• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një letër për Presidentin dhe një vendim për plehrat

by Ilir Babaramo
30/09/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Babaramo

I nderuar zoti President,

Ndonëse me vonesë doja t’u falënderoja për lëvizjen politike që ju bëtë në fillim të muajit maj, kur për të përkujtuar ditën botërore të fitores mbi fashizmin thirrët në një takim në Presidencë përfaqësues të komunitetit çam dhe familjarë të dëshmorëve të këtij komuniteti. Eshtë lëvizja më racionale dhe patriotike që është bërë gjatë 25 viteve të fundit në atë zyrë. Ishte një lëvizje e denjë për një kryetar shteti. Që nuk ishte bërë më parë dhe duhet të kishte ndodhur dekada më parë.

Me këtë gjest të madh ju demontuat mitin, me të cilin është mbajtur e kyçur një tragjedi dhe padrejtësi e madhe historike. Kancelaria e fqinjit tonë jugor dhe për shkak të miopisë së drejtuesve të shtetit shqiptar kishte arritur të bindte opinonin europian se Çështja Çame nuk ekziston. Se çamët janë një popullësi që ka bashkëpunuar me fashizmin dhe fati i tyre ashtu si ai i gjermanëve të Sudeteve dhe disa popullsive të tjera minoritare në Europë është mbyllur njëherë e mirë nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore me konferencën e Potsdamit në verën e vitit 1945. Duke ftuar publikisht në zyrën më të lartë të shtetit shqiptar familjarët e çamëve që luftuan fashizmin krahas aleatëve ju dëshmuat urbi et orbi se refuzimi për të zgjidhur sipas standarteve europiane një çështje të hapur prej gati një shekull bazohet mbi një të pavërtetë të madhe historike.

Zoti President,

Shkaku që ju drejtohem publikisht është një ligj që duhet të ketë mbërritur në tryezën tuaj. Si një qytetar i këtij vendi do të doja t’u kujtoja modestisht se vendimi që do merrni përbën pa dyshim vendimin më të rëndësishëm të karrierës suaj relativisht të gjatë politike. Në këndëvështrimin tim dhe më i lehti për t’u marrë. Sepse është një ligj kriminal, i sponsorizuar nga mafia, që ka ardhur në tryezën tuaj si produkt komplisiteti i të dyja krahëve të politikës. Pavarësisht se është nevëritës, fakti se palët kanë ndryshuar kah dhe i kanë vjedhur copy paste argumentet që kundërshtari përdorte tre dhe pesë vjet më parë situata është tejet e rrezikshme dhe bash për këtë arsye. Opinioni publik është i mpirë, i pashpresë .

Kjo gjendje fataliteti është rasti më i mirë për të marrë vendimet më të pacipa siç është ky ligj. Eshtë neveritëse, kur shikon se ata që dikur përdornin termin plehra sot thonë mbetje urbane, ashtu siç është tragjikomike, kur dëgjon se ata që dikur përdornin termin mbetje sot flasin për plehra. Por, kjo nuk është një dilemë semantike është një çështje ekzistenciale. Kushdo që nuk ka marrë hisen nga paratë që janë shpërndarë me kazanë për të lobuar këtë krim e ka të qartë se ky ligj do të varrosë përfundimisht shpresën se ky vend dikur do bëhet. Madje, më keq. Se në këtë vend mund të jetohet.

Ky ligj nuk zgjidh makthin e plehrave që kanë mbuluar Shqipërinë. Përkundrazi. Duke lejuar importin e plehrave, (për të qenë politikisht korrekt le t’i quajmë dhe “mbetje që kuotohen në bursë” me këtë ligj stoku i mbi 80 për qind të mbetjeve tona urbane do vijë duke u shtuar. Duke lejuar importin e mbetjeve të Europës , qoftë dhe për riciklim, Shqipëria bëhët destinacioni i gjithë mbetjeve të Europës. Eshtë e kotë të rendisësh argumenta kundër atyre që vendosën të kalojnë këtë ligj. Do ishte njësoj sikur të bindje Provencanot se mafia është zgjidhja e gabuar. Megjithatë, një gjë më bën përshtypje. Dhe mafiozët më të pashpirt përpiqen t’i bëjnë operacione të tilla sa më larg të jetë e mundur habitatit të tyre. Pikërisht për këtë arsye zgjedhin vendet afrikane.

