qytetarit. Një lloj prishje e ekuilibrave të brendshëm. Si respekti ndaj institucioneve, emrit dhe aktivitetit që ata ushtrojnë cdo ditë, si respekti ndaj individit, kushdo qoftë ai gjykatës apo jo, janë të panegociueshëm në një shtet të së drejtës. Por këtu fillon pjesa kontroverse e logjikës së përdorur nga gjykatësit në letër dhe jo vetëm. Sepse ne s’jemi një shtet me demokraci të konsoliduar, që do të thotë shkelja e të drejtës në praktikë, ushtrohet natyrshëm nga njerëz me pushtet kundrejt atyre pa pushtet. Kjo ka bërë që në vend të demokracisë përfaqësuese, ku qytetari i thjeshtë zgjedh, qytetari të shkelet me këmbë dhe të mos ketë ku të ankohet. Tani këta shkruesit e letrës nga njëra anë e pranojnë që ka nevojë për një reformë në drejtësi, ku vetë fjala reformë nënkupton ndërhyrje radikale dhe biles tregojnë që kanë qenë edhe vetë bashkëautor në hartimin e saj, por nga ana tjetër mundohen të bëjnë si naiv kur mbrojnë personazhe brenda sistemit të drejtësisë, që kërkojnë ta pengojnë atë. Si mund ta pengojnë? Besoj e kemi të gjithë të qartë që pengesë nuk do të thotë të mos e lësh një të drejtë apo sanksion të shkruhet në letër, sepse ne për ligje të mira kemi plot, problemi ka qenë gjithmonë zbatimi i tyre. Një gjyqtar apo prokurore e korruptuar s’mund të jetë kurrsesi më pjesë e shëndoshë e procesit të implementimit dhe zbatimit me sukses të reformës ne drejtësi.

Nje sistem drejtësie i degraduar si ai i Shqipërise, nuk është se lejonte shumë alternativa dhe asnjë sistem i korruptuar nuk është se lejon, në përgjithësi tenton të nxjerri jashtë cdo subjekt që nuk përshtatet. Me pak fjalë aty ku mbizotëron korrupsioni, bëhet thuajse e pamundur mbijetesa e një subjekti të pakorruptuar, i cili ose duhet të përshtatet ose eleminohet. Këtë, këta zotërinjte e letrës duhet ta kenë më të qartë se kushdo. Unë nuk dua të them se gjithë gjykatësit dhe prokurorët pa përjashtim janë të korruptuar, pasi unë vetë kam patur fatin të has një që s’është i/e tillë, por në shumicë dërrmuese janë. Kjo vertetohet përmes sondazhit më të thjeshtë më qytetarët. Shumë pak janë ata, që s’kanë patur punë me gjykatat dhe shumë herë më pak ata, që kanë gjetur zgjidhje pa qenë të detyruar të bëhen pjesë e korrupsionit. Kjo jo se gjykatësit dhe prokurorët ishin njerëzit më të pandershëm të këtij vendi. Ata ishin thjesht më instiktivët, që u gjetën brenda një sistemi të korruptuar dhe kërkuan të përshtaten me cdo kusht për të mbijetuar. Të njëjtit njerëz, në një vend dhe sistem tjetër, s’do ishin fare pjesë e këtij diskutimi dhe këtë ambasadori amerikan nuk është se se di. Problemi është se kjo përshtatje s’zhbëhet më dhe në këtë pikë s’ka se si reformën ta bëjnë po këta njerëz. Hapja e krahut është veprimi më minimal dhe më i logjikshëm që mund të ndërmerret, pasi cdo rezistencë do jetë e kotë dhe vetëm sa do rrisë natyrën ofenduese të këtij debati.

Për të ulur keta tone të kota, të nderuar zotërinj të shoqatës së gjykatësve ndihmoni në zbatimin e reformës, duke shmangur si fillim ballafaqimin e panevojshëm me të, pasi do ketë më shumë dhimbje për ata që rezistojnë duke mohuar të shkuarën e afërt. Zaret janë hedhur! Të vetmit që mund të rezistojnë janë ata që për asnje sekond të jetës tyre se cuan as ndërmend ta përdorin autoritetin si gjykatës apo prokuror për të përfituar padrejtësisht në kurriz të qytetarëve. Po sa janë këta…  edhe po’ të duan nuk e bëjnë dot gjithë këtë zhurmë.

Next Post
FRD- PS/ Bamir Topi: Ende s’ka propozim për koalicion parazgjedhor, por kemi komunikim

FRD- PS/ Bamir Topi: Ende s'ka propozim për koalicion parazgjedhor, por kemi komunikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com