• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një Kod i Ri Penal, i domosdoshëm”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Përshtatet me realitetet e sotme

by A R
01/08/2025 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi ynë ka nevojë për një Kod të Ri Penal. Kështu u shpreh Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, në një intervistë për RTSH.

“Të gjithë e dimë që Kodi Penal aktual ka gati 30 vjet që ka hyrë në fuqi. Gjatë kësaj kohe janë bërë mjaft ndryshime, por kjo nuk ishte mënyra e duhur. Kur thotë populli, ‘nuk mund të ecet me shto ujë, shto miell’. Ne na nevojitet një Kod i Ri Penal. Unë jam i kënaqur që drafti i Kodit të Ri Penal ka ngjallur një diskutim mjaft të fortë dhe do të dëshiroja që të gjithë profesionistët e të drejtës të japin kontributin e tyre për ta përmirësuar këtë draft,” thotë z. Hoxha.

Sipas Hoxhës, debate publik që po bëhet u shërben përmirësimit të këtij drafti, për të cilin edhe ai vetë ka disa sugjerime.

“Drafti i Kodit të Ri Penal, ndryshon nga kodi aktual që në strukturë – struktura është krejt tjetër – që në sasinë e neneve – jemi trefish më shumë. Ndryshimet e reja shoqërore dhe zhvillimet kanë sjellë identifikimin e mjaft veprave të reja penale, të cilat nuk gjenin rregullim. Unë do të isha i mendimit që disa vepra të mos ekzistojnë në Kod pa u ndëshkuar më parë administrativisht. Ka një tendencë për të kriminalizuar disa sjellje që aktualisht mund të jenë kundërvajtje administrative, mirëpo ky është thjesht një propozim,” shprehet kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

I pyetur se çfarë mendon për qëndrimet e mbajtura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme për Kodin, nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, deklaroi se në dijeninë e tij janë thirrur për konsultim të gjitha organet e drejtësisë.

“Unë i vlerësoj të dy, sepse janë profesionistë me një karrierë të gjatë, si z. [Olsian] Çela, si z. [Altin] Dumani. Qëndrimi, opinioni i tyre institucional, por edhe personal, do të jetë shumë i rëndësishëm për përmirësimin e këtij drafti. Mendoj se koha nuk ka ikur. Kohë kemi plot. Këta ekspertë që kanë qenë, në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, kanë pasur si qëllim kryesor të bënin një Kod për shqiptarët, jo për veten e tyre,” tregon z. Hoxha.

Po ashtu ai ka shpjeguar se edhe se çfarë parashikon Kodi i Ri Penal për të burgosurit e përjetshëm.

“Nga gjithë praktika ndërkombëtare më e mirë perëndimore është nxjerrë si konkluzion që këta të dënuar kanë të drejtë, jo se lirohen automatikisht, çka do të thotë se duhet të plotësojnë një kohë fizike të jetës, qëndrimit në burg, që është 35 vjet, dhe më tej të plotësojnë disa kushte dhe kritere të tjera… do të kenë një vlerësim nga administrata e burgjeve, një opinion nga viktima. Duhet parë gjithë sjellja e këtij personi. Bëhet edhe një vlerësim tjetër nga një specialist dhe në fund është gjyqtari ai që do të vendosë,” thotë z. Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha ka zbuluar se hartimi i këtij drafti ka nisur që në 2019-ën dhe sipas tij konsultimet për ta përfunduar atë totalisht mund të zgjasin deri në dy vite.

Next Post
Lavazhet nisin çmontimet, Rama ndan pamjet: Çuna, respekte! Po e kuptoni edhe vetë që…

Lavazhet nisin çmontimet, Rama ndan pamjet: Çuna, respekte! Po e kuptoni edhe vetë që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

December 30, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

December 30, 2025
Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

December 30, 2025
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

December 30, 2025
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

Gonxhja: Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Rreth 1.4 milionë euro për..

December 30, 2025
“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

December 30, 2025
U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

December 30, 2025
Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’! Përgjigje për..

Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’! Përgjigje për..

December 30, 2025
Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

December 30, 2025
Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com