• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një komision, që do të përjetësojë “lavdinë” e Doktorrit në PD

by Artur Ajazi
06/08/2020 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Duket se detyra e parë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të emrave të rinj për kandidatë për deputet në Partinë Demokratike, mbetet realisht zgjatja e “lavdisë së Sali Berishës në parti”. Pothuajse në të gjitha intervistat e shpeshta që ish-ministri  demokrat ka dhënë në medie të “caktuara” ditët e fundit, në çdo njërën prej tyre ka spikatur pyetja, por  dhe përgjigja e menjëhershme se “Sali Berisha ka një lavdi që do ti shërbente për dy jetë atij, dhe jo për një, ai është emblema e  gjallë e PD”.  Sikur të mos ishte paracaktuar me “post” të veçantë për evidentimin e emrave të rinj, apo dhe seleksionimin e tyre sipas biografisë organike e politike, ish-ministri i qeverisjes së Doktorit, akoma pa nisur mirë puna në komision, ka nisur të aludojë mbi “fatin e Berishës”, duke deklaruar se “i takon atij të vendosë, do të jetë më pjesë e Parlamentit apo jo, emri  dhe vepra e tij janë udhërrëfyese për ne, dhe të rinjtë”. Me llogjikë, i bie të kuptojmë se, Komisioni Vlerësimit të emrave të rinj (me të kaluar të hershme) qenka ngritur enkas edhe për të përjetësuar lavdinë e Doktorit. Dhe mirë e bëjnë. Ndoshta është më e nevojshme, që PD e Lulzimit, të rikthehet  de jure  tek PD e Berishës, se sa të demokratizohet, të hapet, të europianizohet, dhe të çlirohet nga e kaluara e dhimbshme. Askush nuk do ta kishte menduar dhe besuar, se edhe pas kaq vitesh largimi nga posti i kryetarit  të partisë,në PD-në e sotme, do të ngrihej një komision me xhaketat e vjetra, për të përjetësuar “lavdinë e Doktorit”. Truma  e servilëve, e atyre që dikur kanë  qenë  ministra, zv/ministra  dhe drejtorë të pushtetit të Doktorit, sot janë rikthyer  në atë parti, me flamurin e berishizmit, duke besuar në budallallëkun e tyre  se “PD do të fitojë zgjedhjet duke përjetësuar  vetëm  lavdinë e Berishës”. Mëndjeshkurtër  e dritëshklurtër në ide dhe llogjikë, ata që deri  dje e katandisën atë parti  në repart ushtarak, sot  janë rikthyer atje ( patjetër me urdhër)për të bërë  ritualin e zakonshëm, atë që kanë bërë për 30  vjet rresht . Ata  janë  të gatshëm  ti  ngrejnë edhe shtatore apo dhe bustin mes SHQUP-it  Doktorit të tyre, vetëm e vetëm, që  ai  ti ketë  ata  në “qendër të vëmëndjes”. Por edhe pse ata  nuk  e dëshirojnë këtë realisht, duket se Doktori  nuk  i harron kollaj  sejmenët e tij, ata me të cilët për kaq vjet, ka ndarë  pushtetin dhe gjithçka  vilej prej tij. Por edhe  atyre, ai nuk u ka lënë gjë mangut, nga dosjet e mbushura me shkelje dhe abuzime , deri tek zhvatjet  dhe  skandalet e tjera. Ajo që Doktori u ka mbajtur dhe  u  mban si “çekiç” atyre mbi kokë, janë pikërisht e kaluara plot me tallaze, e cila i detyron ata ti binden akoma dhe sot, jo vetëm urdhërit, por edhe vullnetit të dëshirave të tij, për lavdi  të përjetshme në PD. Ajo  që u servir  si “risi në PD”, dhe që u deklarua se “Komisioni Vlerësimit ishte zgjidhja më e mirë për seleksionimin e emrave të rinj për deputetë të ardhur nga baza”, nuk  paska qenë  gjë  tjetër, veç  ngritja e një  strukture  legale, që do të vulosë së pari “përjetësimin e lavdisë së  Doktorit  në PD”, dhe  pastaj  miratimin pa zhurmë  të listës së vjetër, si detyrim  statutor i ish-ministrave të tij.

Next Post
Nga aksionet tek media dhe hidrokarbure/ Dosja e SPAK: Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi

Nga aksionet tek media dhe hidrokarbure/ Dosja e SPAK: Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In