• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një këshillë ”sekrete”e sitit turistik: Ja plazhet e pikturuara të Shqipërisë

by Java News
29/07/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosmo.at jep në faqen e saj këshilla ”sekrete” për gjashtë plazhet, sipas saj, më të bukura të Shqipërisë.

”Plazhet e pikturuara dhe mesdhetare, me ujëra të kristalta, nuk gjenden vetëm në Maldive, Karaibe ose në Republikën Dominikane, por edhe përgjatë Rivierës Shqiptare”, shkruan kosmo.at, raporton ata.

SARANDA

Qyteti i vogël bregdetar i Sarandës ndodhet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe laget nga deti Jon. Ky bregdet është i rrethuar nga kodra me një florë e gjelbër dhe është një parajsë tokësore për adhuruesit e diellit.

KSAMILI

Ky plazh me rërë në jug të Sarandës është një destinacion popullor për banorët vendas. Sidomos për notarët e kanotazhit, ku ndodhen tre ishuj të vegjël dhe janë një destinacion mjaft  popullor.

DHËRMIU

Ky plazh është veçanërisht mbresëlënëse për shkak të shkëmbinjve të tij të bardhë dhe guralecave. Ai shtrihet para një pylli të mrekullueshëm me pisha dhe është shumë i vizituar, veçanërisht në sezonin e verës.

HIMARA

Pavarësisht nga shumë turistë gjatë stinës së verës, ky është plazhi më i bukur në Shqipëri. Nëse shkoni në veri të saj, do të haseni me një plazh të gjatë të bardhë gëlqeror me ujë kristal të pastër të quajtur plazhi i Livadhit. Në jug të qendrës së qytetit të Himarës do të gjeni një tjetër plazh fantastik, plazhin e Potamit.

JALA

Nëse jeni duke kërkuar për një pushim relaksues plazhi, ky është vendi ideal për ju. Jala është një tjetër margaritar në Rivierën Shqiptare. Që nga viti 2000 ky plazh është një ëndërr dhe ka zhvilluar turizmin me hapa të shpejtë.

BORSHI

Me një vijë bregdetare shtatë kilometra të gjatë, Borshi është nga plazhet më të gjatë në Shqipëri. Dhitë kullosin në ullishtet e bukura, para një peizazhi të mrekullueshëm malor. Megjithëse është një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, ky seksion deri më tani është kursyer nga bumet turistike. (TemA)

Next Post
VIDEO+FOTOT/Pamje të reja të tmerrshme nga zjarret në Athinë

VIDEO+FOTOT/Pamje të reja të tmerrshme nga zjarret në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In