• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një krahasim faktesh mes rastit Tahiri dhe rastit Shkëlzen Berisha në aferën e CEZ

by Mero Baze
20/10/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni i Mandateve duket se autorizoi hetimin dhe kontrollin e banesës dhe sendeve personale të deputetit Saimir Tahiri, duke mos qenë i bindur në firmosjen e urdhërit të arrestimit si masë ekstreme, në mungesë të provave bindëse. Vendimi është pritur me zemërim nga opozita, e cila disa muaj më pare, në Komisionin Hetimor për çështjen e CEZ, mbrojti Shkëlzen Berishën nga implikimi i tij si sekser mes kryeministrit dhe zyrtarëve të CEZ, me të njëjtat argumenta, edhe pse për të kishte prova.

Në një email që u zbulua dhe u pranua zyrtarisht si provë, i drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, bëhej fjalë për një takim që u nevojitej me kryeministrin Berisha për një aferë që ka të bëjë me çmimin e energjisë elektrike, takim që duket se ishte lobuar nga i biri i Sali Berishës. Në email thuhet se pas takimit me Berishën, do të bëhej takimi me të birin.

Vendimi i qeverisë që u lobua nga ky takim, ka një impakt prej miliona dollarësh në dëm të ekonomisë sonë.

Shkëlzen Berisha u mbrojt se ai nuk mban përgjegjësi se çfarë shkruajnë në emaile të tjerët për të.

Njësoj edhe Saimir Tahiri thotë se nuk mban përgjegjësi se çfarë thonë dy banditë në telefon për të.

Por ndryshe nga Tahiri, për të cilin ka prova, për Shkëlzen Berishën, ngjarja provohet.

E-mail qe proven se pas takimit me Berishen, çekët e CEZ do takonin Shkëlzenin

Pas publikimit të e-malit të drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it ne Prage, Tomas Pleskac, më 28 janar 2010, gazeta TemA bëri një kontroll të fakteve me axhendën e kryeministrit Berisha në ato ditë, dhe rezulton se të gjitha faktet në e-mail, provohen nga axhenda e Berishës si kryeministër.

Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejsek, i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër, pas ardhjes se kryeministrit.

Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 janar, Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për t’u rikthyer në Kuvend. Berisha ka dalë para gazetarëve më 29 janar dhe ka treguar se çfarë kanë kërkuar në Këshillin e Europës për rikthimin e PS në Kuvend.

Nga ana tjetër, Hejsek, duke i shpjeguar klimën rreth kryeministrit, shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj, dhe ai i ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.

Njoftimi i shtypit i Berishes qe provon realizimin e takimit.

Nga axhenda e verifikuar e Berishës, rezulton se në datën 27 janar, Berisha ka takuar investitorët e huaj në Tiranë. Zyra e tij ka njoftuar se “kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010”.

Pra të gjitha detajet e e-malit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 janar.

Pra nuk është vetëm email-i që përflet Shkëlzen Berishën, por gjithë axhenda e Kryeministrisë ato ditë, që provon emaili. Prokuroria injoroi kërkesen për padi penale nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Ndryshe nga rasti Shkëlzen Berishës, për Tahirin ekziston vetëm një bisedë telefonike e dy banditëve, dhe asnjë provë mbështetëse më pas. Dëshmia e një policeje që paska qenë e dashura e Habilajt dhe thotë që ka dëgjuar prej tij se ka kushëri Saimir Tahirin, nuk thotë asgjë të re, pasi atë e thotë vetë Tahiri dhe nuk e mohon. Por dhe nëse një vlonjat i mburret të dashurës për t’u treguar i pushtetshëm, nuk është ndonjë provë.

Ndryshe nga rasti i Shkëlzen Berishës, ende nuk kemi asnjë provë që të mbështesë akuzën ndaj Tahirit, sidomos udhëtimi me ta, siç pretendoi Prokuroria në letrën drejtuar Komisionit, apo favorizimi në detyrë. Nëse gjenden fakte gjatë hetimit, padyshim që Tahiri duhet të shkojë para drejtësisë dhe për këtë arsye po hetohet. Shkëlzeni edhe pse e ka të provuar se ka lobuar një vendim të qeverisë që ka dëmtuar ekonominë kombëtare, në favor të “ekonomisë personale”, pasi mund t’i ketë sjellë përfitime si sekser, ende nuk është marrë i pandehur. Të njëjtët prokurorë e injoruan kërkesën për marrje të pandehur nga Komisioni Hetimor. E gjitha ka ndodhur në më pak se një vit më parë. E keni në procesverbalet e Kuvendit dhe në protokollin e Prokurorisë.

Next Post
Deputeti i PD sulmon kryeministrin, Halimi: Rama po kërkon edhe Avokatin e Popullit

Lufta e deklaratave, Halimi: Provat për Tahirin të mjaftueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In