• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kompani bioteknologjike amerikane synon të ringjallë trurin e vdekur

by Aalison Pearse Stevens
06/05/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ndalet shkenca. Projekti i kompanisë amerikane quhet “ReAnima Project” dhe synon të provojë nëse është e mundur që të ringjallet truri i personave të vdekur, bën të ditur gazeta britanike “The Telegraph”.

Kompania në fjalë, e cila hulumton në fushën e biologjisë dhe teknologjisë, ka marrë dritën e gjelbër për projektin e saj të diskutueshëm: “Ringjallja”.

Prej disa muajsh në shqyrtim nga një komision etike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky projekt kishte hasur në kundërshti të grupeve të ndryshme besimtare.

Por komisioni i etikës ka vendosur së fundmi se nuk ka asgjë të papërshtatshme në këtë projekt.

Grupi shkencor, që do të merret me “ReAnima Project”, jep disa detaje mbi rrugët që do të përdoren për të ringjallur trurin.

Saktësisht bëhet fjalë për një kombinim metodash, që nga injektimi i qelizave staminale në tru e deri te stimulimi i neuroneve me laser, citohet Express.

Siç parashikon projekti, vullnetarët duhet të jenë të deklaruar të vdekur dhe organet e tjera të tyre të mbahen të gjalla përmes pajisjeve, pra, vullnetarëve duhet t’u ketë vdekur vetëm truri.

Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, “truri i ringjallur mund ta nisë jetën nga e para”, që nënkupton se personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga fillimi. (b.an)

Next Post

Akuzat e Bashës, Tahiri: Mjaft me "llogje", të shkojë në prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com