• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një lajm i mirë dhe një i keq”, Tabaku: Buxheti 2021 ka në bazë mashtrimin

by A R
22/10/2020 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një konferencë për shtyp ditën e sotme u shpreh se nga projektbuxheti i vitit 2021 ka dy lajme, një të mirë dhe një të keq. Lajmi i keq është se buxheti është mashtrim elektoral, por sipas Tabakut, lajmi i mirë është që ky buxhet është i fundit që bën qeveria Rama.

“Treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se:

•             Vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%. Por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%.

•             Konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5 %.

•             Ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare”, tha Tabaku.

Sipas saj, buxheti po rritet dhe ka arritur shifre rekord të 97%.

“Merret borxh për të paguar faturat korruptive të koncesioneve, merret borxh për të shlyer tenderat me çmime të fryra të rrugëve, që qeveritarët të kenë mundësi të vjedhin. Merret borxh për rroga, merret borxh për pensione, sepse kjo qeveri as nuk di, as nuk e do mirëqenien e shqiptarëve.  Buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8 vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij. Prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale.  Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Buxheti nuk ofron as më shumë investime në infrastrukturë, as më shumë buxhet në arsim, as më shumë investime në arsim dhe as më shumë investime në bujqësi”, tha Tabaku.

Tabaku tha se vitin e ardhshëm do të rinisin 7 koncesione të tjera.

“Të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve, janë ata që bëjnë inceneratorët, janë ata të cilët edhe sot vazhdojnë dhe marrin pagesa përditë, ashtu sikurse tregohet me inceneratorin e Tiranës me kosto të fryra, të cilat vlera e të trejave shkon 20 milionë euro nga 11 milionë euro që ishte këtë vit”, tha Tabaku.

/a.r

Next Post
Ministri i Jashtëm kinez propozon platformë dialogu për rajonin e Gjirit

Ministri i Jashtëm kinez propozon platformë dialogu për rajonin e Gjirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com