Zoti President,

Asnjëherë nuk kam dashur të përfshihem në debate se sa partiak keni qenë ju në zyrën e kryetarit të shtetit. Bashkëjetesa e detyruar politike mes presidentit nga njëri krah dhe kryeministrit nga krahu tjetër përbën një garanci kundër arbitraritetit të qeverisë, jo vetëm për vende si Shqipëria, por dhe si Franca, ku skrupujt e shtetarit janë ku e ku më e lart. Ju, ashtu si gjithë drejtuesit e lartë të shtetit, si gjithë politikanët dhe ne gazetarët keni shpenzuar dy vitet e fundit kohë pa fund për reformën në drejtësi. Lufta ka qenë se kush do ta kontrollojë sistemin e drejtësisë, i cili është alternuar sa nga vëllezërit e “pishtarëve të demokracisë” tek djemtë e “heronjve të popullit”. Në fakt nuk ka patur asnjë përkatësi ideologjike. Lufta ka qenë për të marrë licencën politike dhe për ta përdorur këtë të fundit si mjet për të bërë plaçkë.

Ligji që po shqyrtoni nuk i përket kësaj kategorie. Nuk ka nuanca partiake. Pikërisht për këtë nuk duhet të hezitoni. Mos u këshilloni me asnjë politikan. Për të marrë vendimin, për herë të parë konsultohuni me familjen tuaj. Besojini instiktit më të pagabueshëm njerëzor: amësisë. Pyesni dhe dy fëmijët tuaj, të cilët kanë mbushur moshën për të votuar për herë të parë. Krijojuni mundësinë që vota e parë e tyre të jetë në referendumin, të cilin politika përpiqet ta bllokojë. Kam bindjen se ata do votojnë Jo. Do votojnë në këtë mënyrë, sepse gjatë katër viteve që ju jeni në zyrën e kryetarit të shtetit, pavarësisht ju kanë sulmuar për gjithçka, askush nuk ka thënë qoftë dhe një isninuatë për familjarët tuaj.

Këto 25 vjet kemi dëgjuar për fëmijë, vëllezër , kunetër apo dhëndurë, (ky i fundit krijoi precedentin e shitblerjes së emërimeve në drejtësi) që kanë qenë pas shumë vendimeve të pista në këtë vend. Për familjen tuaj asgjë. Prandaj duhet të këshilloheni me ata, sepse ky nuk është një vendim politik. Më lejoni ta përsëris. Eshtë ekzistencial, pasi nuk është në lojë partia apo ideologjia, por Jeta.

Miku im Bujar,

Me lejo të të rrefej se pak ditë më parë ishte çasti im më i vështirë si prind. Im bir, i cili ka moshën e dy fëmijëve të tu më tha se pas përfundimit të studimeve nuk do të kthehet në Shqipëri. Shtanga. Për herë të parë, si prind dhe gazetar, e ndjeva në lëkurë fatalitetin e shprehjes që përdoret rëndom: ky vend nuk bëhet.

Zoti President,

Kam shpresë se ju do ta ktheni pas këtë ligj. Për një arsye të thjeshtë. Kur fëmijët tanë të tregojnë pasaportën në aeroportet e Europës të mos shikohen si shtetas të një vendi që Europa e përdor si WC e saj. Ndjesë për tonin dhe faleminderit për kohën.

Next Post
FOTO/ Kur kultivuesi i 3 tonëve kanabis takohej me Berishën…

FOTO/ Kur kultivuesi i 3 tonëve kanabis takohej me Berishën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In