• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kurvar për President

by Edison Ypi
07/11/2024 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Si çdo kurvar, edhe kurvari që u bë President, s’ka asnjë gdhendje, rafinim, sofistikim, asnjë pikë takimi me diturinë, kulturën, shkencën, historinë, artin.

Si ky kurvar që u zgjodh President gjen me qindra nëpër kafenetë e periferisë së Tiranës.

Nëpër gjithato fjalime, ndonjë shaka nga Mark Twain, apo Oscar Wilde, a ndonjë quotë nga Ralf Waldo Emerson, a ka shqiptuar ky kurvar ? Me kë e ke ore. Ky kurvar pa asnjë vetkontroll, përdor, shqipton, improvizon, vjell, vetëm çfarë i vjen në mendje këtu dhe tani, atypëraty, pa asnjë thellim, pa asnjë skrupull, pa asnjë filtër.

Kurvari që kurvar se kurvar mbetet çfardo që të bëhet sado poshtë të gremiset e sado lart të ngjitet, s’ka haber nga “Public Speaking”. Duket sikur ky kurvar as njerëz që ta këshillojnë si të flasi, të pyesi, të përgjigjet, nuk ka. Me gjasa, sepse nuk dëshiron të ketë.

Është normale, madje njerëzore dhe e këndshme, që Lideri të këpusi edhe ndonjë gafë, ndonjë mufkë. Mirpo kurvari që u bë President, çfarë nxjerr nga goja, i ka të gjitha gafa, të gjitha mufka.

Edhe lideri më modest ka një vetpërmbajtje. Kurvari President s’e ka idenë se ky rregull kaq i thjeshtë dhe themelor ekziston, dhe duhet respektuar. S’ke ç’i bën. Prandaj përveçse kurvar, e cilësojnë edhe karagjoz.

Që publiku, elektorati, kallaballëku, jo vetëm të kuptojë çfarë po thotë, por edhe të mos mërzitet duke dëgjuar liderin, nga lideri, heraherës, lypset ndonjë befasim spontan. Ky kurrë. Ky kurvar përsosmërisht i parashikueshëm, më tepër makinë se njeri, ngjan si robot i programuar.

Më mirë të dish se të kesh, e dinë edhe e zbatojnë edhe më pak të edukuarit se më pak të shkolluarit me votat e të cilëve kurvari u bë President. Kurvari që u bë President dëshmon të kundërtën. Kurvari President qelbet era Dollaro, Euro, Rubla Jen. Jo jo Zoti Kurvar. Këto mbaji për vete. Këto nuk më duhen. Këto as qeni s’i ha.

Miliona njerëz përqark botës, në të kundërt me kurvarin President, zgjedhin të dinë më tepër se të kenë. Për një arësye të thjeshtë: Sepse para pareve preferojnë Lirinë.

Kurvarin nuk e fton dot për një drekë, për një darkë, a për një çaj, se kurvari nis e ta sheh gruan, a motrën, a mbesën, nga këmbët ose nga sisët, dhe zhytur në kolltuk duke rrufitur çajin e duke tymosur puron ja heq me imagjinatë brekët.

E vetmja meritë, aftësi, talent, që mburret kurvari që u bë President, janë numuri i dashnoreve që ka pasur dhe i kopilave që ka lënë rrugëve, që as vet nuk e di sa janë. Që as kjo nuk është ndonjë lavdi sa kohë në fushën e kurvllikut nuk konkuron dot as me Fidel Kastron, i cili, femra, apo kurva të ndryshme me të cilat ka bërë qef, ka pasur 35 mijë.

Kurvari është ulur ka folur me Putinin e Rusisë dhe Kim Jongun e Koresë së Veriut. Por jo si lideri me liderin. Vetëm si kurvari me kurvarin, halabaku me halabakun, Diktatori me Diktatorin. Çka nuk dëshmon asnjë aftësi negociuese, talent negociatori, por vetëm kurvllik.

Si në përgjithësi Europa, edhe fisnikët shqiptarë që kanë qeverisur në shekuj, ypllarët, bushatllinjtë, kokalarët, e të tjerë, e kanë gjetur gjithmonë mënyrën për të mos u mundësuar të dalin në krye dhe të marrin frërët kurvarët, harbutët, interesaxhinjtë, rrenacakët, dallaverexhinjtë. Për të ardhur keq që bota e sotme, sa duket, nuk mundet të bëjnë atë që bënë fisnikët shqiptarë.

