• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kujtim i shëmtuar me Presidentin e Kroacisë!

by Agron Gjekmarkaj
31/01/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk do me kujtohej aspak Presidenti kroat nëse nuk do të ishin kaq të poshtra deklaratat e tij për Kosoven diten e djeshme megjithese e kam takuar një herë me deshirë për ta harruar.

Me gjuhë pijaneci në mejhanat ballkanike mbushi gojen me material e glaca. Ai gjuajti mbi miqesinë e vjeter të shqiptarve me kroatet si zedhenes i Putin pushtuesit në Europë, ke gjuhen e trashur e mollezat e skuqura.
Pa turp tha që “Kosoven nderkombetaret ja rrembyen Serbisë” ! U deshmua i dehur, injorant , aleat me dhunen, nostalgjik i krimit e genocidit serb dhe natyrshem antiperendimor.

Me ka rastisur të takoj disa herë ish Presidentin ikonë e liberal Stipe Mesiç i cili ka vuajtur edhe burgun në Jugosllavinë e Titos. Ai ndiehej me fat që ishte ndodhur me disa kosovarë në qeli të cilet i kishin shpetuar jetën nga kriminelet e UDB-s. Po kaq kur rrefente per luften e viteve 90 shprehej se ku gjindeshin shqiptaret në front nuk ndihej nevoja me kthye koken pas duke u ndalur të kontributi i tyre heroik në pergjithsi dhe tek ai i ushtarakeve të veçantë në të perveçmen.

Por me heret se kaq shumë më heret rilindasit e medhenj që bënë Shqiperinë At Gjergj Fishta , At Shtjefen Gjeçovi, At Pashko Bardhi që punoi edhe si mesues në Zara ( Zadar) ishin nxënes të françeskanit të madh në Livno  Andrea Kaçiç poetit të rilindjes kroate busti i të cilit shkelqen në Zagreb.

Prej tij e me të ata u mbruajten me formulen Atme e Fe e u kthyen në atdhe për të bërë atë që bënë per Shqiperinë.

Nese duam për të shkuar tek rrënjet e historisë kemi edhe aleancat e Mbretit Gjergj ( Skenderbeut) me Republiken e Raguzes ( Dubrovniku i sotem). Në tetor në Zagreb mbahej një samit i parlamenteve të 44 vendeve të Botes me iniciativen e Kryetarit të Parlamentit Kroat dhe atij Ukrainas. Rasti e desh të jem pjesë e delegacionit shqipëtar të kryesuar nga Zonja Nikolla. Lajm ishte pjesmarrja e Nenci Pelozit shefes së Senatit Amerikan e cila me kurajo të admirueshme siç theu çdo paradigme me viziten në Tajvan po ashtu foli aty ndaj agresionit rus.
Dukej një fjalim i kohrave të tjera ku nuk prevalonte kujdesi diplomatik po shqetesimi për demokracinë, paqen, blloqet politike dhe vlerat perendimore të kercenuara nga barbaria. Surpriza nder gazeta ishte se Presidenti kroat nuk kishte denjuar ta priste po rrugen drejt një katundi disa ore larg kryeqytetit kishte marrë me justifikimin banal se zonja Pelozi nuk do jetë pas ca javesh kapo Senati ndaj nuk e pres.

E kaluan të gjithë me buzeqeshje si trill i një marroku ballkanik që do të bëj lajm me marrezinë në mugesë të portretit dhe forces. Në viziten tone zyrtare patem takime me Kryeministrin e vendit një person mjaft karizmatik dhe tejet mbeshtetes e miqesor me kauzat e ekzigjencat shqiptare bë Ballkan e në Europë e po ashtu edhe me Kryeparlamentarin e Kroacisë i cili ishte po kaq i njerzishem dhe i vemendshem për ta forcuar raporti dhe miqesinë mes popujve e shteteve tona.

Ditën e fundit ishte parashikuar një takim edhe me Presidentin i cili e kishte rezidencen në periferi të qytetit në një vilë tipike jugosllave që Tito perdorte dikur në mes të gjelberimit. Një vend i bukur gati ekzotik. Në presidencë hymë dhe u rreshtuam sipas protokollit ! Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë u shoqerua nga punonjesit e atij institucioni tek podiumi i nderit. Presidentin prisnim. Por ai e kishtë marrë me nge. Pas ca minutash ndonese u krijua një situate e sikletshme pritjeje zbriti.

Dukej pak i mufatur dhe si i pertuar. Në sallen e bisedimeve e njejta atmosferë noprane. Hijerënde, pompoz, arrogant dhe deklarativ si njeri që njihte Ballkanin në gjeneze dhe kishte zgjidhjet magjike në dorë dhe më tej.
Ndonëse në delegacionin shqiptar ishin Kryetarja e Kuvendit, Zevendes Kryetari , deputetja Marnoj e të tjerë ishin bashkuar disa diploma perendimi nostalgjiku jugosllav s’kishte veshë për të degjuar por vetem gojë per të folur.

Mbllaçiti disa fraza amorfe per raportet mes vendeve po tejet larg me fjalorin e Kryeministrit apo Kryeparlamentarit Kroat apo të tjerë faktorve politikë që takuam. Në të dalë nuk durova pa ju thënë anetarve të tjerë të delegacionit qe tek ky burrë pashë gjithë patetiken mburravece të Ballkanit vetë komplekset e ketij gadishulli të anashkaluar nga historia qysh në antikitet.

Që zhgenjimi ynë të mos pergenjeshtrohej në fund si dha doren askujt duke shkelur çdo kod mikpritjeje dhe ngjiti shkallet me vrap si danoç lagjeje.

Gjithesa mu kujtua kur lexoja shkulmet e tij i cili për të marrë vemendje ne raport me faktoret pro europiane e pro Kosove të Kroacisë preferoi të fliste si kamerier lepe peqe i Putinit dhe keshilltar i Vuçiçit !!
Tek e degjoja si në Zagreb mendova që forca e marrezisë për të bërë lajm nuk duhet nënvleftesuar sidomos në Ballkanin tonë. Gjëmat keshtu kanë filluar.

*Zëvendës Kryetar i Kuvendit të Shqiperisë

Next Post
Rama inspekton spitalin e Vlorës: Urgjenca e re, gati para sezonit turistik

Rama inspekton spitalin e Vlorës: Urgjenca e re, gati para sezonit turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com