• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kullë dhe tre “non grata”

by Mero Baze
08/07/2024 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shkëlqim Beshiri, një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës, në shumë biznese trojesh të hedhura në emër të tij, e më pas në leje ndërtimi, ka marrë së fundmi një leje ndërtimi për një kullë 65 kate në Tiranë, kulla më e lartë deri më sot në vend.

Shoqëria e zotëruar prej tij, “Klar”, shpk ka marrë lejen e zhvillimit për ndërtimin e një objekti me funksion të përzier, banim dhe hoteleri. Struktura e emërtuar “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, do të ndërtohet në Bulevardin e Ri duke u bërë kështu ndërtesa më e madhe në Shqipëri.

Ky është një lajm i rëndësishëm ekonomik, i cili e ngre industrinë e ndërtimit në Tiranë në një nivel të ri, por që të jemi të sigurt, ne duhet të dimë kush janë financuesit e këtij projekti kaq të madh. Shkëlqim Beshiri nuk e ka fuqinë e duhur financiare i vetëm për një investim të tillë.
Beshiri ka filluar të bëhet i rëndësishëm në mandatin e dytë të qeverisjes së Sali Berishës pas vitit 2009, ku filloi të shfaqej si pronar tokash në bregdet, në çdo çështje që ishte konfliktuale dhe kishte pasur si zgjidhës problemesh pushtetin e Berishës, ku protagonist ishte djali i tij. Deri në atë kohë njihej si një pronar kafeneje “Segafredo”.

Historia e tokës së Teqes së Zallit në Ksamil, e cila nuk përfundoi kurrë tek Teqeja, por pasi ju kthyen 128 hektarë, përfitues legal në finale ishte dhe Shkëlqim Beshiri dhe Selmanllari, ishte një nga rastet tipike të këtyre aferave, ku ndërmjetës ishte familja Berisha dhe toka në klering jepej në emër të këtyre personave.

Kjo histori vazhdoi me kthimin e tokës nga kanali i Cukës tek Hotel Butrinti në Sarandë, tokave në Orikum, e më pas në historinë e tokës së përfolur në Gjirin e Lalzit që përfundoi me rrahjen e biznesmenit arab dhe rishfaqjen e Beshirit si pronar me 20 për qind kur u dha leja e ndërtimit.

Ai u bë i rëndësishëm pas emërimit të Adriatik Llallës si Prokuror i Përgjithshëm, i cili ishte emërim direkt i djalit të Berishës dhe Beshirit. Beshiri përfundoi pronar restoranti në katin e fundit shtese mbi godinen e Prokurorisë dhe “shef kuadri” de facto i prokurorëve, që lëvizeshin sipas interesave të tyre.

Ndonëse Llalla u shpall “non grata” dhe u dënua, Beshiri duket se i shpëtoi hetimeve për shkak të lidhjeve me Berishën dhe frikën që ende drejtësia ka ndaj familjes Berisha.

Rishfaqja e tij si pronar i një kulle 65 katesh në Tiranë, është një lajm i rëndësishëm, jo kundër kullës, por rreth financuesve të saj. Hetimin e burimeve financiare e ka në dorë drejtësia.

Kjo gjë duhet të bëhet transparente, për shkak të lidhjeve okulte që ky biznesmen ka me familjen Berisha dhe konkretisht djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha si dhe ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Jo se më dhimbset fakti që paret e familjes Berisha të investohen në një kullë, ndërkohë që po hetohen për 19 pallate, por për të kuptuar nëse drejtësia e re e ka seriozisht hetimin e personave “non grata në Shqipëri.

Ky është rasti ku pas ndërtuesit të Kullës, janë tre “non grata” nga pas: Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Adratik Llalla. Po të lodhen, aq sa janë lodhur të provojnë se Ilir Beqaj, dyshohet se ka një restorant në emër të dikujt tjetër, mund t’ia dalin.

Next Post
“Është çmenduri!” Si arriti e majta franceze të fitonte epërsinë, asnjë parti nuk ka votat për të qeverisur e vetme

“Është çmenduri!” Si arriti e majta franceze të fitonte epërsinë, asnjë parti nuk ka votat për të qeverisur e vetme

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Nuk duan të lodhen me Non gradat që përmend.
    A-spak është një zgjatim defakto i Foltores.
    Kështu që për tre vitet e ardhshme të Dum Dumanit nuk do të ketë lajthitje për ata që e prozvalin.
    Do merren ,si çpo thua me Beqaj dhe kafetë e tyre në rastesh takimesh lideresh.
    Pika që nuk ju bie se nga Rama rrojnë.
    Të përshëndes Mero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In