• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një këshillë për kryeministrin e vendit tim

by Java News
22/11/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ilir Yzeiri

Siç është njoftuar, sot në mbrëmjë, pra të martën, kryeministri i Shqipërisë do të jetë i ftuar në një emision që titulllohet « Histori » dhe do të jetë përballë katër gazetarëve të njohur grekë. Mediat e vendit fqinj kanë kohë që e kanë lajmëruar këtë ngjarje dhe, po të kesh parasysh ndjeshmërinë që ka opinioni grek për temat që ka gërvishur kryeministri ynë, merret vesh se, një përballje e tillë ka një peshë të madhe dhe duhet vlerësuar lart.

E kam menduar gjatë dhe më në fund vendosa të shkruaj jo duke iu drejtuar Edi Ramës, por kryeministrit të vendit tim. Dhe ajo që do të doja të theksoja me këtë rast është se kryeministri i vendit tim, në këtë përballje me gazetarët grekë dhe përballë opinionit grek, duhet të mos e marrë me vete Edi Ramën, por të shkojë si kryministër. Nëse ai do të marrë me vete edhe Edi Ramën, unë të paktën e di se çfarë do të ndodhë në atë takim. Më kujtohet një intervistë e tij para dy a më shumë vjetësh për disa gazetarë francezë. Nuk kishte paraqitje më të dobët dhe më të pavlerë sesa ai me gazetarët francezë.

Aty, në atë intervistë, kryministri i vendit tim kishte marrë me vete Edi Ramën dhe gjatë gjithë kohës e la të fliste atë. Dhe kur flet Edi Rama nga poltroni i kryministrit, në disa raste, duhet të zësh veshët me duar, ashtu siç bëra edhe unë në atë bisedë me gazetarët frëngj. Edi Rama, jo kryeministri i vendit tim, nisi të bëjë historinë e Europës, nisi pastaj t’i mësojë Europës se çfarë dihet të bëjë në të ardhmen dhe në fund fare lëshoi maksima të dala boje, që nënkuptonin se qendra e Europës ishte në Tiranë.

Gazetarët francezëë vinin buzën në gaz dhe me një ironi të lehtë kur i drejtonin pyetjen e radhës, i linin të kuptonin se duhej të ulte pak tonin dhe të ishte pak më realist. Kjo intervistë m’u kujtua sot dhe, duke dashur që kryeministri i vendit tim të paraqitet me dinjitet përballë opinionit grek, përballë publikut të shumtë shqiptar që do ta ndjekë nga Greqia, unë do të kisha dëshirë që ai në këtë takim të mos e marrë me vete Edi Ramën. Le ta lërë atje në Surrel me Zahon dhe të shkojë vetëm me kryeministrin e vendit tim. Nëse do të shkojë vetëm si kryeministër i vendit tim, ai do të duhet të jetë serioz dhe të mos shpallë të vërteta absolute.

Duhet të jetë i kujdesshëm që të mos bjerë në kurthin e albanologut sepse intervista me gazetarët grekë nuk është orë seminari për racën shqiptare dhe triumfin e saj në Ballkan. Kryeministri i vendit tim duhet ta dijë dhe ta mbajë mirë në vështrim se sa i takon historisë ka dy tekste, një që e kemi shkruar ne shqiptarët dhe një tjetër që e kanë shkruar grekët. Në një përballje me shtypin, kryeministri duhet të tregohet i përmbajtur dhe të mos provokohet me temat e vështira historike, por të përqëndrohet në problematikën që mund të zgjidhet me nocionet e kohës moderne, jo me nocionet e kohës etniko-romantike.

Po jap vetëm një shembull. Krimi mbi popullsinë çame dhe eksodi masiv që provokuan ushtarët grekë është një krim që dënohet nga të gjitha instancat europiane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve. Ligji i luftës me Greqinë është një ligj absurd. Kryeministri i vendit tim duhet të përsëritë në atë përballje me gazetarët vetëm aq sa kanë deklaruar dhe Komisioneri Hahn dhe nëpunës të tjerë të Europës. Gjithë përgjigjet e tjera duhet të jenë diplomatike dhe në asnjë rast kryeministri i vendit tim nuk duhet të bjerë në grackën e retorikës nacionaliste romantike që është aq e dashur për Edi Ramën që në atë orë do të duhet të jetë duke luajtur me Zahon.

Po ashtu, problemet paraetnike dhe ato etnike të shqiptarëve dhe grekëve, të rolit që kanë luajtuar arvanitasit dhe të peshës së tyre në historine e Greqisë, këto janë probleme të historianëve, jo të kryeministrit. Kryeministri vendit tim, ndërkaq duhet të ndjekë rrugët diplomatike dhe kanalet e nëndheshme zyrtare që çështja çame të zgjidhet. Mirëpo që të realizohet kjo, nuk ka nevojë as për t’u hequr si rilindës i vonuar apo si patriot i pilafit. E rëndësishme është që të shfaqesh burrë shteti, pra që të thuash gjithmonë atë që mundet dhe atë atë që nuk duhet thënë nesër ta bësh veprim.

Next Post
Siguria për Donald Trump, mbi 1 milion USD në ditë shpenzime

Siguria për Donald Trump, mbi 1 milion USD në ditë shpenzime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In