• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Me një këmbë në çadër, me një këmbë në “Crocodile”

by Enkel Demi
19/02/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Kur zonjës Shega Ligori i çuan fëmijët në çadër, teksa bënte grevën e urisë, Berisha me shumë të drejtë tha që nënat duhet të shkojnë tek fëmijët e tyre, jo të rrinë në bulevard. Kreu i atëhershëm i qeverisë, nuk lëshoi asnjë fije pe, kurse kryetari i opozitës kërcënoi zotin Fyle që serumin e fundit do ia niste në Bruksel. Sak, tek pritej vetëskarifikimi sublim i tij, ngjau darka e restorantit “Crocodile”, ku shpotia e Berishës për pagesën e faturës, shkaktoi në Tiranë të qeshura cinike dhe tallje me aksionin opozitar. Elsa Lila qysh atëherë nuk dihet nga bëhet, kurse zonja Shega është tërhequr nga politika.

Sot, kur kanë shkuar pak vjet nuk duhet ndonjë njohuri e madhe politike për të bërë krahasime mes çadrave që mbijnë midis bulevardit. Berisha shumë më burimor se sa Rama në kësi punësh, dikur hodhi në politikë përcaktimin “lëvizja çadriste”. Nuk dihet, nëse Edi Rama do të shkojë të hënën në zyrë dhe të vrasë kohën duke parë nga qoshi i dritares si bënte dikur parardhësi i tij. Por, mungesa e tij në selinë e qeverisë është ndjerë fort. Demokrati Kaç Islami e vuri re dje gjatë një interviste në News 24, ku e bezdisi kaq shumë gazetarin në studio (i mirënjohur si demokrat i flaktë) sa ia preu fjalën në grykë.

Gjithsesi, duke u rikthyer në ngjarjet e pak vjetëve më parë, të cilat tek e fundit i kemi raportuar po ne, do të mbetet i paharrueshëm leksioni politik që Berisha jepte në atë kohë. Ai thoshte se në një aksion politik duhet të hysh, pasi e di si do të dalësh. Kjo ishte enigma e madhe e Edi Ramës në atë kohë që futi në çadër visaret e partisë së tij dhe u thau barkun për bukë. Rama nuk dinte si të dilte nga ky telash, ndaj Fyles në vend të qeses së fundit me serum, i afroi një gotë verë të bardhë në “Crocodile”. Pyetja është, nëse Belind Këlliçi që i mbushi mendjen Lulzim Bashës për të ngritur çadrën a e di se si do të dalë nga ky telash? Përgjigjia që do të jepte ai, madje edhe Astrit Patozi, është tash si formulë kimie; garancia për zgjedhje të lira. Grida Duma shton edhe qeverinë teknike. Zakonisht, në protesta të mëdha ka vetëm një kërkesë, sepse dy shpërqendrojnë qëllimin. E para, duhet të zgjedhim ose zgjedhjet e lira, ose qeverinë teknike, ose të paktën qeveria teknike të vijë si rrjedhojë i shkakut-zgjedhje. E dyta, duhet të përcaktojmë si bëhen zgjedhjet e lira? Duhet të ndryshojë ligji aktual elektoral që çon vota vetëm tek partia që qeveris dhe partia që proteston? PD dhe PS në këtë rast merren vesh shkëlqyeshëm. Aq i pabesë është kurthi që kanë ngritur të dyja palët, sa nëse nuk hyn në një koalicion i sheh mandatet me dylbi si ndodhi fjala vjen me partinë e Bamir Topit. Votimi elektronik garanton zgjedhje të lira? Nëse po, përse ndërkombëtarët thonë që jeni kujtuar si kofini pas të vjelave? I bie që kjo grevë është dhe ndaj atyre. Ka dhe një pyetje djallëzore që e bëjnë kundëropozitarët mediatikë të shitur tek qeveria: Po ju përse nuk i bëtë zgjedhjet e lira sa kohë ishit në pushtet? Por, kjo ngjan më shumë si pyetje retorike, ndaj nuk ia vlen me vra mendjen për përgjigje. E fundit, a i konsumoi të gjitha armët e saj politike PD për t’u ngujuar në shesh? Ka gjasa që jo, sepse zgjedhjet e lira ndërtohen tek ai Komisioni i Reformës Zgjedhore, të cilin as PD, as PS nuk do që të përparojë, sepse vetëm ky ligj i sotëm dhe vetëm ky u garanton mandate qyl, pushtet që ngrihet mbi votën e mbledhur, por të panumëruar të partnerëve në koalicion.

Protesta e opozitës padyshim që ishte një zhvillim i shëndetshëm që i rrëfeu qeverisë nëpërmjet pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të qytetarëve që mëria popullore është e madhe. Vazhdimi i protestës, ngritja e çadrës, lënia e Gridës turni i tretë shkakton krahasime dhe do risjellë në aktualitet retorikën politike të qeverisë së dikurshme në një rast të ngjashëm. Është një mbrojtje e mirë për propagandën qeveritare dhe një mënyrë për të shkaktuar gaz mbi sakrificën e militantëve, tani që dhe moti nuk i ka ndihur. Por, si tha dhe Grida në orët e para të mëngjesit: “Ne jemi mjeshtra për protesta”./27.al

Next Post
Javanews sjell një set fotosh ku pasqyrohet protesta e PD dhe përgatitjet e saj për ngritjen e çadrës përpara kryeministrisë

"Protesta e PD, si të bësh seks 1 herë në vit dhe ajo ditë të jetë sot"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In