• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “Kuvend” mjaftoi për të rrëzuar mitin e protestës horizontale

by Bjorn Runa
18/07/2026 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Për gati dy muaj, protesta ia doli me sukses të vononte përgjigjen e pyetjes më të vështirë, se kush e ka autoritetin legjitim për dhe vendosur në emër të njerëzve në shesh. Protestuesit këmbëngulën fort se e gjitha ishte një revoltë e “popullit” kundër pushtetit dhe sa kohë që identiteti i protestës ngrihej mbi refuzimin e gjithçkaje, ishte e lehtë të shmangeshin dallimet e brendshme. Armiku, i identifikuar qartë pas javës së parë, mjaftonte që protestuesit të paktën të dukeshin të bashkuar.

Por i ashtuquajturi Kuvend Kombëtar i mbledhur sot, e shaktërroi iluzionin e unitetit. Paradoksalisht, në momentin kur synimet arritën maksimumin e ambicies – përmes Kuvendit do të kalohej nga protesta tek politika – kjo e fundit u shfaq në formën e vet më regresive dhe banale. Praktikisht, mbledhja shpërtheu në sherre banale se kush duhet ta moderojë mikrofonin dhe kush e përfaqëson lëvizjen. Megjithatë, sado komike të duket, banaliteti i sherrit është në fakt simptomë e diçkaje më të madhe.

Çdo komunitet politik, dhe protesta është tashmë një komunitet i tillë, duhet të përballet dikur me pyetjen se, kush flet në emër të njerëzve që mblidhen çdo natë në shesh. Spontaniteti dhe horizontaliteti, të admiruara më shumë se sa duhet, nuk i japin dot përgjigje një pyetjeje të tillë sepse ka gjithnjë individë që flasin të parët dhe njerëz përcaktojnë agjendën e protestës. Thënë ndryshe, sado e vetëshpallur demokratike e horizontale, protesta ka në vetvete strukturat e saj të pushtetit, që deri tani thjesht i ka fhsheur nëpër rjete informale ku është më e vështirë t’i mbash përgjegjëse.

Ironia është se shumë nga aktivistët që kaluan më tepër se një muaj duke denoncuar pushtetin dhe hierarkinë, befas e gjetën veten duke u rrahur për të njëtat simbole hierarkie që pretendonin se po kundërshtonin me protestën e tyre.

Por ka një ironi edhe më të dhimbshme në gjithë këtë. Duket se, nga dy kampet që përbëjnë protestën – aleanca Erebara-Lëvizja Bashkë dhe konstelacioni i konspiracionsitëve – të vetmit që paskan një aftësi gjysmake organizimi politik (sado qesharake), qenkan këta të fundit. Edhe pse kritika e tyre ndaj qeverisë mund të jetë krejt e pabazë dhe zgjidhjet edhe më qesharake, ata të paktën përpiqen të identifikojnë mekanizmat e qeverisjes dhe japin idetë e tyre se si duhet zëvendësuar rendi ekzistues.

Grupi tjetër duket përjetësisht i ngërthyer në indinjatën e vet me pushtetin, i paaftë të japë qoftë edhe një përgjigje ndaj pyetjeve politike që lindin në momentin kur lëvizja duhet të ndërmarrë një vendim të përbashkët. Kush e përfaëson? Kush e përcakton agjendën? Kush mban përgjegjësi për disa nga gafat më të mëdha që iu kanë plasur keqas në duar?

Teoritë konspirative të Kuvendit Kombëtar mund të jenë një strategji e dobët, por mbeten gjithsesi diçka që ata njerëz atje e besojnë vërtet. Nga ana tjetër, ky moralizmi qytetar që refuzon gjithçka, nuk ka asnjë strategji se ç’duhet të bëjë përveçse të varë fotografi politikanësh e figurash publike mbi kazanë plehrash dhe të shkruajë komente negative në profilet e bizneseve ne Google Maps.

Të paktën për këtë duhet t’i jemi “mirënjohës” Kuvendit Kombëtar, pasi na tregoi se, në momentin kur protesta tentoi të bëhej politike, ata që për javë të tëra denonconin qeverinë, zbuluan se nuk kishin me çfarë ta zëvendësonin.

Next Post
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com