• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kujtesë për Berishën dhe berishistët

by Java News
07/02/2022 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ergys Mërtiri 

Berisha dhe berishistet akuzojne Lul Bashen per humbes serial, por ne fakt, nese ka nje humbes ekzemplar politika shqiptare ne historine elektorale te pas-komunizmit, ky eshte Sali Berisha.

Ne vitin 1992, ai erdhi ne pushtet me nje rezultat zgjedhor spektakolar qe tregonte indinjaten e popullit me diktaturen. Partia Socialiste ne keto zgjedhje mori vetem 38 vende ne parlament, ndersa PD ’92 dhe te tjerat i moren aleatet e PD-se. Pas ketij momenti, Berisha ka njohur nje situate elektorale deshperuese, duke e sakatuar peshen elektorale te se djathtes.
Menjehere pas fitores se ’92-shit, ai humbi zgjedhjet vendore, humbi referendumin per kushtetuten, dhe pas fitoreve te dyshimta ne ’96 (te ardhura per shkak te manipulimeve, por edhe iluzioneve te krijuara nga firmave piramidale), rikthehet ne humbjet e njepasnjeshme te viteve 1997- 2003, perfshi ketu edhe referendumin per kushtetuten.
Ne 2005, me gjithe degjenerimin total te shtetit nga qeverisja Nano, ai nuk do te fitonte dot, nese PS-ja nuk do te percahej prej Ilir Metes, 5 mandatet e te cilit e nxorren Nanon ne opozite.
Kater vjet me pas, pas nje qeverisjeje relativisht te mire, por me nje megaskandal si Gerdeci, Berisha nuk arriti te fitoje dot 71 mandate, megjithese ishte ne pushtet, e megjithe betejat ligjore te fituara ne KQZ-ne e kontrolluar prej tij. U desh qe pushteti te ndahej me Ilir Meten per te mbijetuar.
Vjen pastaj 2013-a, ku Berisha pesoi humbjen me te turpshme ne historine elektorale te demokracise shqiptare. Megjithese ne pushtet, ai arriti te marre vetem vetem 56 mandate perfshi edhe aleatet, duke humbur, per here te pare ne historine e PD-se, edhe bastionet si Shkodra dhe Kavaja.
E megjithate Berisha nuk iku pas kesaj. Dha nje doreheqje formale, duke u perpjekur ta baje PD-ne nen kontroll nga pas kuintave. Per ta mbajtur peshen e tij te influencave iu desh qe gjate kesaj kohe te ruante vendin e tij ne parlament si dhe te vazhdoje te jete aktiv ne media, ndonese kjo dukej e shemtuar dhe e demshme per PD-ne.
Sigurisht, Lul Basha ka fajet e veta ne humbjet qe pasojne dhe do te ishte normale qe ai te largohej pas tyre. Por, a eshte vetem Luli qe duhet te paguaje kete fature?
Do ishte qesharake nese do te mendonim se humbesi historik i zgjedhjeve ne PD nuk ka pasur ndikim ne pengimin e frymes se nevojshme per te rrezuar Edi Ramen. Te gjithe e kemi pare Berishen superaktiv gjate ketyre kater vjeteve duke dubluar rolin e kryetarit. E kemi pare ate te beje protagonistin ne parlament, ne deklarata per shtyp, te shetise studio me studio ne debate politike, si dhe ne cdo aksion te opozites. E kemi pare gjithashtu Berishen, te imponoje aksione opozitare, te nxise turmat brenda PD-se ne reagime te ndryshme, perfshi ketu edhe djegien e mandateve, duke interferuar axhenden e opozites, ne funksion te linjave te axhendes se tij paralele.

Pra, Berisha ka qene de fakto bashkekryetar i PD-se dhe eshte pa sens pretendimi i tij se cdo sukses elektoral ne keto 8 vite, PD-ja e ka per shkak te mbeshtetjes se tij, ndersa cdo deshtim, per shkak te paaftesise apo poshtersise se Bashes. Ai eshte faktor i rendesishem ne humbje, duke qene faktor i rendesishem ndikues ne vendimmarrje.Ai e ka shtyre opoziten drejt nje strategjie te gabuar, jo fituese, qe ne fakt i ka sherbyer me shume interesave te tij personale. Ai ka ndikuar per ta orientuar opoziten drejt mjeteve te rruges, perplasjeve te kota, tensioneve te panevojshme dhe politikes se bojkotit, cfare e ka dobesuar ate, si ne peshen e saj institucionale ashtu edhe ne ate publike, ndersa ka prodhuar frustracion tek mbeshtetesit.

