• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kod për zgjedhje të lira, jo për rënien e lirë të PD

by Mero Baze
16/08/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Europë, që ka ndryshuar Kodin Elektoral së paku 7 herë në mënyrë thelbësore, duke ndryshuar sistemin e zgjedhjeve nga mazhoritar i pastër, në mazhoritar me korrektim propocional, pastaj në propocional me korrektim mazhoritar, pastaj me ndryshime në proces numërimi, me heqje të raundit të dytë, e deri sa përfundoi me sistem të pastër propocional rajonal.

Në të gjitha rastet, diktuese e ndryshimeve ka qenë Partia Demokratike. Prej vitit 1992, Partia Demokratike ka diktuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nën kompleksin e partisë së dytë, që nuk ia del dot të fitojë. Sistemi më i mirë elektoral, ka qenë padyshim ai i vitit 1992, kur 100 deputetë, zgjidheshin direkt nga populli dhe partitë që nuk fitonin dot direkt në zonë, kompensoheshin me 40 deputetët nga lista. Ai ishte i vetmi sistem, ku vota e partisë ishte e njehësuar me votën e kandidatit, dhe çdo qytetar, në thelb votonte vetëm një herë.

Gjithë sistemet e tjera që pasuan nën ndikimin e PD, kanë deformuar në thelb votën e qytetarit, pasi kanë ndarë votën e partisë nga kandidati, kanë futur elementë demografikë, kanë shmangur shumicën absolute të raundit të dytë, kanë përqëndruar numërimin etj. Të gjitha janë bërë se PD ka menduar gjithnjë se mund të fitojë vetëm falë sistemit.

Ndryshimet e fundit të vitit 2009, synuan po atë gjë. Dhe Berisha ja doli që përmes atyre ndryshimeve, në aleancë pas zgjedhore me LSI, ta merrte pushtetin.

Por ai kurrë nuk e kaloi dot pesëdhjetë përqindëshin.

Tani që PS e kaloi e vetme pesëdhjetë përqindëshin, shpresat për një fitore të PD-së janë shumë larg. PD, përveçse ndjehet e përçarë dhe e braktisur, ndjehet e alarmuar nga bojkoti i shqiptarëve për të.

Zgjedhjet e fundit, ku të paktën 220 mijë shqiptarë që votonin PD, nuk denjuan të dalin nga shtëpitë, ka alarmuar realisht PD-në dhe po kërkon ndryshime të reja në Kodin Elektoral, për të detyruar shqiptarët të dalin në votime me ligj.

Ky nuk është fundi i botës dhe mund të bëhet, por nuk e ndihmon dot PD-në. Thjesht i heq një makth Lulzim Bashës.

E ka Greqia, duke e kombinuar me një sistem elektoral rajonal, por me votë preferenciale për deputetët, pra me një listë gati të hapur në qark, ku deputeti që merr më shumë vota, listohet i pari si fitues.

Por ajo që është shqetësuese tek PD, nuk është fakti se ajo kërkon reformë elektorale, por se në çdo palë zgjedhje ajo kërkon të kthejë problemet e saj në ndryshime ligjore.

Meqë më 1996 e kuptoi se nuk fitonte dot me sistemin e 1992, i cili në thelb ishte propocional, e përmbysi dhe e bëri me korrektim mazhoritar, nga korrektimi propocional që ishte më 1996. Me këtë rast mendonte se do të zhdukte PS, që dilte forcë e parë. Të njëjtën gjë vazhdoi të diktojë më 2001, duke prodhuar “Dushkun”. Më 2005 hoqi raundin e dytë të zgjedhjeve. Më 2009 hoqi fare sistemin mazhoritar dhe vuri atë rajonal.

Tani kërkon të bëjë me detyrim votimin, për të shmangur bojkotin.

Ky mentalitet nuk e bën dot PD, parti fituese. Shqiptarët dhe mund të detyrohen të votojnë, por nuk mund të detyrohen të votojnë për PD. Biles kam frikë se po i detyruam në emër të PD, do të dalin në votime dhe do ketë votë masive kundër PD dhe shkatërrim historik të saj.

Ndryshimet në Kod duhen kërkuar në kuadrin e një reforme të përgjithshme, për ta bërë atë më të mirë, për t’iu afruar votës së qytetarit, për të njehësuar deputetin me partinë dhe për të votuar më të mirët. Ndryshimet nuk mund të zgjidhin hallet e PD. Ato mund të zgjidhin hallin e zgjedhjeve të lira, por jo të rënies së lirë të PD. Atë e ka në dorë vetë PD, e cila tani që ka përjashtuar mbi gjysmën e partisë, kërkon t’i detyrojë me ligj të votojnë për të.

a.ç

Next Post
‘Këtë sezon droga po mbin vetë’, asgjësohen 271 bimë kanabis në Pult

'Këtë sezon droga po mbin vetë', asgjësohen 271 bimë kanabis në Pult

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia e autogolit dhe vrasja e kapitenit që la gjurmë në futbollin botëror

Historia e autogolit dhe vrasja e kapitenit që la gjurmë në futbollin botëror

June 15, 2026
“Drafti i Kodit të ri Penal, s’kemi qenë pjesë e grupit të punës”/ Kryeprokurori: Do krijojë konfuzion, ka nene të paqarta!

Raporti 2025, Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

June 15, 2026
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

June 15, 2026
Kompanitë ajrore në alarm, rriten vjedhjet gjatë fluturimeve të gjata

Kompanitë ajrore në alarm, rriten vjedhjet gjatë fluturimeve të gjata

June 15, 2026
U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

June 15, 2026
Pushimet për hidratim në Botëror, kush fiton e kush humb nga kjo praktikë?

Pushimet për hidratim në Botëror, kush fiton e kush humb nga kjo praktikë?

June 15, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

June 15, 2026
Arrestohet në Belgjikë Gert Gjenerali, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Arrestohet në Belgjikë Gert Gjenerali, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

June 15, 2026
Britania merr vendim, ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

Britania merr vendim, ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

June 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 16 Qershor 2026

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In