• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

by Lutfi Dervishi
07/05/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndryshe nga dje kur fjalitë, fjalët dhe shkronjat e vendosura sup njëra-tjetrës kishin një tjetër peshë. Megjithatë zgjodha letrën, sepse mendimet e hedhura mbi të mbeten më të sinqertat, më të ndjerat, më të drejtat.

A e di që ke zgjedhur për jetën tënde profesionin më të mirë në botë? Këtë e thoshte dikur edhe Gabriel Garcia Marquez ! Po për t’ia dalë mbanë nevojitet entuziazëm, kuriozitet dhe shumë durim.

Është  profesioni më i mirë në botë sepse çdo ditë nuk i përngjan tjetrës, duke kaluar përmes një rruge që dredhon shpesh, duke të vendosur në sprova që në fillim do t’i urresh e më pas do i dashurosh.

Gazetaria po ndryshon, aq shpejt sa mbase deri në përfundim të këtij shkrimi inteligjenca artificiale do ketë sjellë diçka të re për ty e për mua. Gazetarët sot, ndryshe nga dje, sot nuk e kanë më monopolin e “rojes së informacionit”.

Epoka digjitale ka bërë të mundur që çdokush me një celular dhe qasje në internet të shkruajë çfarë i thotë mendja dhe të paraqesë çfarë i rrok syri. Këtu te çdokush kam parasysh dhe idiotët, delirantët, matrapazët, sharlatanët, tuafët dhe torollakët. I kemi rrotull si model jo për t’u pasuar por studiuar.

Gazetari, ndryshe nga dje, sot nuk është më në presion të përditshëm. Presioni është çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë.

Politikanët ndryshe nga dje,  sot nuk kanë më nevojë për median për të komunikuar me votuesit. Ky demokratizim i informacionit është një thikë me dy presa. Në një anë kemi liri dhe larmishmëri në anën tjetër informacionet e njëanshme, propaganda dhe “lajmet” e paverifikuara kanë përmbytur mjedisin.

Ndryshe nga dje ku “faktet ishin  të shenjta dhe opinionet të lira” sot është krejt kundërta. Opinionet janë të shenjta dhe faktet çështje interpreting.

Sot më shumë vlen çfarë ndodh në rradaken e analistit/opinionisit në studio se sa ajo  që ndodh në realitet dhe që raportohet nga gazetari në vendngjarje.

Nëse modeli për t’u bërë gazetar i mirë është moderatori televiziv dhe analisti- je në kohë për të ndryshuar profesion. Por nëse qëndron në këtë zanat duhet të përballesh me rrjetin e madh të merimangës.

Rrjetet sociale sot bëjnë të mundur që thashethemet, sensacioni, gënjeshtrat, intrigat, gjysmë të vërtetat, legjendat urbane, sajesat, propaganda dhe dezinformimi të përhapen me shpejtësinë e dritës.

Sfida është që në këtë “çmenduri” të ruash mendjen dhe të kesh durimin që të kalojë epidemia e marrëzisë dhe të përpiqesh të kuptosh dhe të thuash të vërtetën. Mos rend!

Next Post
Emri/ U ekstradua në Belgjikë për vrasjen e një 17 vjeçareje më 1999, publikohet fotoja e shqiptarit

Emri/ U ekstradua në Belgjikë për vrasjen e një 17 vjeçareje më 1999, publikohet fotoja e shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

October 5, 2026
Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

October 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës

October 5, 2026
VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

October 5, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

October 5, 2026
Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

“Ligjet” miratojnë mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mungon Opozita! Mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

October 5, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

Dy ura të reja mbi Bunë! “Korridori Blu” dhe lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën moderne

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com