Kurvari President që është dënuar nga disa gjykata për hajdutllik, flet për politikën si për futbollin, për ekonominë si për boksin, dhe për gjithë të tjerat si Nastradin Hoxha që thoshte “Mos bëni si bëj unë, bëni si them unë”.

Ka pasur bota kurvarë të famshëm, rasputinë e don zhuanë të lavdishëm e të fuqishëm, por askujt si ka vajtur mendja të bëhet President si ky kurvari i sotëm.

Edhe kurvarët ekzistojnë, dhe, për aq sa meritojnë, duhen respektuar. Aty ku e kanë vendin, në fund të kazanit. Vetëm rrëzë murit. Jo pranë vatrës. As afër oxhakut. Kurrë në krye të Botës.

Një kurvar mund të jetë i vlefshëm e i dobishëm për shumçka. Por jo për President kurvar që fut hundët te tradita, familia, nderi, besnikëria, me të cilat s’ka asgjë të përbashkët.

Amerika ka sot për President një kurvar.

Shum tmerr.

Next Post
GALERI / Nga bisedat me Macron e Zelenskyn, te shtrëngimi i duarve me Orban! Çfarë s’u pa nga vizita e Ramës në Budapest

GALERI / Nga bisedat me Macron e Zelenskyn, te shtrëngimi i duarve me Orban! Çfarë s'u pa nga vizita e Ramës në Budapest

Comments 3

  1. Leka says:
    2 years ago

    Je i vecante ne cdo shkrim , jo thjesht artistik por ti perchell filoxofine qe shume amerikane nuk ja kane haberin . Bravo

    Reply
  2. L.Xh says:
    2 years ago

    Nga një çikë kurvar, janë të gjithë o Yp. Kush më shumë, kush më pak. Me një fjalë aq kanë takat. Se po qe se kanë më shumë, në këtë raport, shtohet edhe takati i kurvarllëkut.
    Por kryesorja, është që ky kurvari, na ka hequr nga kurrizi, (i imponuar nga Ambasada USA dhe Evropi), prindin 1 dhe prindin 2. Sikur vetëm për këtë, ja bëjmë hallall kurvarllëkun.
    Sa për në shtëpi, ti që e di, mos e fto, nga që ke frikë se të heq me Sy, brekët e grave që ke aty.
    E kush nuk ngeli pa qënë kurvar.
    Të gjitha ato që thonë, me qejf kanë shkuar me të. Ai, Trampi, si sevdalli, nuk u a ka prishur qejfin. Pastaj, amerika e zgjodhi e jo Shqipëria, prandaj ti kritiko amerikanët, e jo Trampin. Ok ?
    Nashti,bëj qejf.
    Trampi, edhe kurvar, edhe president i Amerikës, për amerikanët.
    Ti Ypo, shkruan në Shqipëri, për shqipëtarët.
    Tashti, të falakush të të pyesë.
    Kujdes,ruaj gratë nga Trampi !!!

    Reply
  3. ppa says:
    2 years ago

    I madh E.Ypi!
    U kujtova, ka vajtur apo do shkoj ky ” kurvari” te takoj Papen ?! Jam i bindur qe ky i fundit do ta prese. Epo ketu sikur ngaterrohet muhabeti…. te pakten Ungjlli e denon adulterine, por ….????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të enjten priten 8 interpelanca, PS mbledh grupin parlamentar

Të enjten priten 8 interpelanca, PS mbledh grupin parlamentar

May 11, 2026
Trump kundër propozimit të Iranit, çmimet e naftës arrijnë pikën më të lartë

Trump kundër propozimit të Iranit, çmimet e naftës arrijnë pikën më të lartë

May 11, 2026
EMRAT / Apeli liron nga burgu protestuesit e PD

EMRAT / Apeli liron nga burgu protestuesit e PD

May 11, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

May 11, 2026
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

May 11, 2026
E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

May 11, 2026
53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

May 11, 2026
Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Kalo: Hantaviruset janë të pranishme në Shqipëri, por s’ka nevojë për kambana alarmi

May 11, 2026
Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

May 11, 2026
Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In