Por, edhe sikur te mos jete e vertete qe Berisha ka qene bashkekryetar i PD-se ne keto 8 vite. Fakti qe ne syte e opinionit eshte perceptuar masivisht se ai eshte kryetari real, ndersa Luli eshte vetem kryetari formal apo kukulla e tij, natyrisht qe do te sjelle efekt elektoral negativ. Me protagonizmin e tij publik, Berisha ka demtuar Kryetarin e Opozites, i cili eshte perceptuar nga publiku si i paafte te clirohet nga Berisha, ndersa ka demtuar PD-ne, e cila eshte perceptuar si force politike nen kontrollin e tij. Per sa kohe, nje mase e madhe njerezish kane besuar se, duke votuar Bashen, po votojne per Berishen, sigurisht qe Berisha ka pergjegjesi ne rezultat.
Pretendimi i kundert i Berishes, se ai vetem e ka ndihmuar Bashen, pasi, sipas tij, shume njerez ia kane pohuar se, Bashen e mbeshtesnin vetem sepse e mbeshteste Berisha, eshte non sens e madje qesharak. Per sa kohe ka njerez qe e mbeshtesin dhe votojne Bashen, pasi mendojne se ate e mbeshtet Berisha, sigurisht qe ka shume te tjere qe nuk e duan dhe nuk e votojne, pikerisht se mendojne se ate e mbeshtet Berisha. Pretendimi per te lare duart dhe per te llogaritur vetem pjesen e pare, eshte mungese e thelle logjike.

Nga ana tjeter, roli i Berishes ne mbajtjen e PD-se ne statuquo, duke e ngrire ate per ta penguar te ndryshoje eshte evident. Ai ka ndihmuar ne mbajtjen e nje klime tensioni te vazhdueshem ndaj kryetarit, duke penguar reformimin e partise, largimin e figurave te kosumuara per ti hapur rruge afrimit te figurave te reja, me moralin, kulturen, reputacionin e duhur per te krijuar nje fytyre te re.Ai eshte pergjegjes per kontributin e dhene ne mbajtjen e partise ne batakun e 2013-s duke pretenduar te rivije ne pushtet me te njejtet njerez. Fakti qe pikerisht keta njerez te konsumuar po e ndjekin sot me perkushtim, tregon se ata njerez kane mbetur ne politike, pikerisht per shkak te Berishes.

Ne fund fare mund te themi se, sigurisht qe Luli ka shume faje per humbjet e ketyre 8 vjeteve, por Berisha eshte nje humbes i pakrahasueshem, pasi mban mbi shpine humbjet e veta plus pjesen e vet te fajit per humbjet gjate 8 viteve te Lulit. Berisha eshte humbesi historik ne PD.

Ne 30 vjet, ai ka prodhuar aq shume antagonizem, polarizim, tensione, zhgenjime, sa nje pjese e madhe e elektoratit te djathte ka zgjedhur te mos votoje me, pa llogaritur ata qe kane levizur ne parti te tjera si LSI-ja, apo edhe PS-ja.Me politiken e tij arrogante, me gjuhen e fyerjeve, lincimeve, akuzave pa fakte, shpifjeve, teorite e konspiracionit, ai reflekton nje kulture politike qe i ben shume njerez te mos ndjehen te perfaqesuar. Ne tre dekada ai ka akumuluar aq shume braktisje, sa ai nuk mund te jete kurre me nje faktor bashkues apo zgjerues i shtratit elektoral te se djathtes.

Next Post
‘Shtëpia e Lirisë’, PD: Pasojat e luftës për jetë a vdekje

'Shtëpia e Lirisë', PD: Pasojat e luftës për jetë a vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

August 30, 2026
Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

August 30, 2026
SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

August 30, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit

August 30, 2026
“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

August 30, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com