• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një letër për gazetarët e rinj, veten dhe median shqiptare

by Mentor Kikia
01/09/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Të dashur kolegë të rinj!

Një vërejtje e imja lidhur me pjesëmarrjen e organizuar një grupi gazetarësh në një operacion të policisë për korrjen e canabisit, mori disa reagime nervoze nga ana juaj. Tipike nga ato shqiptaret: U bë ky të na japë mend…Disa madje shkruajtën se nuk i presin vërejtjet nga gjithologët, analistët dhe ata që punojnë komodë nëpër zyra. Dua tju sqaroj se nuk bëj pjesë tek asnjë nga këto kategori. Nuk kam lindur kryeredaktor dhe nuk jam produkt laboradori redaksie. Përkundrazi, kam kaluar në vrimë të gjilpërës, më ka laguar shiu e më ka djegur dielli nëpër rrugë, për shumë vite me radhë. Megjithatë, kjo nuk është një replikë. Por një letër për ju, për veten dhe për shumë kolegë, për të ndarë në këtë mënyrë një shqetësim të madh për atë se ku jemi katandisur ne, media dhe pushteti i saj.
Kolegë!
Kur isha më i ri se ju dhe kisha nisur të ndiqja lajmet e kronikës së zezë, si korespondent i “Gazeta Shqiptare”, shefi i policisë kriminale në Elbasan më thërriti në zyrë. Me tundi prangat para syve dhe shkumëzonte. Ai ishte nga ata që kishin vujtur në komunizëm. Sapo kishte fituar lirinë dhe mendonte se të gjithë ata që kritikonin qeverinë demokrate janë komunstë. Në fund më tha: “Nga sot, para se ti dërgosh lajmet në gazetë, do të vish të mi tregosh mua”. Nuk ia pashë më syrratin…
Pak vite më pas, në Tiranë… komunikata e policisë, ajo që sot na vjen me e-mail, ishte sekret dhe e merrte vetëm një gazetë mercenare e policisë dhe SHIK-ut, që për fat nuk është më. Një kolegu ynë, që punonte atje, na e jepte hua mua dhe Alfred Pezës vjedhurazi, dhe ne e kopjonim pas ndonjë cepi pallati që të mos na shikonin. Bashkë me Pezën na kanë qëlluar e rrahur në mes të rrugës, e na kanë arrestuar edhe për një shkrim.
Në të njëjtën kohë… Pas disa kërkesash, më në fund drejtori i policisë së Tiranës pranoi të më takonte. Tërë natën nuk fjeta. Mendova e rimendova pyetjet që do ti bëja. Ishte intervista e parë me një drejtor policie. Por, kur hyra, s’më la kohë as të ulem. “Të prita për të të thënë që mos guxo më të kritikosh policinë. Tani dil jashtë”. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë telefonte rregullisht në redaksi dhe kërkonte llogari për lajme që nuk i pëlqenin. Aq sa Lorenc Vangjeli nxorri shprehjen: Kujdes gabimet ortografike se na bërtet Agim Shehu. Këto nuk i kujtova për të treguar heroizma, por për të treguar frymën e kohës.
Ndërsa sot, ju kolegë, drejtorin e policisë së Tiranës e telefononi edhe për ti shpëtuar ndonjë gjobe për mosvënien e rripit të sigurimit. Me Drejtorin e Përgjithëm bëni selfi-e, ndërsa Ministri i Brendshëm, kujdeset që në mëngjes t’ju pyesë: Hë çuna u çlodhët noj çikë? E morët vetën? Mos u mërzisni nga kritikat. Do të bëjmë sërish lajme të mira bashkë.
Janë “epoka” që ndryshojnë si nata me ditën. Por janë njësoj të dëmshme për profesionin tonë. Madje, më besoni, kjo e sotmja është edhe më e dëmshme.
Dikur edhe na rrihnin e burgosnin, por lajmi ishte i lirë. Ndërsa sot, ne jemi të lirë, por lajmi është i burgosur.
Fara e Alastair Campbelit, Papës së pr-it politik dhe mjeshtrit të mashtrimit e përpunimit të opinionit publik, përmes manipulimit dhe përdorimit të medias, është përhapur në tërë botën tashmë. Në Shqipëri kjo farë ka hedhur rrënjë e është përhapur më keq se fara e canabisit.
Siç e dini tashmë, qeveria dhe të gjithë institucionet e saj vartëse, i prodhojnë vetë shumicën e lajmeve, përfshi edhe policinë në shumicen e rasteve(përjashtuar ngjarjet kriminale). Edhe partitë i bëjnë vetë lajmet e tyre. Publikohet vetëm çfarë ato duan. Një proces që nisi si një “masë lehtësuese” për mediat në fushata elektorale, tashmë është bërë normë. Dalëngadalë, nga gazetarë ne po shndërrohemi në tellallë, në shpërndarës lajmesh të parafabrikuara. Gjithnjë e më shumë ne po bëjmë lajmet që duan ata e jo lajmet që duam ne. Pa shtuar këtu “censurën” e pamëshirshme që vjen nga zyrat e marketingut. Eshtë e papranueshme per ne, që në çdo fundviti, u përgjigjemi ftesave për dreka e darka që ministrat shtrojnë për gazetarët që mbulojnë institucionet e tyre. Eshtë e rëndë që tufa gazetarësh të shkojnë në ekskursione jashtë vendit me paratë e institucioneve. E çfarë gazetarësh do të jemi ne pas kësaj? Po flas këtu për çështje që varen nga ne, jo nga pronarët.
Nuk po i referohem këtu rastit të operacionit antikanabis, por tërë mjedisit në të cilin ne punojmë sot dhe që po na largon gjithnjë e më shumë nga misioni ynë, për të qenë raportues të pavarur dhe denoncues të korrupsionit. Shprehja se “ishim më mirë kur ishim më keq”, më duket se po merr kuptim gjithnjë e më shumë. Pushteti i Medias ka rënë, është zhvlerësuar.
Kolegë të rinj?
Kjo nuk është letra e një të dëshpëruari, që pasi ka arritur të bëjë realitet ëndërrën më të madhe të jetës së tij, e shikon tashmë ti shkërrmoqet. Kjo është një ftesë për të mos u dorëzuar. Unë jam shpresë plotë tek brezi juaj, që ti rezitojmë të keqes për tu ngritur.

Next Post
Lamtumirë Kombëtares kuqezi

Lamtumirë Kombëtares kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

November 10, 2026
“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

November 10, 2026
VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

November 10, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Rinasi, kartvizitë e Shqipërisë që rritet?

November 10, 2026
“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

“Më vunë eksploziv edhe në karton pice!”- Noizy dëshmon në GJKKO: Cllevio e pranoi në TikTok, më shan për të bërë famë! E kam thënë…

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

November 10, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In