• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një konflikt artificial, që mund të sanksionojë Kosovën, në vend të Albin Kurtit

by Mero Baze
05/02/2024 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Reagimi amerikan ndaj Kosovës pasi kryeministri Albin Kurti nuk përfilli kërkesën e tyre për të shtyrë konfliktin e panevojshëm rreth ndalimit të përdorimit të dinarit serb në territor të Kosovës është tejet i ashpër. Ashtu siç e perifrazoi qëndrimin amerikan ambasadori Hovenier, duket që Departamenti i Shtetit nuk po bën më dallim mes qëndrimeve të Albin Kurtit dhe Kosovës si shtet, dhe po flitet për sanksione ndaj Kosovës duke përshirë dhe mundësinë e ndaljes së armatimit të rëndë që pritet të realizohej në muajt në vazhdim.

Acarimi pasoi një periudhë të dukshme përmirësimi të raporteve të tij dhe ashtu të tendosura me SHBA, pas provokacioneve serbe në Banjskë në vjeshtën e vitit që shkoi që e kaloi peshën e presionit perëndimor në fushën serbe.

Tanimë, kur gjithçka u duk se u normalizua, Albin Kurti befas po provokon një nga krizat më të forta me aleatin kryesor të Kosovës, në një kohë që bota zien nga konflikte të mëdha dhe një tension i ri në Kosovë është një lodhje e re për perëndimin dhe raportet e tij me Kosovën.

Është e qartë që nuk bëhet fjalë thjesht për dinarin serb që përdoret në territor të Kosovës. Sovraniteti i monedhave klasike, në epokën e që jetojmë është një debat pa pik kuptimi. Ky është thjesht sebepi për një konflikt.

Konflikti real qëndron tek detyrimet e Albin Kurtit ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe radhës së tij për të plotësuar detyrimet që burojnë për krijimin e asosacionit të komunave e shumicë serbe në Kosovë.

Neni 6 i kësaj marrëveshje parashikon dhe një marrëveshje për financime në periudhën tranzitore ku Serbia duhet të financojë sistemin e arsimit, shëndetësisë si dhe pensionet. Dhe natyrisht ajo duhet të paguajë me dinarë në veri.

Albin Kurti me sa duket po kërkon ta Vuçiqizojë procesin dhe ta kthejë atë në një rivalitet personal, duke krijuar një konflikt artificial që pengon zbatimin e marrëveshjes. Qëllimi është të fusë vendin në zgjedhje, përmes një konflikti populist për të siguruar një shumicë të re që do ta interpretojë atë si një mandat të ri për të zgjatur krizën me perëndimin.

Por ndërkohë që Albin Kurti bën planet e veta se si të rrijë në pushtet duke u faktorizuar përmes konflikteve, Kosova po vë në rrezik raportet e saj afatgjata me SHBA, dhe mund t’i kushtojë shtrenjte në një botë e cila po hyn e gjitha në konflikt dhe ku nuk ka më asnjë ngjashmëri me 25 vite më parë, kur Kosova fitoi lirinë me ndihmën e një Perëndimi të unifikuar.

Në këto kushte dhe SHBA duhet të ketë një politikë të matur ndëshkimi ndaj Kosovës. Ajo nuk duhet të ngatërrojë Kosovën me Albin Kurtin dhe as popullin e Kosovës me popullin e Albin Kurtit.

Natyrisht ata nuk mund t’i ndajë, por nëse vjen puna tek sanksionet, SHBA nuk ka pse sanksionon Kosovën, por le të sanksionojë Albin Kurtin.

Pastaj ai le të vazhdojë të bëhet popullor si Dodiku për shkak të sanksioneve. Por Kosova nuk ka fuqi për sanksione edhe nga SHBA, në një kohë kur ka konfliktin tek dera, ndërsa të vetmin mik që i rri roje tek dera, SHBA, ka vendosur ta bëjë armik për shkak të një politikani.

Next Post
“Sapo u shit piktura identifikuese e shqiptarëve të Egjyptit… Po ne patriotët, ku ishim?!”

"Sapo u shit piktura identifikuese e shqiptarëve të Egjyptit... Po ne patriotët, ku ishim?!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In