• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kongres për mandatin e tretë dhe ribashkimin

by A R
12/06/2021 23:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Darina Tanushi

Partia Socialite i bëri vetes në këtë 30 vjetor të themelimit, dy dhurata: fitoi një mandat të tretë qeverisës, historik në periudhën pluraliste të Shqipërisë, por jo vetëm. E dyta rimblodhi ata që kanë qenë truri i saj, që edhe pse kritikë të ashpër në periudha të ndryshme kohore nuk e mohuan kurrë lidhjen me socialistët dhe Partinë Socialiste.

Surprizë ishte prania dhe mesazhet e Arta Dades, Rexhep Meidanit, por edhe Ditmir Bushatit. Meritë apo jo e Edi Ramës, ai arriti që në këtë përvjetor të rikthente frymën e solidaritetit që karakterizon një organizatë politike, ku individët grumbullohen në bazë të vullnetit të lirë. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, lideri historik i PS-së Fatos Nano tregoi përmes një mesazhi se bëri atë që tha; “kalimin e stafetës nga etërit te bijtë”, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë ashtu si para zgjedhjeve të 25 prillit si këshilltar i mirë, ashtu si ati pas birit, pavarësisht sa i zoti bëhet ky i fundit. Por edhe duke dhënë mesazhe për ata që dikur quheshin “xhaketa të vjetra”. Ndoshta do mund të thuhet se për cfarë i duhet Partisë Socialiste kjo frymë bashkimi, ndërkohë që “futi në xhep” edhe mandatin e tretë. Është pikërisht ajo që shpalosi Edi Rama, përgatitja për një mandat tjetër në zgjedhjet vendore dhe mandatin e katër qeverisës. Pse jo? Partia Socialiste ka mënyrën më të mirë të organizimit të strukturave sot për sot, krahasuar me kundërshtarët e saj politikë. Është një sistem i tërë i ngritur qysh herët, që buron nga njohja në qelizë e njerëzve, elektoratit (për të cilët në fakt ka patur një data baze, para se të bëhej zallamahia e madhe me patronazhistët). Dikush duhet të pyesë p.sh. Petro Kocin një nga ish-sekretarët organizativë që ndryshoi shumë në mënyrën e komunikimit dhe ngritjen e organizatave bazë. Duhet pyetur edhe Musa Ulqini si arriti të njohë në majë të gishatave cdo njeri, cdo socialist dhe jo vetëm, në Tiranë e më pas edhe në Elbasan. Kyci i suksesit të PS-së qëndron pikërisht aty, në bazë e saj.

SI E NJOH UNE GRAMOZ RUÇIN

Askush nuk e priste që Gramoz Ruci të linte politikën aktive pikërisht tani. A ndoshta përmbushi atë që tha Fatos Nano për të kaluar “stafetën te bijtë”? Por tërheqja e tij, pikërisht në një moment kur PS ndihet e pakonkurueshme në skenën politike duket ishte e mirëmenduar. Ishte viti 1999, kur nga auditori shkova të filloj punë në gazetën “Shekulli”. Mu ngarkua të mbuloja Partinë Socialiste( ishte rastësi, pasi ai vend ishte i lirë). Duhet të tregoja se doja dhe do ta bëjë atë punë. Ndaj, pasi kisha marrë intervistën e parë me Ndre Legisin si sekretar organizativ në këtë parti, tentova t’i marr edhe atij, “të sertit”, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Rucit. Pranë tij qëndronte një burrë babaxhan si Guro Zeneli (ose xhaxhi Guro sic ne i thërrisnim cdo ditë). I them se dua t’i marr intervistë zotit Ruci, por nuk mund t’i them se kam frikë se më përgjigjet ashpër. Jo,-më tha, e ke gabim! Gramozi është i dhembshur, nuk të përgjigjet keq. Guxo dhe do t’ja marrësh intervistën. E pavendosur trokita në derën e zyrës së tij. -Urdhëro, më thotë , hajde cfarë kishe? Ishte ai njeriu që unë, një çilimi kisha patur frikë t’i afrohesha kur e shihja të hynte në selinë e PS-së për muaj me radhë. Për cudinë time, ai pranoi të më jepte intervistë dhe mbaj mend se ajo ishte dita më e lumtur për mua. Sigurisht që fjala i kishte peshë dhe gazeta është hapur me atë intervistë, pavarësisht sa amatore ishin pyetjet e mia asokohe. Kështu bashkëpunimi ynë vijoi. I prerë në mesazhet që jepte, por edhe i mirëplanifikuar për të qenë i pranishëm në media, pa synuar profilin e lartë publik (të cilin dashje pa dashje e kishte fituar).

E sot, teksa e pashë të përlotur mu kujtuan fjalët e xhaxhi Guros: “Gramozi është i dhembshur”. Largimi i tij lë një vend bosh në kupolën e PS-së, që do të jetë e vështirë të marrë hijeshinë e tij politike.

/a.r

Next Post
Lutje publike për kryeministrin e sapozgjedhur të Shqipërisë Edi Rama

Buzhala: Mund t’i urresh, por Thaçi e Rugova janë dy figurat më të rëndësishme të 50 viteve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In