• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kartolinë me sekrete të njohura për Krishtlindje

by Ilir Yzeiri
25/12/2021 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Sot është një ditë e veçantë për të krishterët në të gjithë botën, ashtu edhe për ata shqiptarë. Mirëpo, te ne, festat, prej shumë kohësh, e kanë humbur vëmendjen e tyre sepse shqiptarët, për fat të keq, bash atëhere kur rindërtuan institucionet e fesë pas mbylljes brutale që u kishte bërë diktatura dhe pas ndalimit me ligj të ceremonive fetare, mu atëhere, shqiptarët e humbën fenë e tyre dhe sot ngjajnë më shumë si një turmë e çakërdisur, si ajo që kishte tronditur Jezusin atëherë kur ai hynte në singogat hebreje dhe shihte se aty gjithçka ishte përdhosur, madje edhe kasapët kishin hyrë aty e shisnin mish.

Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë sepse shenjon lindjen e besimit te qytetërimi perëndimor, sepse është dita simbolike që i bashkon të gjithë të krishterët drejt një vlere. Nuk dua të hyj në analiza teologjike, por dua të theksoj që, në qoftë se ne, shqiptarët, do të shkruanim një kartolinë për Krishtlindjet, për fat të keq, aty do të na duhet të tregojmë se jo vetëm që jemi sot një shoqëri pa model, por jemi larguar aq shumë nga ato vlera që mbajnë të bashkuar një shoqëri sa duhet të kemi frikë për të ardhmen.

Skandali i fundit me publikimin e pagave të mijëra shiptarëve nuk ishte zbulim i ndonjë sekreti, ai ishte vërtetim i radhës i shkatërrimit moral dhe i një shoqërie të korruptuar. Publiku nuk reagoi fare, ndieu po atë neveri që ka mbi tridhjetë vjet që e ndien ndaj atyre « heronjve » që kanë zëvendësuar hierarkët komunistë dhe që sot i shesin moral dhe i tregojnë se çfarë është e mirë e çfarë është e keqe çdo natë në hapësirën publike. Opinioni e dinte se një pjesë e elitave të këtij vendi janë jo vetëm të korruptuara e pa moral, por edhe shpërblehen në mënyrë katastrofike aq sa edhe një spital mund të paguajë miliona për një të tillë. Pikërisht prej kësaj elite të korruptuar që zhurmon çdo natë nëpër televizione, ky vend nuk ndryshon, shoqëria është në gjendje të palëveizshme, sepse këta flamurtarë të regresit jo vetëm që nuk janë përfaqësues të opinionit, por janë kthyer si ata priftërinjtë e sinagogave para Krishtit që e kishin mendjen të përdhosnin besimin dhe të mashtronin. Pati prej atyre që thanë se zbulimi i këtyre pagave do të shkaktonte reagim apo lëvizje sociale. Çfarë mjerimi ! Shqiptarët e dinë që kanë një president që jeton në një luks të paimagjinueshëm, me vila, apartamente e pasuri përrallore të cilën e ka vënë vetëm duke qenë i angazhuar në Partinë Socialiste në fillim dhe në LSI më pas. Shqiptarët e dinë që ish- kryeministri Berisha i shpallur non grata nga SHBA-të është kampioni i korrupsionit dhe i shkatërrimit të imazhit dhe ëndrrës për një shoqëri demokratike. Zbulimi pas publikimit të pagave dhe të të dhënave të tjera të shqiptarëve tregoi fotografinë reale të shoqërisë sonë : e pabarabartë, me informalitet kriminal, me elita që gënjejnë shtetin dhe nuk paguajnë taksa dhe një shtet të pafuqishëm e folklorik që jo vetëm nuk ka reformuar administratën por ka çimentuar të gjithë nëpunësit e mesëm që u shërbejnë si graso për të rrotulluar më lehtë rrotën e korrupsionit të gjitha partive politike.

Në gjithë ato « sekrete » shteti ka bërë kujdes që të ruajë vetëm një të tillë : asnjë administratë nuk na e ka treguar se cilët janë njerëzit dhe elitat normale dhe të pakorruptuara në këtë vend, cilët janë ata shqiptarë që në këta tridhjetë vjet nuk janë joshur nga hajdutët e të gjitha qeverive, por kanë pranuar të jetojnë me dinjitet. Këta shqiptarë janë sekret jo vetëm për këtë qeveri, por për të gjitha qeveritë hajdute që kanë kaluar në këto vite tranzicioni. Shqiptarët dinjitozë dhe të virtutshëm janë sekret në këtë vend dhe nuk promovohen, sepse sistemi politik që ndërtua pasi  diktatura ra vetë në këtë vend, ishte sistemi politik që ka si model pasurimin me çdo kusht dhe lartësimin e heronjve që dinë ta vjedhin, ta shkatërrojnë dhe ta plaçkisin më mirë këtë vend.

Ndaj, sot, në këtë ditë të madhe për të krishterët në të gjithë botën, ne, shqiptarët, duhet të ulim kokën të turpëruar sepse edhe njëherë tjetër, përmes atyre të dhënave që u publikuan pamë se familja jonë e madhe është e kalbur, se një pjesë e padenjë e saj na vjedh, na bën moral dhe na shkatërron, ndërsa ata që i kemi mandatuar për të na qeverisur, jo vetëm që nuk e ndryshojnë dot këtë model, por po e bëjnë më të pështirë duke u dhënë më shumë shkëlqim elitave të korruptuara. Këto sekrete të njohura do të vazhdojnë të na shfaqen përditë ne të gjitha ekranet. Për fat të keq, asnjëherë nuk do ta marrim vesh se cilët janë njerëzit normalë në këtë vend, ata që jetojnë ashtu siç do të donin të jetonin shumica e shqiptarëve pa vjedhur dhe pa gënjyer.

Next Post
Krishtlindjet festë zyrtare/ Sa ditë pushimi përfitojnë shtetet kudo në botë dhe sa Shqipëria

Moti për Vitin e Ri? Meteorologia: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni nëse keni plane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In