• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një keqkuptim qesharak i gazetarëve me kolegun Edi Rama

by Lorenc Vangjeli
26/10/2017 23:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Me urra, o burra, me heshta dhe hushta, me tyta dhe qyta kundër kryeministrit! Ai shau gazetarët. E bëri hapur. Përdori fjalor nga ai që dëgjohet edhe në lokale mbas mesnate mes shokësh që i bashkoi tavolina dhe i ndan alkooli. Në fillim fyeu reporterët e terrenit, ata që e mbajnë mikrofonin si adoleshenti Smartphone-n. Pastaj u “ngjit” më lart, tek gazetarët që rrinë në zyra, tek ata që flasin në studio dhe më pas akoma, edhe tek pronarët e mediave. Përgjithësisht kështu u raportua çfarë ndodhi të mërkurën mes kryeministrit Rama dhe një grupi reporterësh në oborrin e Kuvendit.

Të pickuar nga mllefi i kryeministrit, të gjithë gazetarët u bënë bashkë. Vunë helmetën e pavarësisë në kokë, rrëmbyen armët e zanatit, i bënë apel zakonit të solidaritetit dhe ju përveshën Ramës në një kundërsulm frontal të tipit: “Fjalët mrapç!”

Reaguan shoqatat vendase të gazetarëve që kërkuan të reagojnë edhe shoqatat e huaja. Një ditë më pas reaguan shoqatat e huaja që i kërkuan kryeministrittë mos reagojë më në atë mënyrë. Vetë Rama reagoi sërish se nuk kishte sharë dhe fyer askënd.
Dhe kështu u gdhi e nesërmja me parimin e vjetër: Ditë e re, kismet i ri!

Në fakt, e gjithë dita e vjetër pati një keqkuptim të madh. Shumë të madh. Dhe keqkuptimi më i gjatë në atë grup njerëzisht të bashkuar e të ndarë nga mikrofona dhe kamera, ishte vetë kryeministri. Çfarë dhembi ishte vetëm formë. Përbajtja ishte krejt tjetër. Për shembull, po të ndryshojnë personazhet dhe vendi ku u vu në skenë sokëllima inatçore e kryeministrit, pra, nëse po ata gazetarë do të ishin në redaksitë e punës së tyre dhe përballë të kishin jo Ramën, por kryeredaktorin përkatës, gjithçka do të ishte tmerrësisht normale dhe e përditshme.  Dhe fatkeqësisht kryeredaktori i tyre qeveritar, kishte të drejtë në shumicën e asaj çfarë tha.

Çfarë ndodhi realisht mes palëve?

Rama tha se gazetarët shërbejnë si tel bakri që nuk mbajnë përgjegjësi për çfarë përcjellin. Kjo është e vërtetë. Madje më shumë se kaq. Për traditë apo për paaftësi, media është edhe më shumë se një rrotull naive teli bakri. I ka ndodhur të jetë njëkohësisht edhe kolektori fatkeq që ka transportuar gjithë atë baltë dhe të pëgërë që prodhojnë personazhe të pafundëm që paguhen si “politikanë”. Politikanët e gazetarët janë në simbiozë të plotë. Në këto pothuaj tre dekada pluralizëm, politika dhe media kanë qenë një çift i pandarë në shkëlqimin e munguar dhe në mjerimin e përbashkët etik.

Rama tha se gazetarët kanë një marrëdhënie të ngushtë me injorancën, paditurinë dhe idiotësinë. Pavarësisht se terma të tillë janë shumë të fortë dhe kërcasin, ato mund të përdoren për të ilustruar raportin me dijen dhe profesionalizmin e një pjese të konsiderueshme të njerëzve që paguhen si “gazetarë”. Por bashkëjetesa e medias dhe politikës në këtë lloj optike është e pandashme. Një deputet në bibliotekë është objekt më i rrallë se një shishe vajguri me etiketën idiot, në një dyqan parfumesh.

Rama tha se gazetarët janë amlifikatorë thashethemesh. Nuk gënjeu. Kështu është. Edhe në këtë rast, duke njohur lehtësinë me të cilën media gjëmon kokulur batutën e rradhës së kryeministrit siç ndjek pula kokrrën e misrit, kryeministri ka të drejtë. Por martesa e politikës me median në ushtrimin e zejes së thashethemit është bazuar si në formulën e famshme të ceremonisë në kishë: deri sa vdekja t’i ndajë. Madje më shumë se kaq.

Media dhe politika janë Bonnie dhe Clyde shqiptarë. Jo nga dje. Jo vetëm sot, por me sa duket, edhe për shumë kohë përtej. Në këtë çift, Rama di të jetë njëkohësisht edhe njëri, edhe tjetri. Nëse do t’i duhej, Rama sot, njëlloj si Berisha dje, do të ishte padyshim një nga gazetarët më të talentuar të politikës në secilën redaksi lajmesh dhe secilën studio debati.

Monologu i fortë i kryeministrit dje përpara gazetarëve është keqkuptuar nga të gjithë. Sepse palët ishin secila në rolin e vet. Kryeministri aktroi. Dhe e devijoi mjeshtërisht debatin e ditës në një konflikt të ri e të shpikur. Dje nuk flitej për dramën e flirtit të mundshëm të politikës me krimin, por debatohej nëse duhej që në zanatin e ashpër të gazetarit, të kishte dhe ndërhyrje të tilla. A thua se media është një hobby prej balerine dhe gazetarët janë flutura delikate që ju shkunden krahët nga fyerjet.

Kryeministri ka shumë kusure, por që ju ndërhyn gazetarëve në profesion ky nuk është mëkat. Për të, si një krijesë mediatike, është një trill i pafajshëm dhe i zakonshëm. Eshtë pothuaj një akt atvrasjeje që është tmerrësisht i rëndomtë në politikë. Pasardhësi vret paraardhësin. Në këtë rast, Rama tenton të vrasë median që e shpiku dhe e doroviti si politikan në paraskenën kryesore të vendit.

Kryeministri u akuzua se kishte shpikur kasetat e gatshme të trasmetimit që kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, se nuk linte pronar medieje, drejtor, kryeredaktor, redaktor, reporter, montazhier e portier që punonte në media pa i ndërhyrë në zanat. Por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës sepse gjysma tjetër e saj është se nuk kishte mbetur pronar medieje, drejtor, kryeredaktor, redaktor, reporter, montazhier e portier që punonte në media dhe që nuk e kishte pranuar ndërhyrjet e Ramës. Edhe në këtë rast, bashkëjetesa e Ramës me median, dëshmohet si një martesë afatgjatë që si çdo martesë, ka ulje-ngritjet e saj, problemet, tensionet, sherret, por që vazhdon të jetë e qëndrueshme për shkak të fëmijës së përbashkët që kanë: pushtetit.

Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, dje Rama ka qenë një njeri i keqkuptuar. Nuk fyeu median, bëri politikë duke aktruar se po fyente median.

Këto ditë, në Tiranë po zhvillohen audicionet e një filmi me autorë dy nga rusët më të famshëm të kinematografisë evropiane e botërore. Juri Arabov dhe Alexandër Sukorov kanë hyrë në ëndrrat e çdo shqiptari dhe shqiptareje për të marrë një rol në filmin me motive nga Ismail Kadareja. Fatmirësisht për konkurentët në Akademinë e Arteve, Yuri dje ishte rrugës për në Gjirokastër ku do të xhirohet në dhjetor filmi. Ndryshe, po të kishte parë audicionin e Ramës në oborrin e Kuvendit, do ta kërkonte atë me ngulm si aktor. Dhe Rama do të ishte i aftë për çdo kërkesë të skenarit, që nga roli i Enver Hoxhës, deri tek ai i një gruaje të dhunuar.

Si t’ja kërkonte nevoja politike e çastit.

Duke dëshmuar se ndryshe nga sa pranon ai vetë publikisht, është politikani i çastit në Shqipëri. Dhe se nuk i shkaktojnë asnjë bezdi sulmet me urra, o burra. Me heshta dhe hushta. Me tyta dhe qyta.
Në foto: Regjisori Yuri Arabov
Next Post
Unitedi ofron dy spanjollë për Saul Niguezin

Unitedi ofron dy spanjollë për Saul Niguezin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In